Connect with Us

“Nuk punoj për historinë”/ Basha komenton deklaratën e Macron, mesazh për Ramën

Politikë

“Nuk punoj për historinë”/ Basha komenton deklaratën e Macron, mesazh për Ramën

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon turin e tij të takimeve me të rinjtë. Nga qyteti i Krujës ditën e sotme Basha ka komentuar deklaratat e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për përgjigjen negative dhënë Shqipërisë  për çështjen e negociatave.

Teksa shprehet se, Rama duhet të falenderojë Macron që na mbrojti nderin, sipas Bashës “jo”-ja e Europës “ishte një ndërshkim për Edi Ramën, që po na ndërshkon ne”.

Kreu i demokratëve përpara të rinjve të Krujës ka deklaruar se nuk punon për historinë, dhe se shpërblimi më i madh për të është që “rinia shqiptare të ketë shanse të barabarta me rininë europiane.”

“Njerëzit që punojnë për të hyrë në histori, në përgjithsi, janë njerëz të tmerrshëm, o diktatorë, o psikopatë, u shkaktkojnë shumë vuajtje popujve të vet, ose janë kaq shumë në dashuri me veten, sa nuk duan jeri tjetër. Prandaj, mos më kërko të jem kryeministër që bëj gjithçka për të mbetur në histori. Rama, ndryshe nga sa thua ti, mendoj se do të hyjë në histori për shumë të këqija që i ka bërë vendit.  Neroni ka ngelur në histori se dogji Romën, ky është Neroni i Shqipërisë, vetëm se nuk ia ka vënë flakën në kuptimin fizik dhe nuk do ta lëmë, pork a djegur shumë.

Meqë përmende BE, Makron në një intervistë që i dha “The Economist”, Makron tha ekzaktësisht atë që u thashë unë shqiptarëve para 4 javëve. Ai duhet t’i thotë falemidnerit Makronit sena shpëtoi nderin. Macron tha se nuk do ta ndajmë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut, sepse gjysma e vendeve ishin për ta ndarë Shqipërinë. Pse? Është rinia e Maqedonisë së Veriut më e zonja se rinia jonë?! Ishte ndëshkim për Edi Ramën, që na ndëshkon ne. Ishte dështim i tij që na ndëshkon ne.

Shpërblimi më i madh për mua nuk është të mbetem në histori, por t’i shoh shqiptarët, veçanërisht rininë, të kenë të njëjtat shanse dhe mundësi si rinia Europiane, kam jetuar në Europë, kam qenë student dhe një nga gjërat që më ka motivuar tek çështje publike, politika pra, ishte se jo vetëm nuk kishim asnjë inferioritet prej hollandezëve, por në shumë fusha ne garonim dhe dilnim të parët. Shqiptarit, po I dhe mundësi, nuk ka kufi në suksesin e vet”, është shprehur Basha./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Presion dhe shantazh anëtares së Gjykatës Kushtetuese”/ Meta akuza të forta Xhafajt

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka ngritur tonet sot në drejtim të mazhorancës, pasi KPA vendosi shkarkimin e Besnik Muçit.

Sipas Metës, Muçi ka pasë presione të drejtpërdrejta në mënyrë që të pengojë punën e Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese.

Më tej, Meta ka sulmuar edhe ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për të cilin tha se  i bëri presion dhe shantazh publikisht Vitore Tushës.

“Vettingu i partisë u shpall para pak ditësh. Nuk jam i habitur se që ditën e parë që ka hyrë në zyrë ka pasur presione politike, që të bëhej pjesë e puçit për të penguar zonjën Marsida Xhaferllari për të ushtruar detyrën e saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Unë nuk i bëj presion askujt. Nqs doni emra, nuk besoj se keni harruar deklaratën e zotit Xhafaj, i maxhorancës është, i cili i bëri presione dhe shantazhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, e cila jo vetëm kaloi vettingun e para por edhe ka qëndruar me sforco në atë detyrë për të mbajtur hapur derën e Gjykatës Kushtetuese të cilën e bllokoi Edi Rama me disa palaço ndërkombëtarë të cilët kujtojnë se mund të tallen me popullin e Shqipërisë.”-tha ndër të tjera Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta kundër ambasadës amerikane dhe ndërkombëtarëve/ Palaço dhe hipokritë

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka sulmuar ashpër ndërkombëtarët duke i quajtuar ata palaço.
Meta u shpreh se nuk është surprizuar aspak nga shkarkimi i Muçit nga “vettingu politik” siç e quan ai.

“Zero surprizë nga vettingu i politikës. Vettingun e bllokoi Rama me disa palaço ndërkombëtarë.
Shtetet e Bashkuara janë si yll, janë si shpirt se me ato e kemi bërë Kushtetutën.
Ata e kanë bërë të qartë që punojnë me Kushtetutën që ka ndryshuar Rama dhe Agaçi.
Kam ftuar ekspertët e tyre t’i tregoj Kushtetutën e Shqipërisë”, u shpreh Meta.

LEXO EDHE:  Spiropali ngre zërin/ “Basha dhe Kryemadhi janë tradhtarë”

Sipas Metës, “Rama dhe palaçot ndërkombëtarët po e përdhosin dhe dhunojnë përditë Kushtetutën”.

“Larg duart nga Kushtetuta. Hiportikët që duan të çojnë këto akte në Venecia janë hipokritë se duhet të çonin çështjen e Arta Markut. Por tani duan ta çojnë sepse duan të mbrojnë Dvoranin sepse nuk është fajtori i vetëm dhe ka pasur garanci të disa palacove ndërkombëtarë për të përdhosur gjithë procesin”, u shpreh Meta.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta tregon “dhëmbët”/ Tani mbetet vetëm referendumi

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta është treguar mjaft i ashpër pasi KPA vendosi shkarkimin e Besnik Muçit, i cili ishte dekretuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Meta ka sulmuar ashpër si kryeministrin Edi Rama ashtu edhe ndërkombëtarët, të cilët i cilësoi si palaço.

Po ashtu Meta paralajmëroi se tashmë rruga e vetme është referendumi.

“I ftoj të vijnë me ekspertët e tyre t’u tregoj Kushtetutën e Shqipërisë mbi të cilën jam betuar dhe Kushtetutë që si kryetar parlamenti e kam bërë me 140 vota. Ka vetëm një zgjidhje për Edi Ramën e për disa palaço ndërkombëtar, ka vetëm një zgjidhje Referendumi”, deklaroi Meta”, deklaroi Meta.”-tha Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE