Connect with Us

I shpallur në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Ndoj/ Julian Sula, live nga shtëpia

Kronika

I shpallur në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Ndoj/ Julian Sula, live nga shtëpia

Publikuar

-

Julian Sula, i shpallur në kërkim për atentatin e kryer në mbikalimin e Shijakut, ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj, në një lidhje telefonike live nga shtëpia për TV “ABC News”, është shprehur se nuk ka qenë në dijeni të ngjarjes.

Nuk e di se sot erdha kam qenë vizitë në Turqi se jam keq nga mushkëritë. Më ka njoftuar avokati im për ngjarjen. Ka qenë ai që ka kontaktuar me Shefin e Policinë dhe Drejtorun për më tepër informacion dhe i kanë thënë nga ne nuk ka gjë. I pyeti pse i keni vajtur për kontroll dhe ata i thanë për të bërë disa verifikime. Kemi shkuar dhe tek të tjerë”

LEXO EDHE:  Atentati ndaj Prokurorit/ Klodian Tomorri: Sistemi është infektuar në çdo qelizë

I pyetur nëse kishte lidhje me ngjarjen apo njohje me Redjan Rrajën, Syla e ka mohuar një gjë të tillë.

“Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen, nuk i njoh ata persona. Në momentin që ka ndodhur ngjarja unë kam qenë në Turqi”, është shprehur Syla, teksa deklaroi se nesër në mëngjes do të shkonte në Polici për sqarimin e situatës: “Unë do të shkojë në Polici që nesër në mëngjes,” u shpreh Sula/CNA.al

Në foto: Julian Sula

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Flakët “përpijnë” një magazinë në Fier/ Shkrumbohet një furgon dhe 1000 dengje bari

Publikuar

-

Nga

Një magazinë në Suk të Fierit është përfshirë nga zjarri gjatë natës.

Mësohet se magazina ka qenë në pronësi të shtetasit E.Hatija dhepërpasojë është djegur një fugon me karroceri dhe rreth 1000 dengje bari.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilët kanë arritur të izolojnë banesën e cila ndodhet pranë magazinës ku ndodheshin dengjet e barit.

LEXO EDHE:  Atentati ndaj Prokurorit/ Klodian Tomorri: Sistemi është infektuar në çdo qelizë

LEXO EDHE:  Atentati ndaj Prokurorit/ Klodian Tomorri: Sistemi është infektuar në çdo qelizë

Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit dhe autoritetet po punojnëpër zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Motori del nga rruga në Ballsh/ Plagoset shoferi 45-vjeçar

Publikuar

-

Nga

Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në Ballsh.

Mësohet se një drejtues motori ka humbur kontrollin dhe mjeti i tij ka dalë nga rruga.

Si pasojë raportohet se ka mbetur i plagosur vetë drejtuesi 45-vjeçar i motorit me iniciale J.M, i cili është dërguar menjëherë në spital.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij dhe shkaqet e aksidentit, ndërkohë policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Goditi me thikë trajnerin e Vllaznisë/ Gjykata lë në burg autorin dhe bashkëpunëtorin e tij

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Shkodrës lë në burg 19 vjeçarin Nehat Fojleta dhe 21 vjeçarin Sehar Xhenje, të cilët sulmuan ish-trajnerin e Partizanit Ernest Gjokën.

Mësohet se Gjykata ka vendosur nga 2.6 vite burg për të dy të rinjtë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, ndonëse Prokuroria kishte kërkuar 14 vite për Foljetën dhe 12 për Xhenjen me akuzën e “Vrasjes me dashje” në bashkëpunim mbetur në tentativë.

LEXO EDHE:  Atentati ndaj Prokurorit/ Klodian Tomorri: Sistemi është infektuar në çdo qelizë

LEXO EDHE:  Atentati ndaj Prokurorit/ Klodian Tomorri: Sistemi është infektuar në çdo qelizë

Foljeta është i riu që më 22 shkurt të 2018-ës, në fushën sportive “Reshit Rusi”, tentoi të godasë me thikë ish-trajnerin e skuadrës shkodrane Vllaznia, por që dështoi falë ndërhyrjes së futbollistit Gilman Lika. Ai u largua nga vendi i ngjarjes me ndihmën e një benzi që drejtohej nga Sehar Xhenje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE