Connect with Us

“Lëreni djalin të shkojë në shtëpi dhe kthehuni merrni të tjerët, nëse ua mban”

Politikë

“Lëreni djalin të shkojë në shtëpi dhe kthehuni merrni të tjerët, nëse ua mban”

Publikuar

-

Gazetari Mentor Kikia e quan shfaqje përtej çdo logjike atë që po ndodh pas lirimit të Alvinit nga kampi në Siri.

Sipas Kikisë, i gjithë ky show, shqiptaro-italian, është një tym që hidhet për të mbuluar heshtjen skandaloze të të dy shteteve për të tërhequr nga ky kamp njerëzit e tyre.

“Operacioni për marrjen e Alvinin ishte një shoë politik pasi historia e tij shkaktoi një reagim shumë të madh mediatik e publik në Itali. Alvinin e shpëtoi një baba i përkushtuar, që për 5 vjet nuk reshti së kërkuari, si dhe dy gazetarë, një italian e një shqiptar, që shkuan dhe e gjetën mu brenda në kamp.
Ndërsa gara mes qeverisë dhe presidencës shqiptare se kush dha më shumë kontribut për shpëtimin e Alvinit është qershia mbi tortë e kësaj hipokrizie”, shkruan mes të tjerash Kikia.

Postimi i plotë:

Lëreni djalin të shkojë në shtëpi dhe kthehuni merrni të tjerët. Nëse ua mban…
Një shfaqje përtej çdo logjike vazhdon prej dy ditësh me marrjen e djaloshit 11 vjeçar Alvin Berisha nga një kamp në Siri, ku mbahen ish luftëtarë të ISIS si dhe gratë e fëmijët e tyre. Video dhe foto pa fund. Njësoj si ata bamirësit që, edhe kur i japin një copë bukë fukarait, bëjnë disa bubla filmimi që të kapet imazhi më i mirë.
Në Romë një ushtri me zyrtarë, dolën në një konferencë për shtyp duke treguar me radhë se si e morën Alvinin nga kampi. A thua kanë evakuuar të gjithë kampin. Ministri yne i brendshem udhetoi nga Bejruti ne Rome, per te qene edhe ai pjese e gostise mediatike.
Në fakt i gjithë ky shoë, shqiptaro-italian, është një tym që hidhet për të mbuluar heshtjen skandaloze të të dy shteteve për të tërhequr nga ky kamp njerëzit e tyre.
Atje besohet se janë të paktën 80 shqiptarë, shumica gra e fëmijë, të cilët shteti ynë nuk pranon ti riatdhesojë, sikundër edhe vendet e BE-së. Sepse ata ikën vullnetarisht.
Operacioni për marrjen e Alvinin ishte një shoë politik pasi historia e tij shkaktoi një reagim shumë të madh mediatik e publik në Itali. Alvinin e shpëtoi një baba i përkushtuar, që për 5 vjet nuk reshti së kërkuari, si dhe dy gazetarë, një italian e një shqiptar, që shkuan dhe e gjetën mu brenda në kamp.
Ndërsa gara mes qeverisë dhe presidencës shqiptare se kush dha më shumë kontribut për shpëtimin e Alvinit është qershia mbi tortë e kësaj hipokrizie.
Për të marrë njerëzit nga kampi në Siri nuk ka nevojë për Rambo, apo luftëtarë Ninxha. Mjafton të duash ti marrësh./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Konferenca e Donatorëve/ Shifrat, sa para dhuroi secili shtet për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Në Konferencën e Donatorëve në Bruksel vijon mbledhja e të ardhura për procesin e rindërtimit në Shqipëri e cila u godit nga një tërmet katastrofik më 26 nëntor të vitit 2019.

Nga shifrat e publikuara, Franca, Italia Gjermania dhe Turqia janë ndër shtete të cilët kanë dhuruar më shumë për fondin e rindërtimit në Shqipëri.

Lista e dhurimeve sipas shteteve deri më tani:

BE: 100 milionë euro
KE: 15 milionë euro
Holanda: 3 milionë euro
Danimarka: 2.7 milionë euro
Suedia: 5.6 milionë euro
Gjermania: 11 milionë euro
Franca: 100 milionë euro
Italia: 65 milionë euro
Polonia: 2.7 milionë euro
Greqia: 2.5 milionë euro dhe ndërtimin e 200 shtëpive
Sllovakia: 250 mijë euro (për rindërtimin e shkollave)
Austria: 1 milion euro
Republika Çeke jep 9.5 milionë koruna,

LEXO EDHE:  Foto-denoncimi/ “Lal plehu” bën show, ndërsa…

LEXO EDHE:  Shpëtoi për mrekulli nga mbidoza e drogës: Ja pse kjo ditë është e veçantë për Demi Lovato-n

Sllovenia: 300 mijë euro (për ndërtimin e një shkolle)
Finlanda: 300 mijë euro
Portugalia: Vetëm asistencë teknike
Luksemburg: 100 mijë euro
Bullgaria: 120 mijë euro
Rumania: 2 milionë lei
Qipro: 9.5 milionë korona çeke
Hungaria: 250 mijë euro (për rindërtimin e kishave)
Irlanda: 300 mijë euro
Spanja: 250 mijë euro
Mali i Zi: 500 mijë euro
Serbia: 2 milionë euro grant
Maqedonia e Veriut: 6 milionë denar
Kosova: 200 mijë euro
Bosnja-Hercegovina: 50 mijë euro
Turqia: 46.3 milionë euro

LEXO TE PLOTE

Politikë

Greqia dhuron 2.5 milion euro për Shqipërinë, do të ndërtojë edhe 200 shtëpi

Publikuar

-

Nga

Greqia i dhuron Shqipërisë 2.5 milion euro ndërsa do të ndërtojë edhe 200 shtëpi të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lajmin e bëri të ditur ministri grek gjatë Konferencës së Donatorëve.

Ndërkaq, Polonia ka dhuruar 2.7 milion euro.

“Polonia do të japë 2.7 milion euro. Shpresoj që kontributi të ndihmojë Shqipërinë në rindërtim”, tha ministri i jashtëm polak.

LEXO EDHE:  Flokë të elektrizuara? Ja si të shpëtoni njëherë e mirë

LEXO EDHE:  Foto-denoncimi/ "Lal plehu" bën show, ndërsa...

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Franca dhuron 100 milionë euro për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Franca i dhuron Shqipërisë 100 milion euro, e ndërsa 60 milion euro do t’i japë në formën e huasë për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Kemi nënshkruar me kryeministrin Edi Rama një kontratë që synon të realizojmë projekte. Ne do të financojmë projekte në vlerë 100 mln euro. Përveç kësaj japim hua për 60 mln euro për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë, 1 mln në formën e ndihmën humanitare që ne e vumë menjëherë në dispozicion pas katastrofës. Shpresoj që kontributi ynë do ta ndihmojë Shqipërisë”, tha ministri i jashtëm Francës në Konferencën e Donatorëve./CNA.al 

LEXO TE PLOTE