Connect with Us

Si “firoi’ paketa “One Billion” nga 7 projekte të mëdha/ Kostot u shtuan me 420 milionë euro

Ekonomi

Si “firoi’ paketa “One Billion” nga 7 projekte të mëdha/ Kostot u shtuan me 420 milionë euro

Publikuar

-

Projekti i “1 miliardë euro“ (One Billion) i PPP-ve që u prezantua më bujë në fillim të vitit që shkoi  parashikonte ndërtimin e së paku 7 projekteve të mëdha të infrastrukturës, por tani pas dy vitesh ka degjeneruar në vetëm tre – katër projekte të vogla, shumica rrugë me dy korsi, të cilat zënë gati 80 për qind të paketës fillestarë të qeverisë dhe për tepër nuk përfaqësojnë prioritetet infrastrukturore, që do të rrisnin produktivitetin në ekonomi, që ishin të përfshira fillimisht.

Kosto e tre rrugëve (Arbri, Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat) ka arritur aktualisht në 98 miliardë lekë (rreth 780 milionë euro), me një rritje prej 118%, ose 420 milionë euro më shumë, në krahasim me parashikimin fileestar kur u prezantuar projekti “1 miliardë euro” (shiko tabelën: “Kosto totale e tre projekteve të rrugëve në zbatim”)

Paketa “One billion

Në mes të vitit 2018 Ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës përpiluan projektet e paketës “One Bilion” me vlerë 148 miliardë lekë. Projekti i parë në listë ishte ndërtimi i shkollave në Tiranë me vlerë 6,1 miliardë lekë. Projekti i dytë ishte financimi i një spitali rajonal në Fier, me financim 9,4 miliardë lekë. Më tej, 140 miliardë lekë do të angazhoheshin në  ndërtimin e segmenteve të infrastrukturës rrugore, konkretisht:

-Ndërtimi i aksit Tiranë-Thumanë-Vorë, pjesë e boshtit të qendrës, u bë pjesë e paketës fillestare me koncesion kundrejt vlerës së financimit 34 miliardë lekë. Pjesa e dytë e këtij segmenti, ndërtimi i rrugës, Kashar – Rrogozhinë do të ndërtohej kundrejt vlerës 41 miliardë lekë (projekti aktualisht është pezull).

-Ndërtimi i rrugës Milot-Balldren është ofruar për koncesion PPP kundrejt një financimi nga buxheti i shtetit 14.2 miliardë lekë.

-Nëpërmjet kësaj forme ishte programuar të financohet edhe projekti i tretë segmenti Orikum – Himarë, me vlerë 17 miliardë lekë.

-Projekti i katërt në program ishte përfshirë edhe Rruga e Arbrit, me financim 24 miliardë lekë.

Sipas skemës që zbardhi ministri i Financave në atë kohë, Arben Ahmetaj, sipërmarrësit që do të bëhen pjesë e realizimit të këtyre investimeve, duhet të financonin 20% të vlerës së projektit nga kapitalet e veta. Ministria shpjegoi se buxheti i shtetit do të niste të shlyente investitorët, vetëm pasi të jetë bërë 50% e investimit, por këto detaje do të sqaroheshin në kontratat individuale që do të lidhen për secilin nga projektet. Nga ana tjetër, qeveria synon të shlyejë kompanitë gjatë një periudhe 10-15-vjeçare.

Nuk kanë kaluar as dy vite nga prezantimi i kësaj paketë dhe qeveria ka ndryshuar tërësisht paketën “1 miliardë euro”, duke hequr projektet e rëndësishme dhe duke fryrë projektet e mbetura.

Tashmë pjesë paketës “1 miliardë euro” është rruga e Arbrit, kostot e së cilës arritën nga 24 miliardë lekë të programuara, nga Ministria e Infrastrukturës,  fillimisht, në 58 miliardë lekë sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Financave të azhurnuara në tabelën e koncesioneve që shoqëron projektbuxhetin e vitit 2010. Shuma është 45% më e lartë sesa oferta zyrtare e kompanisë që ishte 33.6 mld lekë pas TVSH (40 mld lekë me TVSH) dhe nuk ka asnjë transparencë për këtë vlerë të re.

Nga projektet  fillestare të 1 miliardë është edhe aksi Milot-Balldren i cili nga 14 miliardë lekë në paketën fillestare, ka arritur aktualisht në 29 miliardë lekë. Kontrata u rinegociua pa garë, duke përfshirë dhe interesat, një praktikë e panjohur më parë.

Nga projektet fillestare është zbatuar gjysma e segmentit të rrugës Orikum -Dukat, pjesë e aksit Orikum -Himarë me vlerë 9 miliardë lekë, nga 6.2 miliardë lekë fillimisht.

Paketa aktuale 1 miliardë aktualisht nuk ka programuar boshtin e qendrës, rrugën Thumanë – Kashar 24 miliardë lekë dhe Kashar -Rrogozhinë me vlerë 41 miliardë lekë. Më herët këtë vit qeveria e anuloi koncesionin e Kashar-Rrogozhinë që u fitua nga kompania Gener 2 me arsyetimin se fondet do të devijoheshin për Paktin me Universitetin./ Monitor

Tabela nr.1

Vlerat e kontratave të parashikuara kur u prezantua projekti One bilion, në vitin 2018, sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Tabela nr.2

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Buxheti në krizë/ Qeveria u bën presion punonjësve

Publikuar

-

Nga

Një shkresë që u është dërguar punonjësve të administratës gjatë ditëve të fundit, nga ana e Ministrisë së Financave u ka kërkuar atyre që të konfirmojnë se nuk kanë detyrime tatimore të papaguara. Ky njoftim u ka shkuar individëve që mund të kenë ndonjë aktivitete privat, si psh juristëve, apo dhe atyre që mund të jenë aksionerë në ndonjë shoqëri.

“Të gjithë punonjësit në varësi të strukturave tuaja respektive, të paraqesin një konfirmim të faktit se nuk kanë në ngarkim asnjë detyrim tatimor të papaguar, duke filluar nga detyrimet individuale dhe deri nga pjesëmarrja si aksioner në shoqëritë tregtare”.

Ky njoftim, që bëhet për herë të parë, vjen në një kohë që buxheti është keq në të ardhura, çka duket se i ka detyruar financat që të kërkojnë të mbledhin të ardhura nga çdo burim i mundshëm.

Të ardhurat në total për periudhën janar-shtator arritën në 343 miliardë lekë, me një rritje prej 4.2% me bazë vjetore. Në krahasim me planin, buxhetit i mungojnë rreth 8 miliardë lekë, ose rreth 65 milionë euro. Të ardhurat totale nga TVSH-ja, që është zëri kryesor në buxhet që sjell mbi 30% të të hyrave në total, ranë me 4.4%, të ndikuara nga performanca e dobët e TVSH-së së brendshme, një tregues direkt i konsumit. Për 9 mujorin rritja e të ardhurave u mundësua nga ulja e tatimit mbi dividend nga 15% në 8%, me efekt prapaveprues dhe për vitet e mëparshme, çka bëri që bizneset të nxitonin të shpërndanin fitimet deri në shtator, kur ishte dhe afati i fundit. Të dhënat për tetorin nuk janë publikuar ende, por tashmë financat nuk mund t’i mbajnë më shpresat te dividendi. 

Financat po përpiqen ndërkohë që të gjejnë para që të japin shpërblimin e përvitshëm për pensionistët në fund të këtij viti. Ministrja e Financave ka pohuar se për këtë u duhet një fond prej 3 miliardë lekësh dhe deri nuk ka pasur një akt normativ që të garantojë alokimin e këtyre fondeve.

Edhe buxheti i vitit të ardhshëm pritet të jetë i shtrënguar. Fondi për politika të reja pagash është zero, ndërsa dhe shpenzimet kapitale, ato që shërbejnë për rrugë, spitale, shkolla etj priten me ulje./ Monitor 

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Shuhen shpresat/ Kur do arrijë Shqipëria mesataren e të ardhurave të vendeve të zhvilluara

Publikuar

-

Nga

Me krizën ekonomike dhe situatën e paqartë politike, shpresat që një ditë shqiptarët të kenë të ardhura sa vendet më të zhvilluara të grupit G7 (Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA) sa vijnë e po bëhen më të largëta. Sipas grafikëve të publikuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e fundit të Tranzicionit 2019-2020, tashmë do të na duhen 80 vite që të kapim mesataren e tyre në të ashtuquajturin proces të konvergjenvcës.

Ky proces nënkupton që vendet me të ardhura të ulëta rriten më shpejt se ato të zhvilluara, në mënyrë që të kapin këto të fundit pwr nga standardet e jetesws. Nga rreth 25-30 vjet që shpresohej më parë se do të na duhej që të kishim të ardhura dinjitoze, tashmë kjo periudhë pothuajse është trefishuar.

Por, BERZH thekson se nëse do të kishim një qeverisje më të mirë (gjë që fatkeqësisht nuk e kemi parë në këto 30 vjet-shënim i Monitor), konvergjenca e të ardhurave për shqiptarët mund të ndodhte në gjysmën e kohës, pra në pak më shumë se 40 vjet.

Sot, shqiptarët kanë të ardhura më pak se 30% e mesatares së vendeve të zhvilluara (G7), e matur sipas barazë së fuqisë blerëse, tregon një tjetër grafik i BERZH, duke u renditur të fundit në rajon dhe ndër të fundit në Europë, me përjashtim të vendeve të ish Bashkimit Sovjetik, Kosovës dhe Tunizisë.

Dhe nëse do të na duhet të ngushëllohemi, nuk jemi vetëm ne. Të gjithë rajonit do t’i duhet më shumë kohë. Kosovës do t’i duhen pothuajse sa ne, Bosnjës rreth 90 vjet, ndërsa Serbisë dhe Maqedonisë rreth 100 vite. Me ritme më të shpejta pritet të ecë Mali i Zi, që tashmë do t’i nevojiten më pak se 70 vjet të arrijë mesataren e vendeve të zhvilluara.

BERZH thotë se për gjithë rajonin e saj, rritja është ngadalësuar ndjeshëm në 2008-2018, në krahasim me periudhën e para krizës së 2008. Të ardhurat në pjesën më të madhe të ekonomive ku BERZH investon mbeten shumë poshtë niveleve të vërejtura në ekonomitë e përparuara. PBB për frymë, sipas barazisë e fuqisë blerëse është akoma më pak se 60 përqind e niveleve të G7 në tre të katërtat e rajoneve të BERZH-it. Në të vërtetë, në disa vende mbetet më pak se një e dhjeta e mesatares së G7.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Kryemadhi: Domosdoshmëri çlirimi i saj nga kapja politiko-klienteliste

Për më tepër, sipas BERZH, konvergjenca e të ardhurave është ngadalësuar vitet e fundit. Në bazë të normave mesatare të rritjes të vërejtura në periudhën 2010-18, do të duhet të kalojnë gati 40 vjet për të arritur nivelet e G7 për vendet e Europës qendrore dhe shtetet baltike (CEB) dhe rreth 140 vjet në Mesdheun jugor dhe lindor (SEMED). Kjo është, mesatarisht, mëse 25 vjet më shumë sesa do të merrte me ritmet e rritjes mesatare më të larta të vërejtura në periudhën 2000-07.

Ka shumë arsye për këtë ngadalësim të konvergjencës së të ardhurave, shpjegon BERZH. Pas recesionit të parë në fazat e para të kalimit në ekonomitë e tregut të hapur në fillim të viteve 1990, shumica e vendeve në rajonet e BERZH shënuan konvergjencë të shpejtë të të ardhurave. Kjo u nxit kryesisht nga ekonomitë me produktivitet të lartë të faktorëve të kapitalit (domethënë efikasiteti me të cilin puna, kapitali fizik dhe kapitali njerëzor kombinohen për të prodhuar rezultatin përfundimtar). Këto përfitime të efikasitetit, nga ana e tyre, u nxitën nga liberalizimi i çmimeve, riorientimi i modeleve të tregtisë dhe integrimi i rajoneve të BERZH-it në zinxhirët globale të vlerës, të cilat lehtësuan futjen e aktiviteteve dhe teknologjive të reja,

Sidoqoftë, nga mesi i viteve 2000, produktiviteti në rajonet e BERZH ishte i krahasueshëm me atë që shihet në ekonomitë e tjera në zhvillim. Ndërsa rajonet e BERZH-it u hapën dhe Evropa në zhvillim, veçanërisht, u integrua fuqimisht në zinxhirët e vlerës globale, rritja u bë shumë më e varur nga kushtet ekonomike globale. Kështu, ngadalësimet në rritjen globale dhe rritja e tregtisë globale filluan të ndikojnë perspektivat e rritjes së rajoneve të BERZH-it.

Për më tepër, ndërsa vendet zhvillohen, rritja e të ardhurave për frymë ka tendencë të dobësohet. Ekonomitë në rajonet e BERZH-it gjithashtu janë përballur me probleme shtesë që lidhen me qeverisjen. Qeverisja e dobët bëhet veçanërisht problematike pasi rriten nivelet e të ardhurave, duke sugjeruar që rritja e qëndrueshme e produktivitetit në rajonet e BERZH do të kërkojë përmirësime të mëtejshme në cilësinë e institucioneve ekonomike.

Nëse vendet do të korrnin përfitimet e qeverisjes së përmirësuar, thekson BERZH konvergjenca me nivelet e të ardhurave të G7 mund të arrihet rreth 26 vjet më parë sesa pritet aktualisht në bazë të normave mesatare të rritjes për periudhën 2010-18. Me fjalë të tjera, që efekti i qeverisjes mund të rezultojë në kthimin e konvergjencës së të ardhurave afër niveleve të para krizës./Monitor

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandali/ Kreditë e “Veneto Banka” mbërrijnë në Itali, “Tranzit shpk” përlan hipotekat shqiptare

Publikuar

-

Nga

Kreditë e “Veneto Banka” mbërrijnë në Gjykatën e Tiranës. Klientëve u rrezikohen t’u sekuestrohen kolateralet. “TRANZIT” shpk dhe Banka e Shqipërisë të përfshira në këtë aferë.

“Veneto Banka” ishte një bankë që u përthith nga Banka “Intesa Sanpaolo”, por ama kreditë e saj përfunduan në Itali. Janë pikërisht klientët e saj që kanë marrë së fundi Vendimet për Urdhëra Ekzekutimi nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë. Të shqetësuar, klientët e “Veneto Banka” u drejtuan tek Banka e Shqipërisë e cila ju ka komunikuar që “kreditë e tyre kanë kaluar në Itali pranë një shoqërie italiane “SGA” spa.”.

Po sipas Bankës së Shqipërisë, kjo shoqëri italiane ka nënshkruar një kontratë shërbimi me “TRANZIT” shpk për mbledhjen e borxheve të klientëve të Veneto Banka në Shqipëri. Është pikërisht “TRANZIT” shpk nëpërmjet avokatit Genc Çifligu që ka depozituar më shumë se 50 Urdhëra Ekzekutimi në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë.

Po çfarë ka ndodhur në të vërtetë me kreditë e klientëve të Veneto Banka? Nga verifikimet konstatohet se statusi i tyre në Regjistrin e Kredive ka ndryshuar. Ato janë transferuar fillimisht në Itali tek “banka mëmë” që kishte falimentuar pa dijeninë e klientëve. Dhe aq më tepër pa u njoftuar, konstatuar kjo edhe në Vendimet e Gjykatës të cilat disponohen nga ana jonë si media. Më pas ato u rishitën tek SGA spa, një Shoqëri Mbledhje Borxhesh të Këqija në pronësi të Ministrisë së Financave Italiane.

LEXO EDHE:  Bulevardi i ri i Tiranës, fytyra e dështimit të Erion Veliajt

Gjithçka ka ndodhur sa hap e mbyllë sytë dhe Administratori i “TRANZIT” shpk, i cili është edhe Drejtori i Përgjithshëm i “ABI Bank”, Andi Ballta, arriti të firmosë jo vetëm Kontratën e Shërbimit, por edhe të përfaqësojë juridikisht me anë të një Prokure italianët e “SGA” spa në Shqipëri.

Po a lejohet që një shoqëri shqiptare mbledhje borxhesh “debt collection” të nënshkruajë një kontratë shërbimi të tillë në Itali? Dhe a po e shkel “SGA” spa ligjin shqiptar për shoqëritë tregtare në Republikën e Shqipërisë? Në ditët në vijim do t’ju vendosim në dispozicion të tjera dokumenta shumë të rëndësishme që hedhin dritë mbi këtë aferë të pastër interesash të ngushta duke kërcënuar shqiptarët që kanë patur një kredi pranë një banke shqiptare.

Kjo mazhorancë tenton gjithmonë që të bëjë një lojë të fshehtë, një lloj loje nën rrogoz dhe në fund të thotë jo unë jam krejt në rregull se kam ndërkombëtarët me vete dhe ka këtë përfaqësinë e ambasadorëve që janë bërë si grup i gatshëm për ndihmën për Kryeministrin./Newsbomb/

LEXO TE PLOTE