Connect with Us

Pse presidenti Meta ka të drejtë kur tallet me ekspertët e nivelit të lartë!

Politikë

Pse presidenti Meta ka të drejtë kur tallet me ekspertët e nivelit të lartë!

Publikuar

-

Presidenti Meta ka vendosur dje të deklarojë pezullimin prej tij, të proçedurës së përzgjedhjes nga ai të emrit të dytë për Gjykatën Kushtetuese për listën e dytë që i ka shkuar atij, me arsyetimin që në bazë të Kushtetutes, radha i takon Kuvendit të zgjedhë plotësimin e vendit të dytë dhe pastaj përsëri presidentit për të zgjedhur anëtarin e tretë.

CNA.al edhe më parë ka parashikuar përplasjet, për shkak të faktit se të gjitha listat e kandidaturave për secilin nga vendet vakante janë pothuajse identike.

Ekspertët e nivelit të lartë, midis shumë gjërash të tjera, nuk paskan parashikuar as sesi do të behet përzgjedhja në rastet kur listat janë identike. Formulat zhbllokuese të ekspertëve, rezulton në fakt se nuk kishin parashikuar zgjidhje të asnjë prej situatave reale zhbllokuese, që po pasojnë njëra-tjetrën. Ligji i ekspertëve të nivelit të lartë p.sh, thotë që nëse institucionet përzgjedhese nuk ushtrojnë të drejten e tyre, i pari i listës përzgjidhet automatikisht.

Nëse sot për shembull, (por edhe nesër sa kohë që Shqipëria është vend ku historia përsëritet), as Kuvendi, as Presidenti nuk do e ushtronte të drejtën për të zgjedhur një nga tre emrat e listave. Atëherë me ligjin e ekspertëve “shumë të lartë” dhe të Fatmir Xhafës, po aq të lartë, Arta Vorpsi do emërohej 3 herë për tre karrige të Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuta nuk është akt që zbatohet duke u interpetuar sa herë e lexon. Është akt që zbatohet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Dhe Presidenti Meta këtë ka bërë kësaj rradhe. Po zbaton Kushtetutën në mënyrë të drejtpërdrejtë. Me një arsyetim perfekt kushtetues, kësaj rradhe fitues edhe për shkak të faktit se dora që e ka shkruar tekstin është ajo e  një kandidateje për anëtare të Gjykatës kushtetuese, Presidenti përcjell vullnetin e tij për të pritur radhën në zbatimin e drejtpërdrejtë të Kushtetutës.

Nëse studion listat e kandidaturave, vë re që tek lista në pritje që i la shkuar Presidentit Meta, emri i katërt në listë është ai i Marsida Xhaferllarit.

E radhitur e pandarë nga kandidaturat e tjera dhe kjo e bërë me bashkëpunimin aktiv të pakten të kryetarit të KED, ekspertit tjetër shumë shumë të lartë, Ardian Dvoranit!

Ligji thotë që përzgjedhja bëhet midis tre emrave të kualifikuar si të parët.

Shkresat e Ardian Dvoranit nuk i kanë vënë me vete tre emrat nga të cilët mund të bëhet përzgjedhja sipas Kushtetutës.

Pastaj po të kishte qejf për të shuar kuriozitetin e presidentit dhe të shqiptarëve mund të kishte listuar edhe emrat/emrin e kandidatëve të tjerë që plotësonin sidoqoftë kriteret. Kandidatet e tjerë që sidoqoftë plotesojnë kriteret, nuk paraqesin interes për ligjin. Ligjvënësi ka thënë: organi i emertesës duhet të zgjedhë midis tre të parëve dhe nëse organi i emërtesës nuk vepron, i pari del automatikisht.

LEXO EDHE:  Çoi në Kushtetuese mënyrën si ndahen mandatet/ Murrizi: Kjo gjykatë, më politike se e para

KED me dorën e Dvoranit ose Dvorani me siglen e KED, në listën ku është emri i Marsida Xhaferllarit i ka reshtuar në të njejtën listë (1,2,3,4). Pra KED i ka çuar në zarf presidentit një listë në të cilën duket sikur ai mund të zgjedhë midis 4 emrave dhe jo midis 3 të parëve.

Meta po pret që Kuvendi të zgjedhë një emër nga lista tjetër (identike me 3 emrat e parë ku Marsida Xhaferllari është e katërta), që pastaj Marsida Xhaferllari mos jetë e katërta, por e treta.

Kjo do të thotë që 30 minunat pasi Kuvendi të zgjedhë emrin,  presidenti do nxjerrë dekret për përzgjedhjen e Marsida Xhaferllarit me arsyetimin që tani lista e tij ka tre dhe jo katër emra.

Pastaj pjesa tjeter e procedurës është e sigurtë që është në dorën e Presidentit Meta.

Anëtaret e Gjykatës Kushtetuese marrin detyren, pasi bëjnë betimin tek Presidenti.

Dhe këtë praktikë kushtetuese Presidenti e lexoi, kolaudoi dhe e shkroi në Dekret me Besnik Muçin. Per kaq i duhej Besnik Muçi, sepse sot zoti Muçi me shumë gjasë do të shkarkohet nga KPA.

Presidenti do pranojë t’u bëjë proçedurat e betimit, vetëm kandidaturës që do zgjidhet nga Kuvendi dhe Marsida Xhaferllarit, që do dekretohet nga ai 30 minuta pasi Kuvendi të “përzgjedhë” si sovran. Edhe Fatmir Xhafaj do votojë për më të mirën nga tre kandidaturat.

Në fakt pas një beshtje të gjatë, që prej një jave që kur është hapur pazari për tre nga emrat, është bërë shumë aktiv duke “testuar” votën e vet.

Në çdo rast, Marsida Xhaferllari dhe kandidatura e zgjedhur nga Kuvendi do marrin detyrën pas betimit…

Meta sinjalin për atë që po pergatiste e dha që në momentin që zgjodhi Besnik Muçin tha: “e zgjodha si mashkullin e vetëm të listës”. Tani loja është mes grave. Kuota e burrave nuk respektohet dot!

E vetmja pyetje që kemi ne mbetet për KED:

Pse KED i rreshtoi gjithë kandidaturat dhe nuk identifikoi cilat ishin tre kandidaturat midis të cilave organet e emertesës mund të bënin perzgjedhjen?

M(arsida)ETA ka të drejtë të tallet kësaj rradhe…

Sa kohe që as ekspertët e nivelit të lartë, as Fatmir Xhafaj nuk shpjegon që zgjidhja është aty. Në leximin dhe zbatimin e drejtpërdrejtë të dispozitave kushtetuese. Atje e kanë zgjidhjen. Duhet vetëm të pranojnë, që ose janë të trashëe, ose po bëjnë lojë të përbashkët. Dhe nga kjo lojë rezultati është barazim: nga dy anëtare të rinj të Gjykates Kushtetuese, pas datës 15 Nëntor një do jetë nga mazhoranca dhe një nga opozita.

Shqiptarët do gëzojnë ndërkohë që Gjykata Kushtetuese filloi të plotësohet./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

FRPD e Durrësit në krah të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

FRPD e Durrësit ka dalë hapur në krah të ish liderit të demokratëve Sali Berisha

Kryetari i FRPD-së në Durrës, Artion Bajramaj, pëmres një postimi në rrjetet sociale, thekson se sot kanë  zhvilluar një bisedë me ish kryeministrin ku kanë rënë dakort për disa pika.

Sipas tij, PD nuk mund të presë që ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, ndërsa thekson se ndryshimi vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizimit të mirë.

“Sot patëm mundësinë të zhvillojmë një bisedë shumë konstruktive me [email protected]_official .

Ramë dakort në një pikë:

✅Nuk mund të presim që PD ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, por duhet të jenë vetë demokratët dhe çdokush që do të kontribuojë në kauzë për ta sjellë atë ndryshim.

✅Ky ndryshim vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizmit të mirë.



LEXO EDHE:  Dhunë në protestë/ Meta thirrje urgjente

LEXO EDHE:  “Një muaj nga anullimi i zgjedhjeve”/ Reagon sërish Meta

✅Nuk mund të bazohet e giithë strategjia e popullit opozitar tek shpresa se të huajt do na falin pushtet.

Ku keni parë ti falet pushtet dikujt pa luftuar?

Deri atëherë, çfarë do bëjmë, do dremisim?

✅Të dashur qytetarë dhe demokratë, nuk jemi amatorë. Dimë edhe thjesht të heshtim dhe të bëhemi me “atë që fiton”. Dimë ti bëjmë kaq kalkulime, por këtu luhet fati ynë dhe i vendit tonë dhe nuk mund të rrimë e të flemë gjumë.

✅Të zgjohemi tani, para se ti falim mandatin e 4-t Ramës!“, shkruan ai./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në Gjermani/ Balla uron Olaf Scholz për rezultatin

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar kandidatin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme federale.

Balla shkruann se kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.



LEXO EDHE:   “Shpërndanin dekoraten “Naim Frasheri” dhe kishin harruar te dokoronin, vetë Naimin...”/ Artan Hoxha ironizon politikën

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate 🌹🇩🇪gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Çmimet në ndërtim, gjithnjë e në rritje”/ Arben Dervish tregon faktorët, ja si ndikoi tërmeti

Publikuar

-

Nga

Sektori i ndërtimit po përballet me një shtrenjtim të çmimeve. Sipas nënkryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve, Arben Dervish, kjo vjen si pasojë e rritjes së materialeve të ndërtimit.

I ftuar në E-Zonë, ai tha se ka një rritje të kostove në këtë sektor, me afro 30 për qind, pasi janë rritur hekuri, çimentoja, por rritja më e ndjeshme është ajo e transportit.

 “Rritja e çmimeve ka dy faktorë:  Barra e lartë fiskale që po merr sektori i ndërtimit, kryesisht nga pushteti lokal; pjesa tjetër ka të bëjë me rritjen e çmimeve të lëndëve të para. Këto rritje kanë filluar që në periudhën e pandemisë. Kemi një rritje të çmimit edhe të fuqisë punëtore, si rezultat i mungesës së punëtorisë në tregun shqiptar. Është rritur çmimi i hekurit, nga 30 deri në 35 për qind. Kemi rritje të çmimit sa i përket çimentos, elementëve plastikë. Po ashtu, edhe rritja e çmimit të naftës sjell rritjen e çmimit të materialeve që na vijnë. Edhe rritja e transporteve ndërkombëtare. Këto erdhën si rezultat i pandemisë.  Nëse kostoja e ndërtimit ka qenë 450 mijë lekë metër katror, sot kostoja e ndërtimit po shkon diku te 600 mijë lekë. Ka një rritje të 30 për qind të kostos së ndërtimit. Ka të bëjë edhe me rritjen e cilësisë.”



LEXO EDHE:  “Antikushtetues dhe i papranueshëm”/ Meta “kërcënon” Ramën, nuk kursen as ndërkombëtarët

LEXO EDHE:  PD publikon listën e qarkut Vlorë/ 39 kandidatë në garë për deputet

Dervishi theksoi se kërkesa për blerje është rritur dhe ky trend është konstatuar që pas tërmetit, kur shqiptarët, përveçse blejnë apartamente për strehim, një pjesë e tyre kërkojnë të rrisin standardin e jetesës.

“Trendi gjithmonë do të jetë rritës. Sidomos në zonat e lakmuara, gjithmonë do të jetë në rritje. Sepse ka rritje të çmimeve, punëtorisë, taksave. Sektori i ndërtimit ka një zhvillim goxha të vrullshëm. Kjo lidhet me dy arsye: patëm një tërmet që dëmtoi shumë dhe po zhvillohet një proces i vrullshëm rindërtimi, janë edhe shumë investime që po merr shteti për zhillimin e infrastrukturës. Gjithashtu, po rritet kërkesa për zhvillimin turistik të vendit. Po ndërtohen resorte. Sot ka një trend të zhvillimit. Në zonat bregdetare nuk janë vetëm shqiptarët që po blejnë, janë edhe të huajt.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE