LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I vranë të birin një vit më parë/ Tritoli i plagos edhe djalin 20 vjeçar

8 Nëntor 2019, 14:40, Kronika CNA
I vranë të birin një vit më parë/ Tritoli i plagos edhe

Detaje të reja kanë dalë lidhur me shpërthimin e tritolit në Maqellarë.

Sipas Report Tv, si pasojë e shpërthimit ka mbetur djali i Gazmir Kosiqit, Ismail Kosiqi 20 vjeç.
Një vit më parë Gazmir Kosiqit i kanë vrarë në derën e shtëpisë djalin e tij Elsi Kosiqi.Elsi Kosiqi, babai i tre fëmijëve u ekzekutua në derën e shtëpisë në Dibër në mars të 2018.

Në orën 1:30 pas mesnate ai ishte kthyer në banesë, por sapo kishte parkuar makinën në derë të shtëpisë është qëlluar me tre plumba nga një person që i ka dhënë dorën dhe më pas i ka drejtuar armën.
Ngjarja ka ndodhur brenda oborrit të banesës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga