Connect with Us

Lulzim Basha paralajmëron Rexhep Rrajën: Do ta shohësh ti!

Politikë

Lulzim Basha paralajmëron Rexhep Rrajën: Do ta shohësh ti!

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Kruja ku ndodhej në një bashkëbisedim me të rinjtë, ndër të tjera ka zgjedhur t’i jap përgjigje edhe djalit të deputetit socialist Rrahman Rrajës, Rexhep Rrajës, i cili kohë më parë para mediave kur emri i tij do të përmendej për rastin “Xhisiela”, do të “sfidonte” kryedemokratin duke thënë se: “Basha ta provojë në zgjedhje”.

Duke ia kthyer me të njëjtën monedhë, Basha ka theksuar se  beteja për zgjedhje të lira nuk është vetëm për të si individ, por për të gjithë shqiptarët.

Sipas kryedemokratit, “synimi i PD-së është që vendimmarrja t’i kthehet qytetarit dhe jo kriminelëve, të mbështetur dhe promovuar në politikë nga vetë kryeministri, Edi Rama.”

“Unë kam një tjetër garanci se nëse nuk ndalen, ju të kemi në fuqi ta shkarkoni, por pikërisht këtë mekanizëm e ka shkatërruar Edi Rama.  Ai nuk ua ka dhënë fuqinë ju, por kriminelëve. Ia ka dhënë Tur Bushëve me shokë. Ua ka dhënë Rrajave. Ata bëjnë ligji , ata marrin leket, ryshfete, bëjnë raketat dhe kur vjen dita e zgjedhjesh del ai bukuroshi atje dhe më thotë mua: Ta shoh Lulzim Basha për zgjedhjet. Dua t’i them sot atij (Rexhep Rrajës)  se do ta shohësh ti, sepse kjo nuk është betejë për Lulzim Bashën dhe PD, por kjo është një betejë për të  gjithë shqiptarët.  Në zgjedhjet do të shkojnë dhe mjerë atë që do të guxojnë të prekin votën e shqiptarëve. Kjo do të jetë  garancia për ju siç është në çdo vend normal. I mbajte premtimet do të fitosh, si mbajte ik në shtëpi, kjo është demokracia”-tha Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Greqia dhuron 2.5 milion euro për Shqipërinë, do të ndërtojë edhe 200 shtëpi

Publikuar

-

Nga

Greqia i dhuron Shqipërisë 2.5 milion euro ndërsa do të ndërtojë edhe 200 shtëpi të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lajmin e bëri të ditur ministri grek gjatë Konferencës së Donatorëve.

Ndërkaq, Polonia ka dhuruar 2.7 milion euro.

“Polonia do të japë 2.7 milion euro. Shpresoj që kontributi të ndihmojë Shqipërinë në rindërtim”, tha ministri i jashtëm polak.

LEXO EDHE:  Videoja me komisionerin e BE-së/ Bregu: Thashetheme që bëjnë pis ata që i ndërtojnë

LEXO EDHE:  Degradon seanca parlamentare/ Basha “sulmon” Arta Markun dhe Donika Prelën

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Franca dhuron 100 milionë euro për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Franca i dhuron Shqipërisë 100 milion euro, e ndërsa 60 milion euro do t’i japë në formën e huasë për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Kemi nënshkruar me kryeministrin Edi Rama një kontratë që synon të realizojmë projekte. Ne do të financojmë projekte në vlerë 100 mln euro. Përveç kësaj japim hua për 60 mln euro për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë, 1 mln në formën e ndihmën humanitare që ne e vumë menjëherë në dispozicion pas katastrofës. Shpresoj që kontributi ynë do ta ndihmojë Shqipërisë”, tha ministri i jashtëm Francës në Konferencën e Donatorëve./CNA.al 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rindërtimi/ Holanda dhuron tre milionë euro për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Holanda i dhuron Shqipërisë tre milionë euro për procesin e rindërtimit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Holandës në Konferencën e Donatorëve, e cila po zhvillohet sot në Bruksel, ku janë të pranishëm 100 vende.

“Pas tërmeti u takova me Ramën dhe Cakajn dhe më thanë histori zemër thyese që u prekën nga kjo katastrofë. Ky solidaritet të jetë ndihmë për rindërtimin pas tërmeti. Holanda 3 mln euro për aktivitetet ndërtuese, kjo do të forcojë kolegët e mi të përballojnë këtë detyrë të vështirë”, tha ministri i jashtëm holandes.

LEXO EDHE:  I tregon Arta Dade/ Tre kauzat e PS-së që Rama i braktisi për Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  Degradon seanca parlamentare/ Basha “sulmon” Arta Markun dhe Donika Prelën

Nga ana tjetër, Danimarka do të dhurojë  2 mln euro.

LEXO TE PLOTE