Connect with Us

Skandali/ Basha zhduk simbolet e PD-së, rikthen Republikën e re

Politikë

Skandali/ Basha zhduk simbolet e PD-së, rikthen Republikën e re

Publikuar

-

basha duke folur

Ne tek CNA.al kemi qënë të bindur se projekti i Lulzim Bashës për të shndërruar PD-në në një Republikë të re, është një projekt i pandalshëm dhe ekziston. Basha nuk ka bërë asnjë hap pas dhe nuk ka ndryshuar tek mendimi i tij që filloi në çadër, kur doli me një banderolë të madhe, duke thënë se ishte Republika e re tashmë, dhe jo PD-ja.

Ai e urren logon e Partisë Demokratike. Ai urren simbolet e partisë që shembi komunizmin. Ai urren gjithçka ka bërë PD-ja në 30 vite. Për të historia fillon ditën kur është bërë kryetar i partisë, i mbështetur nga Berisha.

Ai i urren demokratët, sepse i vetëm në garë, ai do të kishte humbur. Ai i urren demokratët sepse gjithmonë ka parë se ata nuk e duan, nuk e mbështesin, nuk e votojnë në bazë dhe në qendër. Nuk ia duan ata që ai zgjedh dhe prandaj Lulzim Basha do ta zhdukë logon e PD-së, simbolet e saj.

Kështu bëri në vitin 2017, kur e zhduku flamurin, simbolet dhe gjithçka kishte Partia Demokratike. Ngjyrën e saj blu, atë që përfaqëson disa dhjetëra mijë demokratë, ata pak 15 apo 16 mijë që e votuan për kryetar apo ata qindra mijë të tjerë që votojnë PD-në.

E bëri në 2017-ën. Doli në fushatë me Republikën e re pas çadrës dhe më pas filloi ta vendoste logon nëpër cepa, sat ë duket diçka.

Të njëjtën situatë Lulzim Basha ka filluar ta përsërisë dhe tani. Ai ka filluar një tur “Shpresa për Shqipërinë”, ku kopjoi gjithçka nga nisma “Thurje”, edhe sloganin, edhe axhendën që e filloi pikërisht nga Elbasani, në Korçë e më tej në Shkodër. Gjithçka ashtu siç e kishte bërë nisma “Thurje”.

LEXO EDHE:  Basha pret Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa

Por, ndërkohë që ajo është një lëvizje ende e shoqërisë civile, e pa shndërruar ende në një parti politike, Lulzim Basha është drejtues i një PD-je, i një partie politike me një histori 30-vjeçare, të cilës i zhduk logon dhe imazhin.

Me një vëzhgim të thjeshtë, duke parë të katër takimet e zhvilluara deri tani, në Elbasan, në Korçë, në Shkodër dhe në Vlorë, vihet re se mënyra e ndërtimit të imazhit të tij në sfond tregon se Lulzim Basha ka zhdukur logon e PD-së.

Me një blu e cila nuk është bluja zyrtare e PD-së. Me një slogan të vendosur në një sfond, ku një vijë e verdhë qëndron mbi blunë, jo zyrtare të PD-së. Asgjëkundi nuk shikon logon, asgjëkundi nuk shikon asnjë flamur të PD-së. Asgjëkundi nuk shikon një imazh zyrtar të PD-së. Edhe në njoftimet në rrjetet sociale, Lulzim Basha vendos thjeshtë dhe vetëm foton e tij dhe ftesën, duke zhdukur logon e Partisë Demokratike.

Fotot që po sjellim nga Shkodra, Vlora, Elbasani dhe Korça tregojnë mjaft mirë se Lulzim Basha nuk ka hequr dorë nga huqi i tij, që të zhdukë PD-në. Ai do t’i mashtrojë njerëzit duke përdorur idetë e tij për Republikë të reja, të cilat janë përtej PD-së, si sloganet e dikurshme të Ramës “përtej së majtës dhe të djathtës”. Këtë po bën edhe Luli sot. Dhe një kopjac i shëmtuar i nismës “Thurje”, është edhe një kopjac i shëmtuar i Edi Ramës, duke vrarë shpresën tek demokratët, tek militantët e Partisë Demokratike. Duke iu zhdukur atyre simbolet dhe përfaqësinë.

Tashmë nuk i ka ngelur gjë tjetër. Vetëm të shkojë dhe ti ndërrojë edhe emrin zyrtarisht në Gjykatë./ CNA.al

Ftesat e Bashës për turin e takimeve
Takimi i Bashës në Vlorë
Takimi i Bashës në Elbasan
Takimi i Bashës në Korçë
Takimi i Bashës në Shkodër

Shënim/ Lulzim Basha kopjon Edi Ramën

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Banorët e Astirit dhe tradhëtia e Bashës/ Ja çfarë paralajmëroi CNA.al një vit më parë

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme, në orën 06:00 të mëngjesit, IKMT e mbështetur nga forca të shumta të policisë u vërsulën në zonën e Astirit në Tiranë, ku u shemben 33 objekte.

Banorët e Astirit prej më shumë se një viti protestonin për mbrojtjen e banesave të tyre, por pavarësisht rezistencës së tyre, banesat u shemben.

Aksioni u shoqërua me tensione dhe përplasje të forta, ku për pasojë mbetën të lënduar banorë por edhe efektivë të policisë.

Përtej sulmit të qeverisë ndaj këtyre banorëve, ajo që ra në sy ditën e djeshme ishte edhe mungesa e mbështetjes nga ana e opozitës. Ish-deputetë të PD-së u shfaqën aty pothuajse tre orë pasi kishte filluar aksioni i IKMT-së, ndërsa vetë Lulzim Basha doli në media sa për sy e faqe pas orës 12:30, ku vizitoi të lënduarit në Spitalin e Traumës.

Madje as çuni i Fahriut, ish-deputeti Klevis Balliu, i cili prej një viti ka qënë “frymëzues” i protestës dhe që dikur premtonte se banesat e tyre nuk do të shembeshin, dje nuk ishte në mbështetje të banorëve në orët e para të mëngjesit kur filloi shembja e shtëpive.

LEXO EDHE:  Basha pret Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa

LEXO EDHE:  Gazetari Hoxha: Opozita ka në dorë disa dosje/ Ja kush ia ka dhënë

Por, Lulzim Basha siç duket është mjaft i parashikueshëm në veprimet e tij dhe dje bëri pikërisht atë që pritej. Basha i la në baltë banorët e Astirit.

Kjo është ajo që në fakt CNA.al e kishte paralajmëruar rreth një vit më parë.

Në një shkrim të publikuar në CNA.al në 1 dhjetor të vitit 2018, u paralajmërua tradhëtia që Basha do t’ju bënte banorëve të Unazës së re.

Simboli i protestës së këtyre banorëve prej më shumë se një viti është bërë Klevis Balliu, çuni i Fahri Balliut.

Nuk ka asnjë të keqe nëse ky do të ishte një deputet i thjeshtë dhe me vlera, por në fakt ky mund të lexohet edhe nga media edhe nga politika, si simbolikë e pazarit. Pra, Lulzim Basha e ka vendosur Klevis Balliun si simbol të protestës, për të treguar se është i gatshëm të presë çdo pazar nga Edi Rama.

Më poshtë linku i shkrimit të publikuar nga CNA.al, ku paralajmërohej tradhëtia e Bashës:

Çuni i Fahriut, simboli i pazarit të Lulit për protestën e “Astirit”

LEXO TE PLOTE

Politikë

“GJK dhe Gjykata e Lartë në duart e një personi”/ Juristi i njohur zbardh prapaskenat e politikës

Publikuar

-

Nga

“Krijimi i Gjykatës Kushtetuese është i pamundur, pasi që nuk janë numrat për funksionimin e saj”, kështu është shprehur gjatë një bisede në studio juristi Sokol Azizi.

Sipas Azizit, nuk është respektuar radha për përzgjedhjen e anëtarëve të kushtetueses, ndërsa qeveria ka gjetur justifikimet e duhura për ta ndërlikuar situatën me çështjen e afateve prekluzive.

Duke e shpjeguar në mënyrë të thjeshtuar procedurën e zgjedhjes së anëtarëve , për Azizin, kjo tentativë e fundit, për përzgjedhjen e anëtarve të Gjykatës Kushtetuese, duke mos respektuar normat ligjore është tregues i qartë se Gjykata Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë po tentohet të kapen nga dora e një personi.

“Gjërat janë më të thjeshta sesa i komplikojnë këta. Është një drejtëz në të cilin qëndron Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë, nga e cila pritet të dalin nga 3 përfaqësues për secilin. Secili sipas rradhës, nuk kanë pse lodhen së tepërmi me politikë për afate prekluzive.

Radhën e kishte Presidenti e bëri, radhën e ka tashmë Kuvendi dhe më pas Gjykata e Lartë.

I drejtohet kushtetuesja Gjykatës së Lartë për anëtarë, nëse nuk ka kthehet përgjigje përmes kancëlarit.

Këto janë gjëra të shkruara në Kushtetutë. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon punë më pas me firmën e Presidentit.

LEXO EDHE:  Gazetari Hoxha: Opozita ka në dorë disa dosje/ Ja kush ia ka dhënë

LEXO EDHE:  Si po përpiqet të përçajë Basha, kritikët e tij?

Tani si është proceduar: zgjodhi Presidenti, zgjedh Kuvendi 2 anëtarë. Po ku është parë kjo? Nejse këta i gjëjnë edhe argumentat për ta mbështetur këtë veprim, padyshim që i gjejnë, por kjo nuk është çështja.

Problemi nuk është se ekspertët e huaj janë më të mirë se shqiptarët.

Këta kanë prodhuar një ligj që mjafton ta lexosh e kupton. Pastaj afatet prekluzive janë 5 ditor 30 ditor dhe ta gëzojmë gjykatën kushtetuese.

Nëse në këtë çështje jemi të drejtpërdrejt, kjo do të ndihmonte edhe mazhorancën.

Vendosja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë në duart e një njeriu, tashmë është një fakt i padiskutueshëm.

Sot Gjykata e Apelit ka marrë tagrin e Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë nuk ekziston, Gjykata Kushtetuese është në dorë të mazhorancës, opozita është inekzistente, njerzit janë në hall, ky është i gjithë problemi. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese, sepse nga 9 anëtar zgjidhen 6. Dhe nëse njëri nga këta del nga çështja, nuk formohet kuorumi i duhur për të trajtuar këtë çështje. Nuk janë numrat për funksionimin e saj”, është shprehur juristi Sokol Azizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Artan Lame i vërsulet çunit të Fahriut/ Ligjin e votoi qeveria juaj

Publikuar

-

Nga

Ndërsa Klevis Balliu e mbronte me fanatizëm çështjen e banorëve të “Unazës së re” , ku tregoi dhe një foto ku gjysma e një godine ishte legalizuar  dhe gjysma tjetër jo, ka ndërhyrë Artan Lame, drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës duke hedhur poshtë pretendimet.

Në një lidhje me emisonin “Opinion” Lame u shpreh se ligji është votuar që nga koha e Berishës dhe se qytetarët kanë abuzuar duke bërë legalizime të jashtëligshme, ose jashtë limitit të kohës.

“Gjysëm të vërtet nuk bëjnë një të vërtetë. Duhet të dijë kur është bërë leglizimi i asaj ndërtese.

Nëse legalizimi i atij gjysmë objekti është bërë para viti 2013, se unë e kam thënë disa herë, janë bërë disa legalizime të jashtëligjshme ose jashtë limitit të kohës. Për çdo objekt ka një arsye.

LEXO EDHE:  “Pakt i çmendur kriminal”/ Vokshi akuza të forta Ramës e Veliajt

LEXO EDHE:  Pse ia çoi audio-përgjimin PD-së?/ Olldashi: Babalja më ndiqte, por ...

Projekti fillestar i Unazës ka qenë më i ngushtë dhe më pas, në kohën e zotit Berisha, projekti u zgjerua. Është e vështirë për qytetarin ta kuptojë nga telefoni.

Nga kopshti Botanik tek pallati me shigjeta hapësira ishte në rregull, pjesa tjetër ishte e ngushtë dhe  u vendos që të ndryshohej projekti. Kjo u shfrytëzua dhe u bënë legalizime të paligshme muajt pak para se ndryshohej projekti” thekoi Lame në “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE