Connect with Us

Si po manipulohet dosja e Bashës në prokurori për opinionin publik

Politikë

Si po manipulohet dosja e Bashës në prokurori për opinionin publik

Publikuar

-

Dje dy prokurorë të Tiranës kanë çuar mbylljen e hetimeve ne gjykate për kreun e Republikës së Re, Lulzim Basha, ish sekretarin e Përgjithshëm Arben Ristani dhe ish shefin e financave Ilir Dervishi.

Të tre personat të akuzuar për pastrim parash dhe falsifikim të vulave.
Në finale prokurorët i kanë kërkuar gjykatës që i gjithë kallzimi ndaj këtyre tre personave të kalonte vetëm në një pikë. Atë të falsifikimit të vulave, por çuditërisht në rreshta lexon se e ka pranuar Lulzim Basha se janë paguar 500 mijë dollarë për llogari të PD-së në SHBA, para të cilat janë të vërtetuara nga Nik Muzini, janë të nxjerra publike nga departamenti i Drejtësisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por burimi i tyre janë disa kompani ruse offshore, pra nuk dihen të ardhurat, keto prokuroret si quajne.

Pse dhe si lidhet Basha me këto para që janë paguar për lobimet e tij. Pra dikujt i ka lindur në zemër të pagujë disa qindra mijë dollare dhe këto në Shqipëri nuk hetohen?

Dy prokurorët e çështjeve Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha kanë firmosur për ta çuar gjykate dosjen, ndoshta këta zotërinj janë takuar edhe me ndonjë personazh specifik në PD, por ajo që është e rëndësishme është fakti që Lulzim Basha ka pranuar publikisht që 500 mijë dollarët janë paguar dhe prokuroret nik thelluan hetimet.

Në fillim ka thënë që ka qenë donacion pastaj ka thënë që janë paguar nga mbledhja e fundraising e kështu me radhë por asnjëherë nuk ka dalë e vërteta.

LEXO EDHE:  Akuzat e forta/ Rama i përgjigjet “dhëmb për dhëmbë”  Bashës

Prokurorët çojnë falsifikim vulash, pra deklarimet e dokumentave të fallsifikuara nga zyrtarë të Republikës së Re dhe askush nuk heton 500 mijë dollarët e pranuar publikisht nga Basha se i ka paguar. Megjithse tek dokumentat e lobimit ska asnje vule, vetem firma e Lulit.

Këtë herë sërish kërkohet me procedura me stile prokurorësh që Luli të nxirret i pafajëshm dhe 500 mije dollarët të ngelen jetimë.

Offshortët rusë të ngelen jetimë, lobimi në SHBA të ngelet jetim. Një krim i kryer i provuar dhe i vërtetuar i raportuar edhe në Departamentin Amerikan të Drejtësisë së prokurorët tanë “qorra” nuk e shohin dhe nuk e hetojnë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kryemadhi zbulon paktin për “Zgjedhoren”/ Rama duhet të shpallte zgjedhjet e parakohshme në janar

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zbuloi se edhe para uljes së opozitës në tryezë me mazhorancën ishte dakordësuar që Reforma Zgjedhore të miratohej në muajin dhjetor.

Ajo pretendon se kryeministri Edi Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme deri në mars vetëm për të mos e miratuar.

“Mos harroni që Rama kërkon të shtyjë dhe të fitojë sekonda. Shpalli gjendjen e emergjencës deri në mars. Reforma Zgjedhore duhej të ishte miratuar në dhjetor, sepse kështu ishte dakordësimi edhe me SHBA, edhe me BE, por duke shpallur gjendjen e emergjencës Parlamenti nuk mund të miratojë kode zgjedhore, ky ka qenë justifikimi nga ata.  Ne si opozitë mbarojmë të gjitha detyrimet tona, sepse deri tani ky njeri mbante peng vendin me justifikimet që opozita nuk bëhet pjesë”, u shpreh Kryemadhi në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”

Kryetarja e LSI-së tregoi se ishte dakordësuar për sistem mazhoritar të pastër sepse pretendon se ky sistem nuk e dëmton LSI-në si parti të tretë.

“Fare, nuk na dëmton, se do të kalojë me dy raunde. Fiton më shumë me mazhoritar, partia e tretë edhe partia e katërt. Në kushtet kur jemi sot, është më mirë që njerëzit të jenë drejtpërdrejt të lidhur me deputetin. Mua më intereson me lista të hapura, se duhet të bëjë matematikë, llogari politike edhe morale. Dhe do të ndodhë që nëpër listat e kryetarëve të partive, në 100 emra do të vësh biznesmenë, dhe 2-3 të fortë, dhe listat i kryesojnë këta 12- 13 veta. Nëse nuk dekriminalizohet procesi zgjedhor, ndërroje sistemin sa të duash”, tha ajo.

LEXO EDHE:  I doli kundër Bashës/ Kryemadhi sqaron qëndrimin e saj

LEXO EDHE:  Akuzat e forta/ Rama i përgjigjet “dhëmb për dhëmbë”  Bashës

Një tjetër çështje për të cilën duket se kanë pasur rënë dakord partitë kryesore në vend, janë zgjedhjet e parakohshme. Kryemadhi deklaroi se zgjedhjet e parakohshme duhet të shpalleshin në janar dhe të mbaheshin në fund të prillit.

“Ai duhet të shpallte zgjedhjet në janar, t’i bënte në fund të prillit, para samitit të Zagrebit, prandaj duhet të bëhej kaq shpejt Reforma Zgjedhore, për t’u testuar në zgjedhje. Që Rama të tregonte që Shqipëria e do BE-në. Edhe ne si opozitë themi që integrimi për të qenë pjesë e BE është e vetmja mundësi për të ecur përpara”, tha Kryemadhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“I dënuar për armëmbajtje pa leje”/ Avokati “zbërthen” ligjin: Malaj nuk duhet të kandidonte

Publikuar

-

Nga

Avokati i njohur Saimir Vishaj, i ftuar në emisionin “Opinion”, ku po flitet për kryebashkiakët e inkriminuar, mori në shqyrtim dhe rastin e Agron Malajt, për të cilin Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet.

Malaj u denoncua nga PD, si person me të shkuar kriminale, dhe shkelës i ligjit për dekriminalizimin.

Sipas avokatit, me këtë vendim Gjykate, i dënuar për “armëmbajte pa leje” Malaj nuk duhet të ishte lejuar të kandidonte.

Mendoj që precedenti dhe praktika gjyqësore janë dy gjëra krejt të kundërta. Nuk mund të krijosh precedent në kundërshtim me ligjin. Ligji i dekriminalizimit në dispozitën e vet “armëmbajtje pa leje” nuk të lejon për të kandiduar. Kjo nuk ka diskutim, nuk mund asnjë gjykatës i shkallës së para, as i shkallës së dytë të krijoj precedent. Për ne që jemi në jurispodent është kolegjet e bashkuara ose kolegjet e Gjykatës së Lartë, vendimet e së cilës janë të detyruar nga të gjitha shkallët.

LEXO EDHE:  Përmbysje e sistemit?/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së i nxjerr bojën Bashës

LEXO EDHE:  Astrit Patozi “shuplakë” Bashës/ Opozita jote ka kapitulluar

Një vendim i Gjykatës së Shkallës së Parë dhe së Apelit kurrsesi, është një vendim subjektiv, por kurrë një gjyqtar nuk mund të marrë vendim. Armëmbajtja pa leje që parashikohet nga neni 278 i Kodit Penal nuk të jep mundësi për të kandiduar. Kambanat duhet që të bien që nesër, sepse ka akoma njerëz që mund t’i kap dhe thonë do zoti nuk zbulohemi, nuk mund të shkohet në Shqipëri kështu.

Në Shqipëri, ky ligj i dekriminalizimit që është më i ashpër sot për sot në BE apo në të gjithë globin, ky duhet zbatuar, si për të kuq ashtu dhe për blu  se bashkë e kanë votuar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tradhëtia e Bashës/ Zyrtari i PD-së e pranon hapur

Publikuar

-

Nga

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, i ftuar në emisionin “360 Gradë”, u shpreh se opozita e kishte detyrim ndaj Bundestagut për të bashkëpunuar për Reformën Zgjedhore

“Nëse nuk do të kishte bërë të gjithë këtë luftë opozita nuk do të kishim shkuar te marrëveshja. Ai Bundestag ka një fuqi të madhe.  Pse u ulëm me Gjiknurin?

Nuk do të hynim në një luftë 3-6 muaj të tjerë, atë e uli Rama. Fakti që jemi ulur është thjesht për detyrimin që kemi ndaj negociatave, por aksioni për të shkuar në zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën nuk ka rënë. Kemi garanci Bundestagun. Le të miratohet Reforma Zgjedhore, paralel do të bëjmë protesta.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE