Connect with Us

“Rama, një ndër diktatoret më të këqinj: Do vijë dita që një avion të quhet Elisa Spiropali”

Politikë

“Rama, një ndër diktatoret më të këqinj: Do vijë dita që një avion të quhet Elisa Spiropali”

Publikuar

-

Një ndër diktatorët më të këqinj e ka konsideruara gazetari Ylli Rakipi kryeministrin Edi Rama. I ftuar në studion e Provokacijas të Mustafa Nanos, rakipi thekson se regjimi ku po jetojmë tani ka marrë të gjitha pushtetet

“Ne jetojmë në një regjim në këto momente që po flasim. Nuk është një regjim me çizme me spaleta që i ka marrë të gjitha pushtetet. Ka vetëm një njeri që atij i duhen të gjithë pushtetet”.

I pyetur nga Mustafa Nano se çfarë ka uzurpuar Rama, Rakipi përgjigjet se kryeministri rri gjithë ditën më oligarkë, parlamentin e ka mbushur me njerëz qesharakë dhe kriminelë, ndërsa këtu prej 30 vitesh nuk ka shkolla, po vetëm kultivim kanabisi.

“Edhe diktatorë tjanë të rendëisshëm për vendet e tyre. I drejtojnë ato por nuk i hedhin në humnerë. Por këtu kemi një vend të flakur në humnerë. Këtu për shembull, këtu shikon një njeri që rri gjithë ditën me këta që Lulzim Basha i quan oligarkë. Ka mbushur parlamentin me njerëz me qesharakë në botë. Këtu ka 30 vjet që s’ka shkolla. Ky shkon me atlete tek presidenti Macron por këtu nuk mbillet ndonjë bimë bujqësore këtu? Këtu kultivohet vetëm kanabis. Është narkoshtet. Lulzim Basha nuk e ka bërë këtë. As Berisha nuk e ka futur krimin në Parlamament”.

Në këndvështrimin e Rakipit Rama torturon edhe të vdekur emrat e mëdhenj si Lasgushi apo Migjeni, që i ngre nëpër avionë fals. Sipas tij nëse vazhdon kështu do të vijë dita që një avion të quhet Elisa Spiropali.

LEXO EDHE:  Meta thumbon Ramën/Jo deputetë kriminelë, ja kush duhet të futet në Parlament

“Ky merr emrat e Migjenit emrat e Lasgushit dhe ata i torturon si të vdekur që janë. I ngre nëpër avionë fals. Meqënëse ka ardhur nga Tuirqia, merr dhe gazetarët dhe i hip tek Lasgushi tek Migjeni.

Po vazhdoni këshu, do kesh emër avioni edhe “Elis Spriopali”. Nuk qeveriset në asgjë. Duket një diktator qesharak, në fakt është një diktator që e ka çuar këtë vend në greminën më të madhe që ezksiton.

Migjenin dhe Lasgushin i ngriti në ajër, kurse bisedon gjithë ditën me Rrahman Rrajën. E pe ti çfarë ndodhi në autostradë? Përmbyset makina me prokuror brenda dhe vrasës brenda dhe gjenden dosjet. as në filmat e holivudit nuk i bën këto skenare. edhe më i miri prej regjisorëve nuk i bashkon kaq shumë elemente në një film”. /anbcnews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Masakra e Reçakut nuk duhet harruar”/ Meta: Të mos lejojmë përsëritjen

Publikuar

-

Nga

Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, presidenti Ilir Meta kujton me dhimbje të madhe, respekt e mirënjohje të thellë viktimat e Masakrës së Reçakut.

Meta thotë se sot nderoi kujtimin e 45 civilëve të pafajshëm që humbën jetën në Masakrën e Reçakut, si dhe të gjitha viktimat e martirët e krimeve monstruoze të forcave serbe në Kosovë. Këta civilë, Kreu i Shtetit i cilëson si simbol të një sakrifice tejet sublime, të rrugëtimit të këtij shteti drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Masakra e Reçakut, nuk duhet harruar, si domosdoshmëri për të mos lejuar përsëritjen e saj në të ardhmen. Dhe ne do t’i kujtojmë gjithmonë, jo vetëm jetët e humbura dhe sakrificat e tyre, por edhe gjithë këto të vërteta të patundura mbi të cilat ndërtohet një bashkëjetesë në paqe, e fortë dhe e qëndrueshme, në rajonin tonë. Rroftë e ardhmja europiane e Kosovës që qëndron e patundur mbi këto sakrifica”, thekson Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Vjen reagimi nga Gjermania

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, Johann David Wadephul, e ka përshëndetur nismën e pozitës dhe opozitës së bashkuar në Shqipëri për reformimin e ligjit zgjedhor.

Sipas Wadephul tani është koha që partitë politike të punojnë për të përfunduar me sukses reformën zgjedhore.

“Dialogu i hapur dhe gjithëpërfshirës i dakorduar tani mes të gjitha forcave politike është një hap i rëndësishëm për hartimin e reformës së re zgjedhore, e cila duhet të jetë plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR-it, siç e ka kërkuar dhe Bundestag-u gjerman në rezolutën e tij të 26 shtatorit 2019. Ne i inkurajojmë të gjitha palët që në këtë frymë mbipartiake të përfundojnë me sukses punën ende të vështirë për reformimin e ligjit zgjedhor”, thuhet në deklaratën e e deputeti i kristiandemokrat, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor të kësaj partie në Bundestag.

LEXO EDHE:  “Epshi i papërmbajtur i sundimtarit”/ Ish-Ministri thirrje për të ndaluar Ramën

LEXO EDHE:  Rama në panik/ LSI sulmon Policinë dhe ministrin Lleshaj

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Masakra e Reçakut në Kosovë/ Berisha thirrje për drejtësi

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon drejtësi për Masakrën e Reçakut në Kosovë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha kujton ngjarjen e janarit të vitit 1999, kur grupe terroriste të armatosura serbe kryen në fshatin Raçak të Kosovës një nga krimet më të shëmtuara

Ish-kryeministri deklaron se Serbët vranë, therën dhe masakruan në një natë 45 gra, fëmije, burra shqiptar të këtij fshati.

“Viktimat e pafajshme të Reçakut u shndërruan në apelin e fuqishëm të shqiptarëve të Kosovës në klithmën dhe kushtrimin e të rënëve nga barbaritë serbe për vendet e lira dhe mbarë botën. Masakra e Reçakut i dëshmoi njerëzimit fytyrën mizore të Sllobodan Millosheviçit dhe regjimit të tij barbar”, shkruan ai.

LEXO EDHE:  Paloka sulmon Fevziun: “Mbrojte” ish-ministrin e Ramës…

LEXO EDHE:  Paloka sulmon Fevziun: “Mbrojte” ish-ministrin e Ramës...

Berisha thotë se sot është i përulur para viktimave të kësaj masakre dhe i bën thirrje vendeve të lira të vendosin para drejtësise autorët, porositësit dhe organizatorët e saj si dhe ata që mohojnë krimin monstruoz ndaj banorëve të Reçakut dhe mbarë Kosovës.

“Sonte duke ndarë dhimbjen e thellë me familjet dhe të afërmit e viktimave të masakrës së Reçakut, dënoj qëndrimin tradhëtar antikombëtar të Zografit Bis që ka shndërruar Shqipërinë në vend vasal të Beogradit. Nderim përjetë viktimave të Reçakut! sb”, thekson ish-lideri i demokratëve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE