Connect with Us

I pandehur për lobimin 675 mijë $/ Basha akuza Prokurorisë: E përdorur nga Edi Rama

Politikë

I pandehur për lobimin 675 mijë $/ Basha akuza Prokurorisë: E përdorur nga Edi Rama

Publikuar

-

“Më akuzuan për pastrim parash dhe u tërhoqën me turp”, kështu është shprehur në një reagim të tij kryedemokrati Lulzim Basha, referuar marrjes si i pandehur për lobimin 675 mijë dollarëve në SHBA për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Nga Kruja ku ndodhet në një takim me të rinjtë, Basha ka hedhur akuza ndaj prokurorisë, duke u shprehur se kjo e fundit po përdoret nga Edi Rama.

“Prokuroria është e përdorur nga Edi Rama dhe u detyrua të tërhiqej nga akuzat e dy viteve me radhë. Më akuzuan për pastrim parash. Tha që kishte dokumente për financimet ruse dhe u tërhoq me turp. E vetmja gjë që mund të them sot është se 90% e gënjeshtrës është çmontuar dhe 10% do i çmontojmë në gjykatë përmes të vërtetës. E vetmja gjë që më solli deri këtu është qëndresa për të vërtetën. Lidhjes me rusët i ka vëllai i presidentit më të dashur të Putinit në Europë”, u shpreh Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Greqia dhuron 2.5 milion euro për Shqipërinë, do të ndërtojë edhe 200 shtëpi

Publikuar

-

Nga

Greqia i dhuron Shqipërisë 2.5 milion euro ndërsa do të ndërtojë edhe 200 shtëpi të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lajmin e bëri të ditur ministri grek gjatë Konferencës së Donatorëve.

Ndërkaq, Polonia ka dhuruar 2.7 milion euro.

“Polonia do të japë 2.7 milion euro. Shpresoj që kontributi të ndihmojë Shqipërinë në rindërtim”, tha ministri i jashtëm polak.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Franca dhuron 100 milionë euro për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Franca i dhuron Shqipërisë 100 milion euro, e ndërsa 60 milion euro do t’i japë në formën e huasë për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Kemi nënshkruar me kryeministrin Edi Rama një kontratë që synon të realizojmë projekte. Ne do të financojmë projekte në vlerë 100 mln euro. Përveç kësaj japim hua për 60 mln euro për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë, 1 mln në formën e ndihmën humanitare që ne e vumë menjëherë në dispozicion pas katastrofës. Shpresoj që kontributi ynë do ta ndihmojë Shqipërisë”, tha ministri i jashtëm Francës në Konferencën e Donatorëve./CNA.al 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rindërtimi/ Holanda dhuron tre milionë euro për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Holanda i dhuron Shqipërisë tre milionë euro për procesin e rindërtimit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Holandës në Konferencën e Donatorëve, e cila po zhvillohet sot në Bruksel, ku janë të pranishëm 100 vende.

“Pas tërmeti u takova me Ramën dhe Cakajn dhe më thanë histori zemër thyese që u prekën nga kjo katastrofë. Ky solidaritet të jetë ndihmë për rindërtimin pas tërmeti. Holanda 3 mln euro për aktivitetet ndërtuese, kjo do të forcojë kolegët e mi të përballojnë këtë detyrë të vështirë”, tha ministri i jashtëm holandes.

Nga ana tjetër, Danimarka do të dhurojë  2 mln euro.

LEXO TE PLOTE