Connect with Us

“Koalicion qeverisës me PDIU?”/ Reagon Vangjel Dule

Politikë

“Koalicion qeverisës me PDIU?”/ Reagon Vangjel Dule

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ka folur në lidhje me një bashkëpunim të mundshëm midis partisë së tij dhe PDIU-së të drejtuar nga Shpëtim Idrizi.

Për t’iu përgjigjur pyetjes së analistit, Arian Curi, Dule ka thënë se: “PDIU nuk mund të jetë pjesë e një formacioni qeverisës, kur ka një program qeveritar, i cili nuk shikon përpara, por shikon prapa.”

Po ashtu, ndër të tjera, kreu i PBDNJ ka paralajmëruar se në pranverë do të ketë zgjedhje të parakohshme.

LEXO EDHE:  Dule shigjeton Ramën/ Po bëhet pengesë për anëtarësimin në Europë

Pjesë nga biseda në studio:

Arian Curi: Nesër do bashkëqeverisni me Idrizin apo jo?

Vangjel Dule: Ne nuk na bezdisin individët dhe personat. PDIU nuk mund të jetë pjesë e një formacioni qeverisës, kur ka një program qeveritar, i cili nuk shikon përpara, por shikon prapa. Ne kemi marrëveshje dypalëshe PD-PBDNJ. Për ne do ishte krejtësisht utopike dhe objektivisht e pamundur të kondiciononim se kush do jetë në mazhorancë dhe në opozitë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ngjela akuza të forta qeverisë/ Të vrarët nga tërmeti janë viktima të mungesës së shtetit

Publikuar

-

Nga

Avokati Sapartak Ngjela thotë se të gjithë të vrarit nga tërmeti janë viktima të mungesës së shtetit.

Sipas Ngjelës, neglizhenca kriminale e shtetit i vrau njerëzit në Durrës dhe Thumanë.

Avokati akuzon kryeministrin Edi Rama se Thumana është vepra e tij direkte, pasi sipas Ngjelës, i la njerëzit nëpër gatirrënoja të pabanueshme, nga 21 shtatori e deri në 26 nëntor.

“Të gjithë të vrarët nga tërmeti janë viktima të mungesës së shtetit. Neglizhenca kriminale e shtetit i vrau, në Durrës dhe në Thumanë…
Kurse kryeministri shkon si i mallëngjyer për të shpëtuar shtetin, domethënë qeveritë e Tiranës nga përgjegjësia penale.
Nuk e arrin dot! Thumana është vepra e tij direkte, se i la njerëzit nëpër gatirrënoja të pabanueshme, nga 21 shtatori e deri në 26 nëntor.
Po të ketë drejtësi, ky duhet të procedohet penalisht. Po prokuroria?
Të shohim…”, shkruan Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shqipëria e varfër dhe e vjedhur/ Çfarë zbuloi tërmeti i 26 nëntorit

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se ajo çfarë nxori në pah tërmeti i 26 nëntorit është një Shqipëri e varfër dhe e vjedhur.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha thekson se sot ndihet edhe më shumë dështimi i qeverisë për të menaxhuar situatën pas tërmetit.

“Tërmeti i 26 nëntorit nxorri në pah Shqipërinë e vërtetë, të varfër dhe të vjedhur, nxorri në pah paaftësinë dhe abuzimet e qeverisë që gjithë vëmendjen ua kishte kushtuar fasadave dhe projekteve me përfitues 10 oligarkë.

Sot ndihet edhe më shumë dështimi i qeverisë për të menaxhuar situatën pas tërmetit e po kështu edhe neglizhenca kriminale pas tërmetit të 21 shtatorit ndaj objekteve të dëmtuara që sollën humbje jetësh njerëzore.

Në më shumë se dy javë që nga dita e tërmetit, familje të tëra nuk kanë marrë ende asnjë ndihmë, edhe në rastet kur kanë qënë me fat, u është dashur të presin me orë të tëra apo të sorollaten nëpër zyra për të marrë “ kuponin”-shkruan Basha.
Po ashtu, Basha shkruan se në shumë raste, shpërndarja e ndihmave është bërë në mënyrë selektive për miq e kushërinj dhe me preferenca partiake.

Sipas kreut të PD-së, nese nuk do të ishte ndihma e vullnetarëve, mjaft familje nuk do të kishin as buke për fëmijët e tyre.

“Shumë familje janë jashtë dhe pa asnjë ndihmë në këtë të ftohtë. Qytetarët thonë se nuk i njohin personat e ngarkuar për situatën, ndërkohë që nuk ka asnjë informacion për fondet e vëna në dispozicion për emergjencën.
Asnjë transparencë, se kur do të nisë rikonstruksioni i banesave të dëmtuara , si do të bëhet, fondet e akorduara, e shumë pyetje të tjera pa përgjigje.

LEXO EDHE:  Degradon debati/ Idrizi-Publicistit Beci: Le të shkojë e të pyesë gruan në shtëpi për çështjen çame

LEXO EDHE:  Dule shigjeton Ramën/ Po bëhet pengesë për anëtarësimin në Europë

Edhe sot njerëzit janë të paqartë se çfarë do të bëhet me banesat e tyre. Grupe inspektimit janë kaotike. Për të njëjtin objekt ka inspektime dhe vendime të ndryshme. Për qindra të tjera ska ende as inspektim, as vendim. Banorët jetojnë me ankth për jetën por dhe fatin e shtëpive të tyre, të vetmen gjë që kanë nga puna e një jete.”-shkruan Basha.

Më tej, kreu i opozitës deklaron se “sot kemi hyrë në javën e tretë pas tragjedisë së rëndë dhe ende nuk kemi evidentimin e plotë të:
•sa banesa janë dëmtuar,
•sa pallate janë shpallur të pabanueshëm,
• sa qytetarë kanë mbetur të pastrehë,
• sa qytetarë janë strehur në hotele dhe sa janë ende në qiell të hapur.
• cila është lista e objekteve të dëmtuara dhe për të cilat deri më tani ka vendim për prishje.
• cilat janë shkollat e dëmtura dhe kur ishin ndërtuar apo rikonstruktuar ato.”

Po ashtu, Basha shkruan se “Është alarmante që ndërkohë që banorët dëshmojnë se “nuk na ka ardhur asnjë ekspert për të vlerësuar nëse banesa është apo jo e banueshme”; “nuk kemi marrë asnjë ndihmë”; “jetojmë në qiell të hapur; “shteti nuk ekziston”, qeveria nuk ndërmerr asnjë veprim. vetëm shoë. vetëm batuta. Vetëm përqeshje me fatkeqësinë. Kjo është e papranueshme! Kjo është tallje me qytetarët ndër më të varfërit në Europë.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë/ Ja pse Rama u gëzua për tërmetin tragjik

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka është shprehur sot se kryeministri Edi Rama është i vetmi person që është gëzuar për tërmetin tragjik të 26 nëntorit.

I ftuar në studion e News 24, Paloka theksoi se Rama tani po përfiton nga situata për të bërë çdo gjë që kishte në mendje, jashtë vëmendjes së opinionit publik.

“Jam i bindur se ky është njeriu i vetëm që është gëzuar për tërmetin. Rama tani po bën çdo gjë që kishte në mendje madje duke nxituar që mos të bjerë në sy. Ne duhet ti themi ndal.

Tërmeti i dha një dorë politikisht Ramës sepse opozta bëri armëpushim, por ai tregoi se jo vetëm është i paaftë për të menaxhuar, por duket se po shkon gjithnjë e më keq.”-tha Edi Paloka.

LEXO EDHE:  Çështja çame/Idrizi “kërcënon” Athinën: Do përballeni me ne!

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore/ Dule: Jemi të hapur për negociata

Po ashtu, Paloka theksoi se kjo situatë është një arsye më shumë se pse Rama duhet të hapë krahun dhe t’i lërë vendin një qeverie që mendon për interesat e qytetarëve.

“Tërmeti është një arsye më shumë që Rama të hapë krahun, që kjo qeveri të largohet dhe ti hapë rrugën një qeverie që të shohë interesin e vendit”-u shpreh Edi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE