Connect with Us

Largimi masiv i mjekëve/ Kreu i Shoqatës së Traumës apel qeverisë: Shpallni alarmin sos

Sociale

Largimi masiv i mjekëve/ Kreu i Shoqatës së Traumës apel qeverisë: Shpallni alarmin sos

Publikuar

-

Kreu i Shoqatës së Traumës, Agron Dogjani ka ngritur alarmin për largimin masiv të mjekëve jashtë vendit.
Dogjani i bën thirrje qeverisë të shpallë alarim sos.

“Te Trauma ka vende bosh nga largimi i mjekëve. Me këtë ritëm, pas disa vitesh do të mbetemi pa mjekë”, u shpreh Dogjani.

Gjithashtu, ai apelon shtimin e kapaciteteve të spitalit të Traumës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur

Publikuar

-

Nga

Arti ka humbur një tjetër figurë të njohur. Mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 59- vjeçare aktori Xhevdet Ferri.

Ferri vuante nga një sëmundje e pashërueshme prej kohësh.

Xhevdet Ferri, lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960, është aktor shqiptar, bashkëshort i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si Dhe vjen një ditë, Vitet e pritjes etj.

Filmi i tij i parë ka qen kur ai ishte akoma një student./CNA.al

 

LEXO EDHE:  “Do largohem nga ‘Top Channel’!” Florian Agalliu rrëfen publikisht arsyen

LEXO EDHE:  Moderatori i njohur do të largohet nga Top Channel?

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Fshati ku s’del njeri në pension/ Njihuni me historinë e tij

Publikuar

-

Nga

Në të gjithë njësinë Sukë me 14 fshatra e vendosur vetëm pak km larg Këlcyrës popullsia është reduktuar me ritme të shpejta.

13 vite më parë me mbështetjen e CESVI një organizatë italiane gati 40 fermerë nisën kultivimin e vreshtave dhe ndërtuan shoqatën e tyre.

Më pas u ndërtua edhe punishtja e nxjerrjes së verës por me kalimin e viteve shumica e braktisën tokën dhe tani kanë ngelur vetëm 4-5 fermerë të vreshtave që thonë se vështirësitë më të mëdha lidhen me mungesën e tregut ndërsa punishtja nuk përdoret prej vitesh për shkak të kostos, raporton TCH.

Shahin Isufaj administratori i njësisë Sukë thotë se vetëm 10% e tokës punohet në të gjithë njësinë dhe se ata që punojnë janë kryesisht të moshuar.

Më të rinjtë nuk shohin mundësi jetese në këtë zonë megjithëse toka është pjellore, klima e butë dhe kullota e pasur. Për ata që kanë zgjedhur blegtorinë është edhe më e vështirë.

LEXO EDHE:  Moderatori i njohur do të largohet nga Top Channel?

LEXO EDHE:  Opozita "mall" për karriget/ Prezente në parlament deri në 18:00

Familjet në Sukë mbajnë nga 1 lopë ose pak dele sa për të jetuar ndërsa në treg nuk shkon asgjë. Mosha mesatare në të gjithë territorin rural përreth Këlcyrës është mbi 65 vjeç.

Ritmi i braktisjes për shkak të pamundësisë për të krijuar të ardhura ka bërë që të ketë fshatra edhe me 1 apo 2 familje ndërsa pjesa kryesore e të ardhurave ende vjen nga emigracioni.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Defekt në rrjet/ Shkëputet energjia në zonat pranë ambasadës amerikane

Publikuar

-

Nga

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se për shkak të një defekti si pasojë e punimeve të UKT pranë zonës së ambasadës amerikane, kanë mbetur pa energji disa zona në Tiranës.

Sipas njoftimit të OSHEE, pa energji kanë mbetur abonentët në zonën pranë qytetit “Studenti”, në zonën pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal dhe shkollës së mesme artistike “Jordan Misja”.

“Grupet e OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin në kohë të defektit”, thuhet më tej në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE