Connect with Us

Metamorfoza e krimit/ Të uriturit që u vranë dje ose janë sot milionerë

Opinione

Metamorfoza e krimit/ Të uriturit që u vranë dje ose janë sot milionerë

Publikuar

-

Nga Lorenc Vangjeli

Në fillim të viteve 90-të ishin plot energji. Në trup ngjanin si balerinë ose gjimnastë, por ishin thjesht të uritur e të kequshqyer. Në portret tregonin dyfishin e moshës, me shumë rrudha dhe të parruar. Mbanin flokë të gjatë që në rastin më të mirë laheshin njëherë në javë. Dhembët i kishin  të mbushur me amalgamë të zezë dhe secili ishte me plot mungesa dhëmbësh në nofulla. Të veshur të gjithë njëlloj dhe me rroba me ngjyra të errëta.

Ky ishte pak a shumë identikiti i të riut shqiptar të dalë nga komunizmi dhe që po derdhej në Perëndim. Vetëm pak kohë më parë, slogani i famshëm komunist – për ironi të fatit po e përdor 30 vjet më vonë Lulzim Basha – thoshte: “Si është rinia sot, do të jetë atdheu nesër!”. Kurrë ndonjëherë nuk kishte qenë më e shëmtuar Shqipëria se përgjatë asaj përmbysjeje të dhunshme sistemesh. Jo se kishte qenë ndonjëherë më mirë, por sepse kishte mbetur dëshpërimisht shumë mbrapa botës së qytetëruar, me të cilin shqiptarët nisën të kenë një ballafaqim dramatik.

Shqiptarët po preknin Perëndimin që e kishin parë vetëm në ekranet bardh e zi të televizorëve dhe e kishin vështirë të kuptonin se çfarë shihnin në vitrina, nuk ju përkiste. Se vajzat që qeshnin për mirësjellje në rrugë dhe minifundet e tyre nuk ishin ftesa për harbim seksual. Në Romë, në Athinë e kudo gjetkë ku derdh vala e parë e emigracionit shqiptar, por dhe në Tiranë, një pjesë e madhe e çunave nisën të vjedhin, ca për mbijetesë, ca sepse e zgjodhën si jetesë. Dhe më pas gradualisht nisën të rriten në hierarkinë e krimit: filluan si shpërndarës të vogjël droge andej dhe kontrabandë këtej. Më të guximshmit nisën të meren me trafik qëniesh njerëzore e armësh, me prostitucion dhe më pas edhe me droga të rënda.

Një pjesë e madhe e çunave me shumë emra përfunduan në burgje. Të tjerë u vranë në Perëndim apo edhe në Shqipëri, në episode të dhunshme krimi mes tyre. Prehen në varreza monumentale në vend, me bustet e tyre që bien në sy dhe me dedikime në vargje nga miqtë dhe familjarët.

Një pjesë tjetër e çunave pati fat krejt tjetër. Janë ata që zgjodhën të kthehen herët në Shqipëri. Eshtë ai brez i të uriturve të komunizmit që sot janë 50-60 vjeçarë. Kanë respektin e shoqërisë që i quan të suksesshëm. Janë të martuar lumturisht me gra pothuaj moshatare që i respektojnë si mamatë dikur. Fëmijët studiojnë në universitetet më të mira të botës dhe kanë gjithçka që vetë as nuk e ëndërronin dot në moshën e tyre. Janë të kuruar në detaj. Kujdesen për trupin, duart, këmbët dhe sidomos për fytyrën si vajza nazike. Vishen me këshilla stilistësh me ngjyra të çelura. Kanë dashuri sezonale vajza televizioni që i llastojnë si dashnore sheikësh. I çojnë në Dubai dhe Maldive, ju sponsorizojnë muzikën apo vendin e punës ose ju hapin edhe një dyqan mode. Vetë meren me ndërtim. Me tregti të madhe. Kanë flotë kamionësh, skafe, vila në periferi të Tiranës e bregdet dhe apartamente jashtë shtetit. Miq në pushtet. Në opozitë. Në drejtësi. Rrinë me ministra e ish-ministra. Me politikanë e prokurorë. Shpesh thonë dhe fjalën e fundit që në diskutimet e tyre të para. Komisionojnë. Koncesionojnë. PPPojnë.

Në identikitin e tyre nuk mungojnë unazat, vareset e rënda të floririt dhe sahatët që kushtojnë sa ka kushtuar gjithë jeta e prindërve të tyre që vdiqën të uritur. Parfumi gjithashtu. Pinë verë të mirë, parapëlqejnë crudo-t, por përgjithësisht mbajnë dietë.

Hedhin veten ose paratë e tyre në politikë dhe në media; një pjesë ndodhen edhe në politikë, edhe në media. Kanë vetëm një problem. Nuk kanë kurrë mjaftueshëm para për të blerë të shkuarën e tyre. E cila në mos njëherë, njëherë, rikthehet në forma të ndryshme. Qoftë si paralajmërim i heshtur. Qoftë në mënyrë të egër e brutale, me kërcënim prangash në rastin më të mirë dhe me kallashnikov apo tritol në rastin më të keq. Ky është rrugëtimi i një brezi që në rininë e tij të mjerë, të nisur me fasule të zjerra shumë dhe sapun Rogozhine përcaktoi sesi do të ishte atdheu nesër. Një Shqipëri shumë më e pasur se dje, por shumë më e varfër sesa meriton të jetë dhe sesa do të duhej të ishte. Për shkak të tyre. Por jo vetëm për shkak të tyre./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Andi Bushati/ Rama tradhëtari dhe gomerët që e sulmojnë

Publikuar

-

Nga

andi bushati opinion

Një stuhi në gotë që shpërtheu këtë fillim jave në Kosovë u shfrytëzua si një rast i mirë për të sulmuar edhe njëherë Edi Ramën. Disa nxituan ta shpallin sërisht tradhëtar, të tjerë bënë thirrje që të izolohet si “non grata”, konspiracionistët panë një lëvizje të re për të realizuar plane të vjetra me Vuçiçin, ndërsa patriotët e thekur një provokim për të bërë të pranueshëm mini Shengenin ballkanik.

Duhet thënë se e gjithë kjo rokopujë ishte e pavend dhe e ekzagjeruar. Ajo u nxit nga një detaj i thjeshtë. Mes qindra postimeve që bën në ditë, kryeministri që qeveris përmes Facebook dhe Twitter, kishte bërë një gafë të rëndë. Duke u përpjekur të shpjegonte politikat e rilindjes për furnizimin e popullësisë me ujë, ai botoi edhe një hartë skandaloze ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë.

Ky ishte “krimi”, natyrisht flagrant dhe i pa pranueshëm për çdo kabinet kryeministror serioz, kudo në botë. Për të cilin, gjithkush, më pak arrogant, do të kishte përunjësinë të kërkonte ndjesë dhe nuk do mjaftohej vetëm me një korrigjim të videos në Facebook.

Por nga këtu, ta shohesh këtë gafë me një mendësi konspirative, ta shesësh si një vazhdim të aventurës së korigjimit të kufijve, ta paraqesësh si një provokim që do të përgatisë terrenin për mini Shengenin dhe ti bësh të gjitha këto bashkë për të shpallur gafaxhiun tradhëtar, është vërtet një hiperbolë e madhe.

Pra thënë këtë, duket se kemi qëmtuar një tjetër rast, për të ilustruar tezën që vetë Rama artikuloi në mbrojtje të Thaçit, që kush të akuzon si tradhëtar, s’është gjë tjetër veçse një gomar.

Po a jemi këtu përpara një rasti të tillë? A është thjeshtë kryeministri një gafaxhi dhe ata që e akuzojnë një tufë budallenjsh qëllimkëqij?

Jo në fakt, sepse, as historia nuk është kaq e thjeshtë dhe as Rama nuk ështe hera e parë që lë dyshime përreth vetes.

A nuk qe ai edhe protagonisti që e sulmoi Vuçiçin në folenë e tij në Beograd duke u shndërruar më pas në mik të darkave ku këndonte Daçiçi dhe ku vizatoheshin harta?

LEXO EDHE:  Kastriot Myftaraj sulmon Lorenc Vangjelin/Shkëlqen me injorancën e vet

A nuk qe ai, që një herë fiste për bashkim kombëtar në kuadër të BE dhe njëherë tjetër e përdorte këtë temë si shantazh kundër saj?

A nuk qe ai që shqiptarëve u thoshte se taksa qe një klithmë që duhej ruajtur dhe Hardinajt i bënte presion përpara Makronit për ta hequr atë?

A nuk qe ai që goditi Mekelin duke thënë se është kryeministër që mbron interesat e shqiptarëve dhe jo të gjermanëve ndërsa pastaj e mohoi të ketë qenë ndonjëherë për ndryshim kufijsh.

A nuk është ai që po mbron me Shengenin ballkanik zgjidhjen e mrekullueshme të një rajoni pa mure, vetëm pasi ka mbështetur idenë e ndryshimit të kufinjve që predikonte mure të reja etnike?

Pra thënë këto, e kupton qartë se Edi Rama, nuk ka pasur kurrë një vizion, as për Kosovën, as për bashkimin, por, ai i ka përdorur këto tema si një tregëtar cinik, vetëm për të fituar momentalisht për vete.

Prandaj të gjithë ata që kanë ndjekur këtë trajektore kanë të drejtë të dyshojnë.

Ne njerëzit “normalë”, mund të kemi të drëjtën ti gjykojmë apo ti quajmë gomerë akuzuesit e tij. Ne mund ta përqeshim paranojën apo konspirativizmin e tyre. Por ato, si të gjitha patologjitë, nuk kanë lindur nga hiçi. Ato kanë pasur shkaqe dhe kanë gjetur terren në sjelljen e çekuilibruar, të paparimtë dhe kundërthënëse të kryeministrit shqiptar.

Edi Rama ka shërbyer si toka më pjellore e mundshme për të lulëzuar budallenjtë që e akuzojnë atë si tradhëtar.

Prandaj dhe në këtë rast, shërbeu një gafë me harta për të nisur një stuhi të re. Një fortunë, ku gomerët nuk janë vetëm në anën e fanatikëve të mbrojtjes së kufijve, por edhe në anën e atyre që bëjnë lodra me ta./ Lapsi.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Kush vjen në Tiranë duhet të paguajë!”/ Dylgjeri ironizon taksën e re “made in” Veliaj

Publikuar

-

Nga

Nga Ylli Dylgjeri

Tu priten majat!

Në Anglinë e fundshekullit të 18 prodhimi ekonomik po rritej në përmasa të mëdha. Shkëmbimet tregtare, dhe të ardhurat nga vendet koloniale e kishin rritur nivelin e jetesës kudo.(skishin filluar ende PPP-të). Fshati dhe prodhimet bujqësore kishin pasuruar feudalët. Në shumë raste të ardhurat e tyre ia kalonin edhe princeve te oborrit mbreteror londinez. Shpenzimet per luks e qef nuk kishin llogari. Djemte e feudaleve sipas zakonit zbrisnin ne fundjave ne Londer shkonin per te festuar ne party ne Oborrin e Mbretit. Kerkonin e benin edhe sherbime plus. Shkembeheshin e njiheshin edhe me vajzat e oborrit. Njohjet sollen lidhje martesore. Por keto lidhje ishin te papranueshme e te palejueshme per gjakun mbreteror! Jo se Londra po mbipopullohej apo skish mundesi sherbimesh e trafiku, por, djemte e fshatareve po u merrnin çupat e Oborrit. Po perzihej gjaku!
Mbreteria u vu ne alarm. Duhej frenuar! Duhej ndaluar shpejt! Duhej vepruar.
Atehere, si ta pengojme?Mendjet e ndritura te keshilltareve u vune ne levizje e i propozuan Mbretit: Ligj…
Pranohen te qarkullojne ne Londer e te hyne edhe ne Oborrin mbreteror djemte nga fshati, por te porta e madhe e Oborrit tu priten majat e kepuceve. Ishte moda e kepuceve me maja perpjete qe si fillim i mbathen vetem princerit…
Mu kujtua sot kjo histori kur degjova Kryebashkiakun Velija sot ne nje komision parlamentar qe:
paralajmëron taksë të re: Kush vjen në Tiranë duhet të paguajë

LEXO EDHE:  Deklarata bombë e Lorenc Vangjelit/ “Në dosje të përfshirë ministra e ish ministra”

Kryebashkiaku Erion Veliaj përballë komisionit parlamentar të ligjeve ditën e sotme kërkoi një ligj special për Tiranën duke pranuar se nuk është në gjendje të përballojë ritmin e shtimit të popullsisë dhe trafikun që shtohet për ditë.
Duke kërkuar një ligj special ashtu siç e kanë disa kryeqytete Evropiane, Veliaj paralajmëroi një tarifë për të gjithë ata persona që e përdorin Kryeqytetin për të marrë shërbimet që ofron.
Sipas Veliajt, të gjithë personat që kërkojnë të hyjnë në Tiranë për të përdorur shërbimet që ofron kryeqyteti duhet të paguajnë.

Në fund duke i kujtuar Ligjin e Mbretërisë Londineze, do Ti thoja Kryetarit që kjo tarifë duhet të fillojë nga Ty,
Ti je i ardhur, ose Të priten majat!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Klodian Tomorri: Taksimi selektiv është antikushtetues

Publikuar

-

Nga

Nga Klodian Tomorri

Tentativa e Bashkise se Tiranes per te taksuar qytetaret e rretheve te tjera qe hyjne ne kryeqytet eshte nje cmenduri antikushtetuese. Kjo eshte nje takse qe cdo gjykate ta rrezon poshte brenda sekondes.

Oreksi i Lalit per te taksuar eshte gjithmone i madh, por ka ca parime me te shenjta se sa uria e Bashkise se Tiranes per taksa.

I pari eshte parimi i mosdiskriminimit. Qytetaret jane njesoj te barabarte para ligjit. Nuk ka takse qe vendoset per disa qytetare dhe nuk vendoset per te tjeret. Ca emri do i vendosim kesaj takse? Taksa e provincialeve? Sepse nese kalon kjo, qeveria neser mund te veje nje takse per barkmedhenjte, nje takse per njerezit e gjate, nje tjeter per njerezit e shkurter, e keshtu me radhe. Keto shembuj banale jane per te treguar se cfare cmendurie eshte ajo ide.

I dyti eshte parimi i perkatesise. Tirana, Durresi dhe cdo qytet tjeter i Shqiperise jane prone e shqiptareve. Nuk jane prone as e kryetarit te bashkise, as e kryeministrit, cilido qofte ai.

I treti eshte parimi i rezidencialitetit qe misherohet ne sistemin tone tatimor, neni 7 i ligjit per tatimin mbi te ardhurat. Taksat paguhen atje ku je rezident. Ndaj kemi marreveshje per eliminimin e taksimit te dyfishte edhe me te huajt ne. Me mendjen e Bashkise se Tiranes, ne duhet te na taksonin sa here qe dalim jashte shtetit, per pushime apo per halle. Vajte dy dite per vizite ne Milano, paguaj takse per pastrimin dhe gjelberimin e Milanos.

LEXO EDHE:  Shqipëria, shtet dhe shoqëri e dështuar!

Se fundmi, argumenti ekonomik. Edhe ky nuk qendron. Pretendimi i Bashkise se Tiranes se gjithe shqiptaret vijne ne Tirane per te marre sherbime duke shkaktuar kosto dhe duke mos paguar asgje eshte i pavertete.

Ata qytetar qe vijne ne Tirane, paguajne takse tek cdo mall apo sherbim qe marrin ne kryeqytet. Sepse bashkia takson cdo biznes ku ata blejne apo marrin sherbime. Pertej kesaj, Tirana nuk u be e mira e dheut as nga Bashkia as nga qeveria. Eshte konsensusi i te gjithe shqiptareve per ta pranuar ate si lryeqytet, qe ka zhvilluar ekonomikisht Tiranen dhe qe rrjedhimisht mbush arkat e bashkise me taksa.

LEXO TE PLOTE