Connect with Us

“Ndihemi si një varkë në mes të oqeanit”/ Rama ‘kritika’ BE-së: Na kanë marrë me forcë busullën

Politikë

“Ndihemi si një varkë në mes të oqeanit”/ Rama ‘kritika’ BE-së: Na kanë marrë me forcë busullën

Publikuar

-

I pranishëm në Forumin e Davosit në Gjenevë për Dialogun Strategjik mbi Ballkanin Perëndimor, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për vendimin e BE-së për të mos çeljen e negociatave.

“Në këtë moment ndihemi si një varkë në mes të oqeanit, pasi na kanë marrë me forcë busullën”, është shprehur kreu i qeverisë. Teksa e ka konsideruar si një vendim të verbër Rama u shpreh se BE do të bëhet çdo ditë dhe më e paparashikuershme.

“Në këtë moment ndihemi si një varkë në mes të oqeanit, pasi na kanë marrë me forcë busullën. Për ne ka shumë rëndësi që ta dimë me saktësi. Është shume e qartë që nëse procesi i integrimit evropian është karakterizuar nga 5-6 vitet e fundit nga paparashikueshmëri. Ajo që ndodhi në tetor e bëri plotësisht të paparashikueshme.

Ndërsa flasim nuk kemi mundësi të dimë se çfarë duhet të bëjmë për të marrë atë që kërkojmë pasi natyra  e Këshillit Evropian është shumë e përcaktuar nga vetë vendet anëtare të BE sesa nga çfarë bëjmë apo nuk bëjmë ne.

Përcaktohet më shumë nga ajo se çfarë ata duan atë jetë apo mos të jetë BE, sesa nga çfarë duan që të bëjmë ne. Sigurisht që venet tona nuk janë gati të anëtarësohen, prandaj nëse “loja” e meritokracisë shndërrohet në “lojën” e fajësimit sa herë mungon kapaciteti për të nxjerrë një vendim konsensual. Kjo gjë nuk i sjell asnjë të mirë BE dhe procesit”, tha Rama.

LEXO EDHE:  Nga Kastriot MYFTARAJ/ Ja kush është autori i skemës abuzuese Qeveri - UET dhe roli i Sali Berishës

Ndërsa ritheksoi se Evropa nuk bën dot pa Ballkanin Perëndimor, kreu i qeverisë Rama u shpreh se përpjekjet e Shqipërisë tu anëtarësuar në BE janë një aspiratë e shqiptarëve.

Rama nuk ka hezituar të komentoj edhe procesin e integrimit të Serbisë teksa thotë se: “Për Aleksandrin është më e lehtë, pasi vendi i tij nuk është aq euro-optimist”.

“Ne nuk e nisëm këtë proces se dikush në Berlin apo Paris na detyroi, por e nisëm se ishte saktësisht ajo që i duhej popullit tonë, kombit tonë dhe fëmijëve tanë dhe do vazhdojmë ta bëjmë për ta.

Ne e dimë që rajoni ka potencial për t’u shfrytëzuar dhe do të bëjmë më të mirën tonë, duke rritur bashkëpunimin për shmangur pasojat negative që sjell ky vendim i verbër apo mos vendim i tetorit në opinionin publik dhe të ardhmen tonë.

Sigurisht që për Aleksandrin është më e lehtë, pasi siç e tha ai, vend i tij nuk është aq euro-optimist, por nuk mendoj se meqë ne e kemi më të vështirë duhet të qajmë apo të lutemi sepse në fund të fundit e bëjmë për fëmijët dhe brezat e ardhshëm dhe jo për këtë brez të liderëve në Evropë.

BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor apo Evropën Juglindore, po aq sa Evropën Juglindore ka nevojë për BE. Ata që nuk e kuptojnë këtë nuk kuptojnë se çfarë është në lojë dhe cilat janë sfidat e sotme e të ardhmes”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Franca dhuron 100 milionë euro për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Franca i dhuron Shqipërisë 100 milion euro, e ndërsa 60 milion euro do t’i japë në formën e huasë për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Kemi nënshkruar me kryeministrin Edi Rama një kontratë që synon të realizojmë projekte. Ne do të financojmë projekte në vlerë 100 mln euro. Përveç kësaj japim hua për 60 mln euro për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë, 1 mln në formën e ndihmën humanitare që ne e vumë menjëherë në dispozicion pas katastrofës. Shpresoj që kontributi ynë do ta ndihmojë Shqipërisë”, tha ministri i jashtëm Francës në Konferencën e Donatorëve./CNA.al 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rindërtimi/ Holanda dhuron tre milionë euro për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Holanda i dhuron Shqipërisë tre milionë euro për procesin e rindërtimit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Holandës në Konferencën e Donatorëve, e cila po zhvillohet sot në Bruksel, ku janë të pranishëm 100 vende.

“Pas tërmeti u takova me Ramën dhe Cakajn dhe më thanë histori zemër thyese që u prekën nga kjo katastrofë. Ky solidaritet të jetë ndihmë për rindërtimin pas tërmeti. Holanda 3 mln euro për aktivitetet ndërtuese, kjo do të forcojë kolegët e mi të përballojnë këtë detyrë të vështirë”, tha ministri i jashtëm holandes.

LEXO EDHE:  Tepërimi i rrezikshëm në raportet mes Edi Ramës dhe Erdoganit

LEXO EDHE:  Nga Kastriot MYFTARAJ/ Ja kush është autori i skemës abuzuese Qeveri - UET dhe roli i Sali Berishës

Nga ana tjetër, Danimarka do të dhurojë  2 mln euro.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministri e zbulon në Konferencën e Donatorëve/ Kjo është shuma që dhuron Italia për rindërtimin pas tërmetit

Publikuar

-

Nga

Italia i dhuron Shqipërisë 65 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Jashtëm italian në Konferencën e Donatorëve.

“Italia ishte nga shtetet e para që ndërhyri në mbështetje të popullsisë. Ne e dimë ç’do të thotë të pësosh fatkeqësi natyrore, ndaj dhe ne që në orët e para aktivizuam mbrojtjen civile. Vetëm 4 ditë më pas, dërguam 450 njësi në Shqipëri. Kemi dhuruar ndihmë materiale emergjence, tenda, pajisje, gjeneratorë dhe një tendë të madhe për punëtorët. Pra, ne i dhamë solidaritetin tonë popullit shqiptar.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Rama: 17 çështje gjyqësore janë në proçes

LEXO EDHE:  “Nuk do të bëhemi pjesë e mashtrimit”/ Kur hajduti bërtet kapeni hajdutin  

Krijuam një task-forcë për të mbështetur autoritetet vendore për të mbrojtur trashëgiminë kulturore. Kjo ndihmë do të pasohet nga një mbështetje e konsiderueshme për rindërtim. Kjo ka të bëjë me kthimin e popullit shqiptar në kthimin dhe ëndrrat e tyre. Italia nga ana e saj është gati të bëjë atë që i takon, ne jemi në anën e Shqipërisë. 65 milionë euro, do të përdorim edhe 21 milionë euro, kemi alokuar 5 milionë euro për projektet e zhvillimit në këtë vit”, tha ministri italian.

LEXO TE PLOTE