Connect with Us

Rakipi sulmon Bashën: Lideri i opozitës edhe vritet përballë një regjimi, ai e ktheu grigjën në mes të rrugës

Politikë

Rakipi sulmon Bashën: Lideri i opozitës edhe vritet përballë një regjimi, ai e ktheu grigjën në mes të rrugës

Publikuar

-

Nga studio  e Provokacijas së Mustafa Nanos, Ylli Rakipi sulmoi kryedemokratin Lulzim Basha se bëri gabim që bojkoti parlamentin, pasi në luftën kundër regjimit duhet t’i shkosh deri në fund, ndërsa Basha theksoi ai e ktheu grigjën në mes të rrugës.

“Opozita ka bërë gabim që bojkotoi dhe që nuk hyri në zgjedhje. Procesin që nisi duhej ta çonte deri në fund. Opozita zgjodhi një rrugë përplasjeje me regjimin. Në mes të rrugës kreu i opozitës e mori grigjën (jo Gridën) dhe e ktheu në kahun e kundërt. Një regjim autoritar është edhe Rusia, por edhe ata që iu kundërvunë Putinit është edhe nëpër burgje. Erdogani është njeri autoritar por opozita mori pjesën dërrmuese të pushtetit lokal pas luftës që bëri.

Kur nisesh në një proces ose shkon deri në fund ose jep dorëheqjen. Mund të shkosh edhe në burg mo. Kryetari i opozitës edhe mund të vritet mo kundër një regjimi. Nuk tërhiqet dhe kreu i opozitës dhe opozita më pas ka bërë gabim fatal. Nuk duhej të ishte tërhequr”.

Sipas tij nëse do të ishte Berisha në krye të PD-së, nuk do të ishte tërhequr.

LEXO EDHE:  Shënim/ Lulzim Basha shet dhe tradhton protestuesit

“Pse kur ty të vjen një i dërguar i SHBA dhe të thotë do t’jua quajmë kështu do t’ju quajmë ashtu dhe ti duhet të tërhiqesh?

Po të ishte Berisha do ti shkonte deri në fund. E sheh cfare po ndoedh, të gjiutha të ashtuquajturat reforma po i bën opozita e re. është një oopzitë që nuk ekziston. ti ke dalë nga sistemi dhe pastaj po përpqesh të hysh në sistem me levizje duke takuar pesë studente sot dhe pesë studente nesër. Jo unë dhe ti Muçi, por njerëzit që po ikin”. /abcnews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dështimi i Veliajt në kohë emergjence/ Lë në harresë kopshtet e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Tërmeti tragjik i 28 nëntorit, la pasoja të rënda edhe në Tiranë, ku kishte edhe një viktimë dhe shumë ndërtesa të dëmtuara.

Por, përveç banesave të dëmtuara, probleme ka pasur edhe në shkolla dhe kopështe.

Disa ditë më parë, ishte zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa e cila hodhi akuza të forta në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Zhupa deklaronte se shkollat qe Veliaj rikonstruktoi me paratë tona, janë të parat që u dëmtuan rëndë nga tërmeti, duke cënuar sigurinë e jetës së nxënësve nëse tërmeti do ishte gjatë mësimit.

“Konkretisht shkolla “Sami Frasheri” do te inagurohej nga Veliaj pas rikostruksionin ne korrik 2018, jo vetem kaq por Veliaj premtonte qe investime si te “Samiu”do beheshin kudo. Jemi me fat qe nuk i mban premtimet se do kishim te gjitha shkollat te demtuara nga termeti si “Samiu”.

Po ashtu shkolla “ Emin Duraku” e pozicionuar ne mes te bllokut, eshte inaguruar nga Veliaj pas rikonstruksionin ne Gusht 2016. Po ashtu te kjo shkolle nuk do zhvillohet mesim pasi eshte me rrezik per nxenesit nga prishjet qe ka pasur pas termetit.

Gjithsej ne Tirane jane 9 shkolla te demtuara rende nga termeti. Konkretisht: “Musine Kokalari” “Lasgush Poradeci” “Sami Frasheri” “Emin Duraku” “16 shtatori” “ Shkolla Tufine” “Shkolla Pajun” “Peze e Vogel” “ Murat Toptani”.”shkruante Zhupa në një postim në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Shpëtim Idrizi “shpartallon” opozitën

LEXO EDHE:  Befason Kryemadhi: Roli i opozitës ka marrë fund në parlament

Por, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, më shumë sesa punë për të zgjidhur problemet e qytetarëve që mbeten të pastrehë, ka intensifikuar aksionin e tij propagandistik.

Veliaj gjatë këtyre ditëve të emergjencës së jashtëzakonshme ka bërë atë që di të bëjë më mirë, propaganda. Veliaj nuk shqitet nga ekrani dhe nga mediat të cilat i ka shumicën nën kontroll, duke bërë rolin e djalit punëtor, por në fakt realiteti qëndron krejt ndryshe me ato çfarë pretendon kryebashkiaku.

Ndërsa për shkollat që u dëmtuan nga tërmeti, është gjetur si zgjidhje transferimi i nxënësve në shkolla të tjera dhe mësimi me dy turne, kryebashkiaku Veliaj nuk jep asnjë zgjidhje për kopështet e dëmtuara.

CNA.al ka mësuar se një rast i tillë është kopështi numër 41, i cili është mbyllur që prej datës 26 nëntor, kur tërmeti goditi vendin dhe ende nuk është hapur. Kopështi ka pësuar dëmtime për shkak të tërmetit, por nga ana e Bashkisë ende nuk është ofruar asnjë zgjidhje për fëmijët që frekuentonin këtë kopësht.

Ende nuk është vendosur nëse kopështi do të shembet plotësisht apo do të rikonstruktohet, por për fakti është se kopështi ka pësuar dëmtime dhe rrezikon jetën e fëmijëve.

Ndërkohë që kanë kaluar tre javë, Veliaj vijon propgandën në media, pa e vënë ujin në zjarr për rreth 200 fëmijë që frekuentonin këtë kopësht./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto+video-Tirana e Veliajt në trafik dhe kaos/ Ambulancës nuk i hapin rrugën

Publikuar

-

Nga

Një ndër premtimet kryesore që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka bërë kur mori drejtimin e Bashkisë rreth pesë vite më parë ishte edhe çlirimi i kryeqytetit nga trafiku.

Por, si duket ky është një ndër dështimet më të mëdha të Lali Erit. Tirana vijon të jetë në kaos, sa i takon trafikut.

Një tjetër dështim, për të mos thënë abuzim i pastër është edhe sheshi Skëndërbej, i cili jo vetëm që nuk ka çliruar trafikun por vetëm është shtuar një parkim me lagështirë që kryebashkiaku të mbushë xhepat

LEXO EDHE:  Shënim/ Lulzim Basha shet dhe tradhton protestuesit

LEXO EDHE:  Foto/ Gjetja gjeniale e protestuesve të opozitës

Por, e njëjta situatë është edhe në shumicën e rrugëve të kryeqytetit.

Për më tepër, trafiku i rënduar në rrugët e Tiranës, vështirëson edhe qarkullimin e ambulancave.

CNA.al sjell më poshtë sjell foto dhe video të bëra sot në një nga rrugët e Tiranës, tek Kryqëzimi tek Stacioni i Trenit, ku ambulanca nuk çan dot trafikun./ CNA.al


LEXO TE PLOTE

Politikë

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, provë e dështimit të Rilindjes

Publikuar

-

Nga

I konsideruar si një segment i rëndësishëm që bën të mundur shkurtimin e një distance të konsiderueshme të juglindjes së vendit me kryeqytetin, rruga Qukës–Qafë Plloçë është një nga akset më problematike për sa i përket zvarritjes së punimeve.

Përveç rëndësisë strategjike rruga pritej të ndikonte dhe në përmirësimin e jetesës së disa fshatrave, por për këta banorë, për vite me radhë, rruga ka sjellë vetëm probleme.

Rreth 40 km e gjatë rruga është e parashikuar në tre lote, ndërsa vlera e investimit kapte shifrën e 38 milionë dollarëve.

Tenderimi ka filluar në shtator  të vitit 2013 dhe kur ishte në fazën finale për tu investuar nga Banka Islamike dhe Fondi Saudit i Zhvillimit, Qeveria  Rama tentoi ta anulonte komplet këtë investim dhe kredinë e marrë, firmosur e kontraktuar gati një vit më parë Qeveria e ish kryeministrit Sali Berisha.

Shkurtimi i distancës Kapshticë -Durrës, apo kalimi i mjeteve të rënda në një aks të ri dhe jo më bregut të liqenit do të ishin të tjera përfitime për vendin dhe biznesin.
Shuma e financimit ishte e përfshirë edhe brenda tavanit të borxhit dhe nuk duket të ishte shqetësuese për qeverinë e cila ka ndryshuar drejtimin e saj strategjik. Duket paradoksale që një rrugë e filluar në vitin 2009 dhe e ngelur vetëm në 5 km e saj të para për shkak të mungesës së financimit, sapo sigurohet ky i fundit, menjeherë i hiqet nga qeveria e re.

Pasi nuk ia doli dot ta anulonte dhe pas pezullimit disa mujor, Qeveria Rama e futi në proces të zgjidhjes këtë projekt.

Qeveria Rama mori përsipër të rinisë punimet në rrugën Qukës–Qafë Plloçë në Korrik të vitit 2015, duke ndërhyrë në projektin e mëparshëm, me pretendimin se kishte probleme.

LEXO EDHE:  Deputeti Shehi: Ja si e përdori PS kodin e mafias

LEXO EDHE:  “Shpërthen” aleati i Ramës/Zgjedhje të pazakonta, luftë për pushtet absolut!

Por, punimet në aksin rrugor Qukës – Qafë Plloçë të nisura pothuajse 6 vite më parë, kanë mbetur në vendnumëro.

Rruga ishte një investim i cili e lidhte zonën juglindore të vendit (gati 1/8 e banorëve të Shqipërisë), me kryeqytetin në vetëm 1 orë e 45 min nga rreth 2 orë e 40 min që është sot. Ndikimi në ekonominë e zonës e cila njihet edhe për prodhimet e saj të mëdha si në fruta-perime, por pa harruar edhe turizmin të cilit pritej ti sillte një zhvillim edhe më të madhe. Korca si qendër e rajonit do ishte përfituesja kryesore, pa lënë mënjanë fermerët e zonës, turizmin në Pogradec, Voskopojë, Dardhë, Pustec apo edhe ne zonën e Kolonjës.

Dalja nga Qukësi në drejtim të Qafë Plloçës do të evitojë kalimin nga Përrenjasi dhe Pogradeci duke shkurtuar rrugën në drejtim të Korçës dhe Kapshticës.

Që rruga të përfundohet tashmë Qeveria duhet të paguajë të paktën 65 milion euro shtesë për projektin fillestar.

20 mijë euro për detyrimet ndaj kompanive që po punojnë atje dhe 30 milion euro për t’i dhënë fund problemit të shkarjeve në male e shpate.

Por, ka 6 vjet që Rilindja thotë vetëm fjalë. Edi Rama e ka inspektuar disa herë, janë hapur edhe tunelet, u premtua se rruga do të hapej në 2017 dhe më pas u premtua se do të hapej në 2019.

Por, iku edhe 2019 dhe për pak ditë vjen 2020, dhe nuk po shohim sërish asgjë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE