Connect with Us

Kërcënon punonjësit e Bashkisë/ Parandalohet tragjedia në Kamëz

Kronika

Kërcënon punonjësit e Bashkisë/ Parandalohet tragjedia në Kamëz

Publikuar

-

Finalizohet operacioni policor i koduar “Valiasi”.
Në kuadër të këtij operacioni u vu në pranga shtetasi: R. S., 61 vjeç, banues në Valias i ri, në Kamëz.

Ky shtetas është konfliktuar për shkak të detyrës me punonjësit e Bashkisë Kamëz, të cilët po kryenin punime në një tokë në kufi me tokën e shtetasit R. S. dhe gjatë momentit që ky shtetas po futej në banesë i ka kërcënuar me fjalë për jetën punonjësit e Bashkisë Kamëz.

Me marrjen dijeni për rastin, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy shërbime të patrullës dhe specialistë për parandalimin dhe hetimin e krimit, të cilët kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe gjatë kontrollit të banesës dhe ambienteve në pronësi të këtij shtetasi, Policia gjeti një armë zjarri pushkë dhe fishekë luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kapen me 9 pako kokainë/ Arrestohen 2 shqiptarë në Itali

Publikuar

-

Nga

Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë në zonën e Passignano sul Trasimenonë Città della Pieve.
Raportohet se shqiptarët u kapën brenda një makine, gjatë një kontrolli që synonte të godiste shitjen dhe trafikimin e drogës.

Pasi u pikasën nga policia, shqiptarët u përpoqën të arratiseshin por nuk ia dolën.
Nga kontrolli policia mundi të gjente 9 pako kokainë dhe një shume të konsiderueshme parash të thata.

LEXO EDHE:  Kontrabanda, ne pranga punonjesi i policise kufitare ne Kakavije

Duke qenë se paratë nuk justifikoheshin dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjendet i pajetë një 68-vjeçar në Dibër/ Ja dyshimet e para

Publikuar

-

Një 68-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë në fshatin Shumbat të Dibrës.

Viktima është identidikuar si shtetasi Xheladin Mandri, 68 vjeç.

Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet të jetë vetëvrarë pas një gjendje të rënduar psikologjike.

Mësohet se, 68 vjeçari jetonte i vetëm, ndërsa nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Policia e Dibrës mbi ngjarjen./CNA.al 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia shton masa për rritjen e sigurisë rrugore në fundjavë

Publikuar

-

Policia Rrugore ka shtuar masat për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë.

Kështu vetëm përgjatë orëve të para të mëngjesit janë pezulluar 24 Leje drejtimi, nga këto 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 për shpejtësi tej normave të lejuara.

“Arrestohet në flagrancë në Krujë një 39 vjeçar, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur  dhe me leje Drejtimi të pezulluar, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndalur, por ka kundërshtuar e kanosur ata.

Arrestohet në Durrës edhe një 28 vjeçar  për  drejtim mjeti pa Leje Drejtimi

Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë pezulluar 24 Leje drejtimi, nga këto 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 për shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia Rrugore e Durrës në zbatim të planit të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore si dhe për marrjen e masave shtesë në fundjave, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ka shtuar shërbimet në të gjithë territorin e qarkut Durrës.

Në këtë kuadër  në Fushë  Krujë në orët e mbrëmjes  së djeshme është  arrestuar në flagrancë shtetasi E.K, 39 vjeç, banues në Fushë Krujë,  i dënuar me parë për vepra të ndryshme penale  .

LEXO EDHE:  Vijon numërimi në Kamëz, kryeson Xhelal Mziu

Ky shtetas duke drejtuar mjetin  B.M.Ë.në qytetin e Fushë Krujës, nuk i është bindur  Policisë për të ndaluar kur i është dhënë shenja e ndalimit  por ka vijuar lëvizjen. Patrulla e Policisë i është vënë në ndjekje  duke bërë bllokimin e mjetit së bashku me drejtuesin shtetasin E.K, të cilin e ka shoqëruar në Stacionin e Policisë Fushë Krujë.
Gjatë shoqërimit  shtetasi E.K, ka kanosur e fyer punonjësit e policisë. Policia Rrugore i ka bërë testin e alkoolit , ku rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën   0.80 mg/litër.

Njëkohësisht nga verifikimi i dokumentacionit të mjetit  rezultoi  se Patenta  i ishte  pezulluar më parë  për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt” “Kanosje” dhe “Mosbindje e urdhrit të policisë”.

Gjithashtu po në vijim të kontrolleve, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Policia Rrugore e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin  E.K., 28 vjeç, banues në lagjen Nr. 13, Durrës, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “ Suzuki”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE