LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mini Shengeni Ballkanik/ Palmer: Ka mbështetjen tonë

8 Nëntor 2019, 13:44, Politikë CNA
Mini Shengeni Ballkanik/ Palmer: Ka mbështetjen tonë

I dërguari i posaçëm i DASH për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë të angazhuar në perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

Palmer u shpreh se projekti i Mini Shengenit Ballkanik për të mundësuar lëvizjen e lire të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve, ka mbështetjen amerikane.

?Angazhimi i Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të promovojnë bashkëpunimin përmes së ashtu-quajturës nisma e Mini Shengenit është shpresëdhënës, është një tregues që liderët në rajon po marrin përgjegjësi për fatin e tyre, po marrin në dorë të ardhmen e vet. Arkitektura e kësaj nisme ka një skaj të hapur, ka vend për Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën. Nisma është premtuese, ka mbështetjen tonë dhe angazhimin tonë për të bashkëpunuar me liderët e Ballkanit Perëndimor për ta çuar përpara? tha Palmer./CNA.al

Lajmet e fundit nga