Connect with Us

Presidentja e ardhshme e Komisionit Europian: Nëse nuk ka bisedime anëtarësimi, me Shqipërinë dhe Mqedoninë e Veriut projekte të përbashkëta

Politikë

Presidentja e ardhshme e Komisionit Europian: Nëse nuk ka bisedime anëtarësimi, me Shqipërinë dhe Mqedoninë e Veriut projekte të përbashkëta

Publikuar

-

Në një fjalim programatik në Berlin, presidentja e ardhshme e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka prezantuar prioritetet e politikave të ardhshme të BE, ku bën pjesë edhe një Europë që mëson gjuhën e pushtetit.

    
Deutschland Europa-Rede Ursula von der Leyen (Reuters/A. Hilse)

Sipas presidentes së emëruar të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Europa duhet të paraqitet më energjike në botë: „Europa duhet të mësojë edhe gjuhën e pushtetit”, tha politikanja e CDU-së në një aktivitet të përbashkët të Fondacionit Konrad Adenauer dhe Fondacionit e “E Ardhmja” në Berlin. „Kjo do të thotë nga njëra anë të trajnosh muskujt e tu aty, ku për një kohë të gjatë mbështeteshim tek të tjerë, si në politikën e sigurisë”, tha ish-ministrja gjermane e Mbrojtjes në Berlin të premten. Nga ana tjetër edhe fuqia aktuale duhet të vihet më me efikasitet në përdorim, kur bëhet fjala për interesa europiane, tha ajo.

Von der Leyen mori si shembull politikën tregtare. Së bashku shtetet e BE janë „fuqia më e madhe tregtare e botës”, dhe mundet që „me efekt” të negociojnë si për dogana dhe marrëveshje tregtare”. Sipas von der Leyen shokimi që shkaktoi Brexit në BE e ka „bërë më të bashkuar Europën”. „Nuk ka asnjë sfidë për Europën që nuk mund të mposhtet me fuqinë që ka Europa”, theksoi von der Leyen.

Presidentja e ardhshme e KE foli edhe për klimën. Deri në vitin 2050 Europa duhet të jetë neutrale në drejtim të klimës, tha von der Leyen e bëri të ditur, se do të paraqesë një ligj europian për klimën, që „këtë qëllim politik ta përkthejë në të drejtë ligjore”.

Deutschland Europa-Rede Ursula von der Leyen (Reuters/A. Hilse)Ursula von der Leyen

Ballkani zë vend në fjalimin e von der Leyen

LEXO EDHE:  Investimet e huaja/ Komisioni Europian rrezikun që i kanoset Shqipërisë

Von der Leyen bëri po ashtu fjalë për një „politikë strategjike të zgjerimit”. Që para fjalimit të saj, presidentja e ardhshme e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një takim me kancelaren Merkel theksoi, se perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor është në interesin europian, si nga ana strategjike ashtu edhe për shkak të arsyeve të migrimit.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë përpjekje të jashtëzakonshme për të plotësuar kushtet e BE, nëse nuk ka bisedime anëtarësimi, me të dyja këto vende do të ndërmerren projekte të përbashkëta, bëri të ditur, von der Leyen. „Nëse ne europianët nuk i afrojmë ata me ne, atëherë këtë boshllëk do ta mbushin të tjerët, qoftë Kina apo Rusia, Turqia apo Arabia Saudite”, paralajmëroi von der Leyen. Presidenti francez, Macron së fundmi u shpreh kundër bisedimeve të anëtarësimit me të dyja vendet, pasi ai kërkon të reformojë fillimisht procesin e negociatave. Von der Leyen pritet të marrë postin e presidentes së Komisionit Europian më 1 dhjetor./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Franca dhuron 100 milionë euro për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Franca i dhuron Shqipërisë 100 milion euro, e ndërsa 60 milion euro do t’i japë në formën e huasë për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Kemi nënshkruar me kryeministrin Edi Rama një kontratë që synon të realizojmë projekte. Ne do të financojmë projekte në vlerë 100 mln euro. Përveç kësaj japim hua për 60 mln euro për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë, 1 mln në formën e ndihmën humanitare që ne e vumë menjëherë në dispozicion pas katastrofës. Shpresoj që kontributi ynë do ta ndihmojë Shqipërisë”, tha ministri i jashtëm Francës në Konferencën e Donatorëve./CNA.al 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rindërtimi/ Holanda dhuron tre milionë euro për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Holanda i dhuron Shqipërisë tre milionë euro për procesin e rindërtimit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Holandës në Konferencën e Donatorëve, e cila po zhvillohet sot në Bruksel, ku janë të pranishëm 100 vende.

“Pas tërmeti u takova me Ramën dhe Cakajn dhe më thanë histori zemër thyese që u prekën nga kjo katastrofë. Ky solidaritet të jetë ndihmë për rindërtimin pas tërmeti. Holanda 3 mln euro për aktivitetet ndërtuese, kjo do të forcojë kolegët e mi të përballojnë këtë detyrë të vështirë”, tha ministri i jashtëm holandes.

LEXO EDHE:  Kuvendi çan bllokadën e votave/ Miratohet emri Maqedonia e Veriut

LEXO EDHE:  Nga Ilir Levonja/ Në Shqipëri kudo ta lypin or zotëri

Nga ana tjetër, Danimarka do të dhurojë  2 mln euro.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministri e zbulon në Konferencën e Donatorëve/ Kjo është shuma që dhuron Italia për rindërtimin pas tërmetit

Publikuar

-

Nga

Italia i dhuron Shqipërisë 65 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Jashtëm italian në Konferencën e Donatorëve.

“Italia ishte nga shtetet e para që ndërhyri në mbështetje të popullsisë. Ne e dimë ç’do të thotë të pësosh fatkeqësi natyrore, ndaj dhe ne që në orët e para aktivizuam mbrojtjen civile. Vetëm 4 ditë më pas, dërguam 450 njësi në Shqipëri. Kemi dhuruar ndihmë materiale emergjence, tenda, pajisje, gjeneratorë dhe një tendë të madhe për punëtorët. Pra, ne i dhamë solidaritetin tonë popullit shqiptar.

LEXO EDHE:  Greqia, Evropa dhe Rusia

LEXO EDHE:  Kuvendi çan bllokadën e votave/ Miratohet emri Maqedonia e Veriut

Krijuam një task-forcë për të mbështetur autoritetet vendore për të mbrojtur trashëgiminë kulturore. Kjo ndihmë do të pasohet nga një mbështetje e konsiderueshme për rindërtim. Kjo ka të bëjë me kthimin e popullit shqiptar në kthimin dhe ëndrrat e tyre. Italia nga ana e saj është gati të bëjë atë që i takon, ne jemi në anën e Shqipërisë. 65 milionë euro, do të përdorim edhe 21 milionë euro, kemi alokuar 5 milionë euro për projektet e zhvillimit në këtë vit”, tha ministri italian.

LEXO TE PLOTE