Connect with Us

Projektbuxheti për 2020/ Vasili: Me gënjeshtrat e Rilindjes jemi deri në fyt

Politikë

Projektbuxheti për 2020/ Vasili: Me gënjeshtrat e Rilindjes jemi deri në fyt

Publikuar

-

Nën kryetari i LSI, Petrit Vasili ka komentuar projketbuxhetin e vitit 2020 që thotë se rritja ekonomike do të jetë 4.1%. Vasili deklaron se Banka Botërore parashikon 3.5% të rritjes për Shqipërinë në 2020.

“Unë besoj Bankën Boterore, se me gënjeshtrat e Rilindjes jemi deri në fyt”, shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Sot Rilindja duke paraqitur projektbuxhetin 2020 thote se rritja ekonomike do te jete medemek 4.1%.
BANKA BOTERORE pas analizes se saj jep parashikimin 3.5% te rritjes per Shqiperine ne 2020.
Une besoj Banken Boterore ,se me me genjeshtrat e rilindjes jemi deri ne fyt./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dekriminalizimi/ Prokuroria nis procedurat e verifikimit për Agron Malajn

Publikuar

-

Nga

Njësia e dekriminalizimit pranë prokurorisë së përgjithshme ka nisur verifikimet mbi të shkuarën e Agron Malajt, sot kryetar bashkie në Burrel, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas prokurorisë në hetime do të përfshihen vendimet penale të dhëna ndaj zyrtarit të lartë të Bashkisë i paditur nga PD, si person me të shkuar kriminale, dhe shkelës i ligjit për dekriminalizimin. Në këtë hetim do të përfshihen edhe të gjitha materialet zyrtare nga ana e komisionit qendrorë të zgjedhjeve.

Mes të cilave edhe një dokument të majit të vitit të shkuar, një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve vendore, ku rezulton se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka kërkuar informacion zyrës gjyqësore të Matit, për kandidatin në fjalë. Nisma u mor pasi ky i fundit, e kishte shënuar në formularin e dekriminalizimit veprën si “Armëmbajtje pa leje”.

Pas marrjes së dokumentacionit u vendos që Malaj mund të kandidonte në zgjedhje me argumentimin se  vepra penale ishte parashkruar, pra shuar në 10 vitet e fundit.  Por sipas denoncimit të opozitës, është prokuroria e cila e vendos këtë fakt.

LEXO EDHE:  Akuzat e forta/ Edi Rama mbështetës i krimit, grabitës i shqiptarëve

LEXO EDHE:  Rrëmbejnë miliona dhe i lëpihen qeverisë/ Për kë flet Petrit Vasili?

Ndërkohë, burime nga KQZ i thanë A2 se prokurorisë i drejtohen vetëm në rast  kur vepra penale është kryer jashtë shtetit.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lubonja e thotë hapur/ Basha dështoi! Ja çfarë hapash duhet të ndërmerrte

Publikuar

-

Nga

Analisti, Fatos Lubonja, ka bërë një analizë të situatës politike, duke u ndalur veçanërisht tek opozita dhe dështimi i saj për të rrëzuar Ramën nga pushteteti si dhe marrëveshja e fundit për Reformën Zgjedhore.

Sipas Lubonjës, ky qëllim nuk u arrit sepse opozita nuk mundi të mobilizojë protesta të pandërprera sa ta detyronte Ramën të dorëhiqej, por edhe sepse Rama pati mbështetje të ndërkombëtarëve.

“Opozita braktisi Parlamentin dhe i nxori njerëzit nëpër protesta me thirrjen “Rama ik!”. Ishte një aksion që u drejtohej jo vetëm shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve me argumentim shtesë, shumë të rëndësishëm, se, nëse rrimë në Parlament në kushtet kur Rama ka kapur të gjitha institucionet, nuk bëjmë asgjë pozitive, përveçse shërbejmë si fasadë e këtij regjimi që nuk ndryshohet dot me mjete institucionale. Synohej kështu krijimi i një krize që do të vinte Ramën në kushtet e dorëheqjes, të pranimit të një qeverie teknike që do të punonte për pastrimin e politikës nga krimi dhe do të përgatiste zgjedhje të lira (ndonëse duhet pranuar se nuk u artikulua asnjëherë qartë e shkoqur roli i kësaj qeverie teknike dhe koha e punës së saj.)

Ky aksion nuk e arriti qëllimin sepse opozita nuk mundi të mobilizojë protesta të pandërprera sa ta detyronte Ramën të dorëhiqej, por edhe sepse Rama pati mbështetje të ndërkombëtarëve, që u shfaqën deri kërcënues ndaj opozitës në prag të 30 qershorit.”

Lubonja thekson se opozita duhet të punonte për mbështetje popullore deri më 2021 dhe të ngulmonte te ndërkombëtarët se çelja e negociatave nuk i shërben popullit shqiptar, por mbështetjes së një regjimi i të cilit ata nuk pranojnë të bëhen fasadë.

LEXO EDHE:  Akuzat e forta/ Edi Rama mbështetës i krimit, grabitës i shqiptarëve

LEXO EDHE:  Përmbytjet në Shkodër/ Vasili sulmon mediat

“Skenari më i mundshëm që shoh në zhvillimet e mëtejshme të këtij procesi , qofsha i gabuar, është ky: Rama, me aprovimin e Reformës, mund të marrë hapjen e negociatave (që, e përsëris, Perëndimit i duhen për arsye gjeopolitike, aspak për shqiptarët), do t’i përdorë ato si shenjë suksesi, madje duke ia veshur vonimin e tyre krejtësisht opozitës dhe pastaj mund edhe të shkojë (së bashku me strukturat e tij të paprekura) në zgjedhje të parakohshme, të cilat në kushtet ku gjendemi i fiton.

Uroj që të mos ndodhë kështu, por pyetja që shtrohet është: po ndodhi kështu, çfarë i mbetet më opozitës të bëjë? Apo mos vallë nuk ka kuptim ta ngremë këtë pyetje sepse edhe ata e dinë se mund të ndodhë kështu, por kanë bërë kalkulimin: më mirë fasadë e sistemit sesa jashtë tij?”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Ngjelës/ SPAK ka gjatur paratë e politikanëve në offshore

Publikuar

-

Nga

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar marrëveshjen e Reformës Zgjedhore mes PS -PD.

I ftuar në studion e TV “Abc News”,  Ngjela u shpreh se marrëveshja e arritur mes palëve politike nuk ka lidhje me drejtësinë. Ndërsa bëri dhe një deklaratë të fortë tha se SPAK u ka gjetur poitikanëve  e pushtetarëve paratë e korrupsionit të depozituara në bankat offshore.

“Marrëveshjet nuk janë puthje, bëhen gjithmonë për një të përbashkët. Gabimi politik i Bashës a korrigjohet me këtë apo jo?! Ku shkove, asgjëkundi, ku u ktheve, aty ku ishe. Të zhgënjyer dhe të mashtuar kanë dalë përkrahësit të cilët mendonin se lëvizja bëhej për të rrëzuar qeverinë. Nuk e bllokuan dot Reformën në Drejtësi. SPAK doli, me shumë vështirësi, por doli. Zgjedhjet nuk mund të jenë para 2021, sepse ndërkombëtarët nuk mund të pranojnë zgjedhje pa Reformë në Drejtësi. Po të kishte pushtet gjyqësor Shqipëria, asnjëri nuk do të ishte në politikë. Këta kanë bllokuar sistemin me forcën e tyre sepse nuk lejojnë zgjedhje të lira.

Byroja Kombëtare do ti nxjerrë të gjitha. Nuk e bllokojnë dot SPAK-un, nuk janë profesionistë, lind problemi se çfarë do të bëjë SPAK?! Ka një angazhim denoncimesh që nuk janë në optikën e institucioneve. Gjithçka do varet nga denoncimet, duhet të presim kur të fillojë gjetja e parave të korrupsionit në bankat offshore. Sipas të dhënava të mia i kanë gjetur… Kemi një mori të madhe ngjarjesh që presin”, tha Ngjella.

Duke folur më tej, Ngjela theksoi se gjithë të vjetrit në PD janë kundër Bashës.

LEXO EDHE:  BB: Shqipëria zbret 11 vende për pagimin e taksave, në vendin e 142 në botë

LEXO EDHE:  LSI jep alarmin/ Shqipëria në koma politike, antishteti sundon qytetarët

Ndërrimin e sistemit nuk e bëjnë sepse nuk dalin dot me lista të hapura, se kanë konflikte brenda partive. Gjithë të vjetrit e PD-së janë kundër Bashës. Edhe Rama e ka më keq me të vjetrit. Këta mendojnë se nuk na duhen armiqtë, por në rast se hapen listat atëherë fillon karriera politike. Gjithë strukturat janë të vjetra, liderit janë të rinj. Nuk dalin kundër partisë. Këta janë me partinë dhe rrëzojnë kryetarin, tremben sepse e dinë sa e kanë popullaritetin brenda vetes, këta kanë vetëm pushtetin, ndërsa listat e hapura janë më të rrezikshme”, u shpreh më tej avokati”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE