Connect with Us

Korrupsioni në nivele të frikshme/ Administrata tatimore i “merr frymën” biznesit

Politikë

Korrupsioni në nivele të frikshme/ Administrata tatimore i “merr frymën” biznesit

Publikuar

-

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me raportin e bankës Botërore, ku ndër të tjera theksohet se rreth 36% e bizneseve shqiptare ankohen për korrupsionin e administratës tatimore.

Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se “Banka Botërore në survejimin më të fundit që ka bërë, rezultatet që ka nxjerrë janë të qarta. Biznesi shqiptar ankohet se ëshët administrat tatimore që iu merr shpirtin dhe iu kërkon zarfa. Pra, merr ryshfet që të bëjë punë e tyre. Shifrat e korrupsionit janë tre herë më të larta se në vendet e rajonit dhe dy herë më të larta se mestarja botërore”.

LEXO EDHE:  Rama ia hedh paq/ Vasili: Ç'të paturpë!

Më tej, Vasili tha se Rilinja, ka ringjallur në mënyrë të tërbimshme korrupsionin në Shqipëri.

Sipas Vasilit, edhe portal për bashkëqeverisjen i trumbetuar fort nga Rama, është “përqëndrimi i pushtetit në duart e kryeministrit. Është albia e një korrpsioni në qelizë që vetëm hapet dhe rritet. Është grabitje e qindra milion eurove nga xhepat e shqiptarëve dhe futjen në xhepat e qeverisë dhe oligarkëve”.

Po ashtu Vasili bëri një thirrje të fortë për qytetarët shqiptarë, ndërsa theksoi se “duhet të bëjmë një bllok kombëtar që qëndron përballë kësaj qeverie për të shpëtuar veten”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Konferenca e Donatorëve/ Shifrat, sa para dhuroi secili shtet për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Në Konferencën e Donatorëve në Bruksel vijon mbledhja e të ardhura për procesin e rindërtimit në Shqipëri e cila u godit nga një tërmet katastrofik më 26 nëntor të vitit 2019.

Nga shifrat e publikuara, Franca, Italia Gjermania dhe Turqia janë ndër shtete të cilët kanë dhuruar më shumë për fondin e rindërtimit në Shqipëri.

Lista e dhurimeve sipas shteteve deri më tani:

BE: 100 milionë euro
KE: 15 milionë euro
Holanda: 3 milionë euro
Danimarka: 2.7 milionë euro
Suedia: 5.6 milionë euro
Gjermania: 11 milionë euro
Franca: 100 milionë euro
Italia: 65 milionë euro
Polonia: 2.7 milionë euro
Greqia: 2.5 milionë euro dhe ndërtimin e 200 shtëpive
Sllovakia: 250 mijë euro (për rindërtimin e shkollave)
Austria: 1 milion euro
Republika Çeke jep 9.5 milionë koruna,

LEXO EDHE:  Ironia e Vasilit/ “Drejtorët në Shkodër si kastraveca në duart e shkollëpakut”

LEXO EDHE:  LSI ndërron mendje për zgjedhjet/ Vasili ultimatum Bashës?

Sllovenia: 300 mijë euro (për ndërtimin e një shkolle)
Finlanda: 300 mijë euro
Portugalia: Vetëm asistencë teknike
Luksemburg: 100 mijë euro
Bullgaria: 120 mijë euro
Rumania: 2 milionë lei
Qipro: 9.5 milionë korona çeke
Hungaria: 250 mijë euro (për rindërtimin e kishave)
Irlanda: 300 mijë euro
Spanja: 250 mijë euro
Mali i Zi: 500 mijë euro
Serbia: 2 milionë euro grant
Maqedonia e Veriut: 6 milionë denar
Kosova: 200 mijë euro
Bosnja-Hercegovina: 50 mijë euro
Turqia: 46.3 milionë euro

LEXO TE PLOTE

Politikë

Greqia dhuron 2.5 milion euro për Shqipërinë, do të ndërtojë edhe 200 shtëpi

Publikuar

-

Nga

Greqia i dhuron Shqipërisë 2.5 milion euro ndërsa do të ndërtojë edhe 200 shtëpi të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lajmin e bëri të ditur ministri grek gjatë Konferencës së Donatorëve.

Ndërkaq, Polonia ka dhuruar 2.7 milion euro.

“Polonia do të japë 2.7 milion euro. Shpresoj që kontributi të ndihmojë Shqipërinë në rindërtim”, tha ministri i jashtëm polak.

LEXO EDHE:  74 bizneset VIP, 220 milionë euro borxhe tek tatimet/ Emrat

LEXO EDHE:  Rama ia hedh paq/ Vasili: Ç'të paturpë!

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Franca dhuron 100 milionë euro për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Franca i dhuron Shqipërisë 100 milion euro, e ndërsa 60 milion euro do t’i japë në formën e huasë për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Kemi nënshkruar me kryeministrin Edi Rama një kontratë që synon të realizojmë projekte. Ne do të financojmë projekte në vlerë 100 mln euro. Përveç kësaj japim hua për 60 mln euro për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë, 1 mln në formën e ndihmën humanitare që ne e vumë menjëherë në dispozicion pas katastrofës. Shpresoj që kontributi ynë do ta ndihmojë Shqipërisë”, tha ministri i jashtëm Francës në Konferencën e Donatorëve./CNA.al 

LEXO TE PLOTE