LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manja paralajmëron votimin e dy anëtarëve të rinj të Kushtetueses

8 Nëntor 2019, 16:23, Politikë CNA
Manja paralajmëron votimin e dy anëtarëve të rinj të

Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë këtë të hënë dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Pavarësisht letrës së Metës, për pezullimin e dekretimit të vakancës së dytë që i takon presidentit, Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja shprehet se letra e presidentit nuk pezullon asnjë vendim juridik.

?Presidenti ka dërguar një letër ku kërkon pezullimin e dekretimit të vakancës së dytë që i takon presidentit, dhe unë nuk di që letra pezullon një veprim juridik. Kushtetuta flet shumë qartë. Secili nga institucionet kushtetuese të përfshira në procesin e kompozimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe këtu e kam fjalën për presidentin e republikës, Kuvendin dhe Gjykatën e Lartë nëse nuk e ushtrojnë këtë kompetencë brenda afatit 30 ditor kandidati i listuar i pari konsiderohet i emëruar dhe ky afat është afat prekluziv. Kuvendi i Shqipërisë ditën e hënë do të ushtrojë këtë kompetencë në përputhje me rregulloren e Kuvendit?, tha Manja./CNA.al

Lajmet e fundit nga