Connect with Us

Shpëtimi i Alvinit nga kampi në Siri/ Lleshaj: Terrorizmi nuk ka vend në shoqërinë tonë

Politikë

Shpëtimi i Alvinit nga kampi në Siri/ Lleshaj: Terrorizmi nuk ka vend në shoqërinë tonë

Publikuar

-

“Në Shqipëri ka krim, ka lidhje edhe me administratën”/ Lleshaj kritika medias: Të rinjtë po shkojnë në burgje

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur mbi operacionin e shpëtimit të Alvin Berishës nga kampi në Siri.

Lleshaj bën me dije se operacioni u realizua pas takimit të kryeministrit Rama dhe homologut të tij italian, Giuseppe Conte.

“Alvin Berisha është një rast që na tregon neve se terrorizmi nuk ka vend në shoqërinë tonë. Qëllimi është që asnjë formë e dhunës, radikalizmit mos ketë vend në shoqërinë tonë. Falenderoj të gjithë që u angazhuan dhe dhanë përpjekje maksimale për shpëtimin e këtij djali shqiptar dhe italian’, tha Lleshaj në një konferëncë për shtyp./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Agron Duka ultimatum Bashës/ Ose i dyti në Durrës, ose iki nga koalicioni

Publikuar

-

Nga

Agron Duka ultimatum Bashës/ Ose i dyti në Durrës, ose iki nga koalicioni

Kreu i PAA-së, Agron Duka ka qenë i ftuar pasditen e sotme në Report Tv, ku është shprehur se nëse Lulzim Basha nuk i siguron një vend dinjitoz në listën e kandidatëve për qarkun e  Durrësi, do të dalë në koalicion më vete.

Duka tha se është në negociata me Bashën për të krijuar një listë të përbashkët në mënyrë që ai t’i sigurojë kandidatë në të gjitha qarqet kryesore të vendit dhe sipas tij gjasat janë që opozita të dalë me listë të përbashkët, pasi e ndarë në grupe të fragmentizuar favorizon fitoren e PD.

Nëse negociatat dështojnë Duka tha se do të bëjë kalkulimet e veta për të nxjerrë kandidatë ku e ka të sigurt fitoren.

“Dy janë mënyra ose të dilet i vetëm në një koalicion ose të dilet me opozitën, me atë që tashmë jemi. Faktit që u bënë ndryshime të njëanshme në kodin zgjedhor kufizon shumë vendet për partitë e vogla në listë dhe kjo na kushtëzon paksa, por dhe dalja vetëm pa komisioner dhe pa numërues edhe kjo është e rrezikshme, por jo e pamundur.

Po presim të mbyllim negociatat me opozitën e bashkuar dhe me PD si parti e madhe dhe të dalim me një listë që të maksimilizojë votat. Ne kërkojmë përfaqësi në të gjitha qarqet kryesore me një kandidat.

LEXO EDHE:  “Lleshaj pasaardhës i Geron Xhafës”/ Noka i mbyll gojën ministrit të Ramës

LEXO EDHE:  "Gjenerali i ushtrisë së vdekur"/ Sandër Lleshaj i rrethuar nga vrasjet mafioze

Mund të tolerojmë në Kukës, ku janë 3 mandate, por jo në Fier, Elbasan, Tiranë, Durrës, Shkodër etj. Dalja me një listë e bën më të mundshme fitoren e opozitës se sa dalja e fragmentizuar me lista të veçanta. Dalja më vete mund të bëjë që në disa qarqe të mos fitojmë deputet dhe se votat shkojnë në dëm të opozitës dhe në favor të PS.

Unë do kandidoj në Durrës, pasi nuk mund të jap më shumë në qark tjetër se sa në Durrës. Nuk pranoj asnjë lloj negociate se sa në një vend dinjitoz dhe jo më në një vend të sigurt, pra 2 ose të 3. Nëse kjo nuk ndodh dilet vete dhe i bëhet ftesë partive të vogla që të maksimilizohet vota dhe tentohet që të nxirren disa deputet në disa qarqe ku mendohet se mund të fitohet”, tha Duka./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mimi Kodheli zgjidhet zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Publikuar

-

Nga

Kodheli akuza PD-së/ “Ka penguar procesin e integrimit me deklaratat tek ndërkombëtarët”

Deputetja socialiste Mimi Kodheli është zgjedhur zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Kodheli u zgjodh si zv.presidente me unanimitet të plotë gjatë Mbledhjes Plenare të Sesionit të 66-të Vjetor, të Asamblesë Parlamentare NATO-s. Kështu Kodheli është bërë shqiptarja e parë që mban këtë post.

Ndërkohë, president i Asamblesë Parlamentare u zgjodh Kongresmeni amerikan Gerry Connolly.

Kujtojmë se Kodheli është aktualisht Kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATOs

LEXO EDHE:  Krimi trondit vendin/ Lleshaj “zhgrryhet” në BMW-në luksoze me targa falso

LEXO EDHE:  Dy “Kapterë” kërkojnë një derë!

Që prej vitit 2007 ajo është bërë anëtare e Kryesisë së PS-së dhe në vitin 2013 ka qenë ministre e Mbrojtjes në Shqipëri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Aeroporti i Vlorës/ Balluku: Presim oferta, fituesi shpallet më 25 janar

Publikuar

-

Nga

Aeroporti i Vlorës/ Balluku: Presim oferta, fituesi shpallet më 25 janar

Shqipëria ka rihapur garën ndërkombëtare për ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës. Lajmin e ka bërë të ditur, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila u sqaroi se gara do të jetë e hapur deri më 23 dhjetor.

Deri në këtë datë, kompanitë duhet të dorëzojnë ofertat,  ndërsa fituesi do të shpallet në janar. Gara për aeroportin u shpall fillimisht në 19 dhjetor të vitit 2019, por pezullua për shkak të pandemisë. Ndërtimi parashikohet të kryhet përmes një partneritetit publik-privat, me afat 35-vjeçar.

Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë duke folur për Euronews Albania tha se vonesat për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës janë shkaktuar nga tërmeti dhe pandemia. Procesi tha ajo u ngri për të mos humbur kohë ndërkohë që fituesi pritet të shpallet më 25 janar.

“Afati për pranimin e ofertave do të mbyllet më 23 dhjetor më pas do t’i lihet kohë Komisionit të Vlerësimit të ofertave që të shqyrtojë dhe përcaktojë fituesin e koncesionit. Nëse do të mbyllim këtë garë më 23 dhjetor me shpresën që të kemi konsorcium të rëndësishëm, pasi aeoroporti do të ketë dhe pjesën e operimit, shpallja e fituesit do të jetë më 25 janar”, deklaroi ministrja.

LEXO EDHE:  “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”/ Sandër Lleshaj i rrethuar nga vrasjet mafioze

LEXO EDHE:  Berisha publikon foton/ "Sandër Lleshaj krah trafikantit të dënuar në Francë"

E pyetur se kur mund të nisë ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, ministrja u tregua e kujdesshme duke thënë se bëhet fjalë për një koncesion me kohëzgjatje të madhe prej 35 vitesh dhe se negociatat dhe hartimi i marrëveshjes do të kërkojë mjaft kohë dhe nuk përcaktoi një datë konkrete.

“Kjo është një kontratë e rëndësishme koncesionare dhe flitet për një afat prej 35 vjet. Duhet negociuar me detaje dhe ne do të jemi të kujdesshëm gjatë negocimit. Kontrata do të lidhet në fund të muajit mars mes ministrisë së Infrastrukturës dhe konsocriumit fitues”, shtoi znj. Ballaku.

LEXO TE PLOTE