Connect with Us

“Paratë i ka siguruar me punë të ndershme”/ Balla publikon dokumentet, ironizon Bashën

Politikë

“Paratë i ka siguruar me punë të ndershme”/ Balla publikon dokumentet, ironizon Bashën

Publikuar

-

Ndërkohë që, kreu i opozitës Lulzim Basha, është  i pandehur  për akuzën e falsifikimit të formularëve në lidhje me kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shumën e 675 mijë dollarë, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Balla ka zgjedhur të bëjë një “sqarim” për publikun, teksa publikon shkrimin e dokumenteve referuar rastit të Bashës.

“Për të qenë të qartë me publikun:

I PANDEHURI: Lulzim Basha i biri i Xhelal dhe i Remzije i datëlindjes 12.06.1974, lindur dhe banues në Tiranë, Pallati afër ish Hotel Sheraton, me gjendje civile i martuar, me shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i pandehur, hetuar pa masë sigurimi.

LEXO EDHE:  Surpriza e Bashës nga çadra/Çfarë i propozoi sot Ramës

AKUZUAR se ka kryer veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 190/3 dhe 287-ç/2 të Kodit Penal.

ESHTË VËRTETUAR se ka paguar 500mijë dollarë + 175 mijë dollarë = 675 mijë dollarë (ka deklaruar se i ka paguar 500 mijë dollarë edhe publikisht).

Këto para i ka siguruar me punë të ndershme?

Kaq për sot!”, shkruan Balla./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Artan Hoxha shpëtoi Ramën nga burgu”/ Balla zbulon urdhër-arrestin

Publikuar

-

Nga

Moderatori Sokol Balla ka bërë një deklaratë shumë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin e tij, “Real Sroey”, duke zbuluar një “sekret” të paditur më parë.

Teksa ishte duke folur për protestën dhe vrasjen e katërfishtë në 21 Janar të vitit 2011, Balla tha se po të mos ishte publikuar videoja e vrasjes, nga gazetari Artan Hoxha, kryeministri Edi Rama do të ishte sot në burg.

Sipas tij, para se të publikohej videoja, ishte firmosur urdhër-arresti për Edi Ramën.

LEXO EDHE:  Vasili: Ruçi jep dorëheqjen, nuk dënove Ballën që dhunoi verbalisht fëmijët

LEXO EDHE:  "Lulzim Basha në Prokurori”/ Balla flet për CNA.al

“Nëse nuk do dilte ajo video, Rama do ishte në burg. Është e vërtetë! Po ta them unë, ka qenë gati i firmosur  urdhër-arresti para se ta jepte Artan Hoxha videon”, deklaroi moderatori./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alibeaj “i del nga duart” Bashës/ Nuk ulemi në debat me kriminelë

Publikuar

-

Nga

Megjithëse kryedemokrati Basha, shkeli mbi premtimet e tij, dhe u ul në trezë me Damian Gjiknurin, ish deputeti Enkelejd Alibeaj ka tjetër qëndrim.

I ftuar në emisionin “Tempora”  Alibeaj është treguar i prerë, ndërsa tha se nuk mund të ulesh me tryeza debatesh me kriminelë që vjedhin votat dhe buxhetin e shqiptarëve.

“Të ulesh në tryeza debatesh me kriminelë nuk i shërbejmë interesit publik! Me kriminelë të votës, me kriminelë që vjedhin buxhetin e shqiptarëve, me kriminelë që lëshojnë kriminelët nga burgjet… Lidhur me Gjiknurin, ai e ka vendin në burg. Nuk e kemi ne mundësinë ti themi një kryekrimineli si Rama që në vend të Damian Gjiknurit që vodhi votat e Dibrës të vendosë një tjetër si Rrahman Rraja apo Taulant Balla” , theksoi Alibeaj më tej./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shpërdoroi 612 mln lekë nga fondet publike/ Kryebashkiaku i Tropojës padit paraardhësin

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i Tropojës Rexhë Byberi padit penalisht paraardhësin e tij Besnik Dushaj dhe 7 punonjës të kësaj bashkie.

Mësohet se ditën e sotme Byberi ka depozituar padinë për shpërdorim të fondeve publike, për shifrën 612.000.000 lekë të vjetra.

Mbi Dushajn është ngritur akuza e “Shpërdorimit të detyrës”, “shkeljes së barazisë me tendera” dhe “shkatërrimit të pronës publike”.

LEXO EDHE:  Investimet në Tiranë/ Zëdhënësja e PD nxjerr “zbuluar” Veliajn

LEXO EDHE:  Surpriza e Bashës nga çadra/Çfarë i propozoi sot Ramës

Lidhur me këtë padi ka reaguar edhe Dega e Partisë Demokratike së Tropojës, e cila pretendon se ky është mashtrim i iniciuar në media. Demokratët pretendojnë se procedurat e kryera gjatë viteve 2015-2019 janë në përputhshmëri të plotë me legjislacionin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE