LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish ministri paralajmëron "rilindasit"/ "Të njëjtët prokurorë që u shërbejnë, do t'i keni nesër akuzatorë"

8 Nëntor 2019, 18:46, Politikë CNA
Ish ministri paralajmëron "rilindasit"/ "Të

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar ndaj mbylljes së hetimeve për tre dy zyrtarët e lartë të strukturës drejtuese të Partisë Demokratike, midis të cilëve dhe kryetarit Lulzim Basha.

Ndërkohë që shprehet ironik ndaj përcjelljes së dosjes hetimore në Gjykatë, Manjani sjell si paralele krahasimi tenderin abuzues të Unazës së Re dhe paralajmëron “rilindasit” se të njejtët prokurorë që sot u shërbejnë nesër do ti kenë përballë si akuzatorë.

“Vula e Partisë Demokratike na qenka fallsifikuar. Edhe nëse është e vërtetë, publikut as i hyn gjë në xhep e as i intereson. Por, për këtë kryetari Partisë merret i pandehur a thua se është shefi i protokollit të partisë.

Tenderi i unazës së re, paratë e të cilit janë publike, fallsifikohet paq. E çfarë vlere? 18 Milionë Euro!!! Por asnjë rilindas (nuk po themi i madhi fare) nuk ngacmohet fare. As sekretaria e tenderit.

Drejtësi, jo shaka!

E pavarur fare! Duket qartë pavarësia…???

Nejse, rilindasit duhet të fillojnë të mësohen se çfarë u kanë bërë kundërshtarëve do t’ua bëjnë edhe ata.

Të njëjtët prokurorë që sot u shërbejnë, do ti kenë nesër përballë si akuzatorë. Apo ska material për akuza! Pa fund.

Është e pashmangshme…

Të na rrojë Reforma e pavarur për drejtësi të pavarur!” shkruan Ylli Manjani./CNA.al

Lajmet e fundit nga