Connect with Us

Ish-këshilltari i Berishës, emërohet këshilltar i Metës

Politikë

Ish-këshilltari i Berishës, emërohet këshilltar i Metës

Publikuar

-

Petraq Milo, i cili u propozua disa kohë më parë nga Meta për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, është emëruar tashmë këshilltar i Presidentit.

Milo është profesor në fushën e ekonomisë, ka një CV të pasur si dhe ka qenë këshilltar i ish kryeministrit Sali Berisha dhe ish-anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë.

Milo është një personalitet me një eksperiencë të jashtëzakonshme, brenda dhe jashtë vendit në fushën e financave, të auditit, të bankave dhe të ekonomisë në tërësi.

Milo ka patur ndër vite edhe një sërë angazhimesh të tjera profesionale si anëtar i Bordit të Korporatës së Naftës (1992-1994); anëtar i Bordit të Sigurimeve Shoqërore (1993-1994); president i Komitetit të Borxhit të Brendshëm (1994); anëtar i Bordit të KESH (2005-2008); kryetar i Bordit të INSIG (2007-2011); Këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë për financat publike dhe politikat monetare  në kohën e ish-kryeministrit Sali Berisha (2005-2013)./ CNA.al

Meta propozon për kreun e KLSH-së ish-këshilltarin e Berishës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Greqia dhuron 2.5 milion euro për Shqipërinë, do të ndërtojë edhe 200 shtëpi

Publikuar

-

Nga

Greqia i dhuron Shqipërisë 2.5 milion euro ndërsa do të ndërtojë edhe 200 shtëpi të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lajmin e bëri të ditur ministri grek gjatë Konferencës së Donatorëve.

Ndërkaq, Polonia ka dhuruar 2.7 milion euro.

“Polonia do të japë 2.7 milion euro. Shpresoj që kontributi të ndihmojë Shqipërinë në rindërtim”, tha ministri i jashtëm polak.

LEXO EDHE:  Ndarja nga jeta e Mikel Kuzhninit/ Meta: Humanist dhe patriot i madh

LEXO EDHE:  Kryen legalizime të jashtëligjshme/ Disa zyrtarë në Prokurori

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Franca dhuron 100 milionë euro për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Franca i dhuron Shqipërisë 100 milion euro, e ndërsa 60 milion euro do t’i japë në formën e huasë për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Kemi nënshkruar me kryeministrin Edi Rama një kontratë që synon të realizojmë projekte. Ne do të financojmë projekte në vlerë 100 mln euro. Përveç kësaj japim hua për 60 mln euro për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë, 1 mln në formën e ndihmën humanitare që ne e vumë menjëherë në dispozicion pas katastrofës. Shpresoj që kontributi ynë do ta ndihmojë Shqipërisë”, tha ministri i jashtëm Francës në Konferencën e Donatorëve./CNA.al 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rindërtimi/ Holanda dhuron tre milionë euro për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Holanda i dhuron Shqipërisë tre milionë euro për procesin e rindërtimit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Holandës në Konferencën e Donatorëve, e cila po zhvillohet sot në Bruksel, ku janë të pranishëm 100 vende.

“Pas tërmeti u takova me Ramën dhe Cakajn dhe më thanë histori zemër thyese që u prekën nga kjo katastrofë. Ky solidaritet të jetë ndihmë për rindërtimin pas tërmeti. Holanda 3 mln euro për aktivitetet ndërtuese, kjo do të forcojë kolegët e mi të përballojnë këtë detyrë të vështirë”, tha ministri i jashtëm holandes.

LEXO EDHE:  Ndarja nga jeta e Mikel Kuzhninit/ Meta: Humanist dhe patriot i madh

LEXO EDHE:  Mblidhet grupi parlamentar i PS/ Zbardhet urdhri i Ramës për “çështjen Meta”

Nga ana tjetër, Danimarka do të dhurojë  2 mln euro.

LEXO TE PLOTE