LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policët i fusin në zgjedhje, Havari: Krim i rëndë, politika ka implikuar policinë deri në kockë

8 Nëntor 2019, 22:07, Politikë CNA
Policët i fusin në zgjedhje, Havari: Krim i rëndë, politika

Ish-zyrtari i Lartë i Policisë, Mithat Havari i ftuar në ?Provokacija? flet për dosjen e gjetur,  persekutimi gjatë komunizmit. Havari ka bërë të ditur se ka rënë në gjyrmët e kësaj dosje.

?Unë jam thirrur dy herë në Komitet të Partisë së rrethit të Elbasanit, në atë kohë, gjithashtu jam arrestuar për demostratat antikomuniste dhe jam dënuar?, thekson ish-zyrtari i lartë i policisë.

Qeveria është e detyruar nga presioni ndërkombëtar, por nuk ka shprehur asnjëherë gatishmërinë të merrej me dosjet.

?Unë bëra një kërkesë dhë u njoha me dosjen time, gjeta brenda të paktën 9 bashkëpunëtorë sigurimi me pseudonime, janë edhe 12 apo 13 legalë që raportonin te shokët e sigurimit të shtetit për armiqtë e klasës që nuk donin të nxirrnin realitetin e asaj kohe?.

Unë nuk jam nga ata që fal, sepse ajo kategori që i shërbente sigurimit e ndërtonte lumturinë familjare mbi fatkeqësinë e të tjerëvë?, tha Havari.

Për Mithat Havarin regjimi i atëhershëm ishte absurd, që sillte vetëm farkeqësi tek njerëzit.

Edhe pse i njohur si një njeri i policisë, tregon se është kërcënuar në rrugë, por policia nuk ka bërë asnjë reagim. Ky fenomen shprehet Havari nuk është i panjohur për mua.

?Unë tani jam në pension, jam i pambrojtur, jam i paarmatosur, jam si gjithë të tjerët?. Ish-oficeri i policisë tregon momentin e kërcënimit dhe shprehet se pas kallëzimit në polici, ?kriminilin? e sheh qetësisht në kafe pas disa ditësh.

?E kam bërë publike, dhe tani kam parë që kanë filluar lëvizjet për ta gjetur?, ? tha Havari.

I kam shpresat tek amerikanët, politika nuk duhet të ketë shansin t?i afrohet policisë,- thotë Mithat Havari. Ndërkohë që shprehet i shqetësuar, Mithat Havari thekson se policisë i mungon lideri, njerëz të besës, që qytetarët të kenë besim te autoritetet e policisë./abcnews

Lajmet e fundit nga