Connect with Us

I pandehur për falsifikim / Reagon Ristani: Akuzë e pabazuar dhe dashakeqe

Politikë

I pandehur për falsifikim / Reagon Ristani: Akuzë e pabazuar dhe dashakeqe

Publikuar

-

Ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka reaguar pas akuzës për falsifikim të dokumenteve të transaksioneve të parave nga selia blu te biznesmeni Nick Muzin.

Ristani ka deklaruar se prokurorët që kanë ngritur akuzën nuk janë mirë nga gjendja mendore.

Sipas Ristanit, kjo është një akuzë e pabazuar dhe dashakeqe.

“Shkuan deri aty sa thanë që është falsifikim i një mosveprimi, një vepër të tillë nuk mund ta mendojë as një person që nuk është mirë nga gjendja mendore. Kjo është një akuzë e pabazuar dhe dashakeqe, akuzohem se në deklarimin që PD ka bërë në KQZ, nuk janë pasqyruar të dhëna të vërteta, unë po them që nuk kam firmosur dhe as vulosur asnjë lloj dokumenti. Në mënyrë të habitshme, joligjore, dhe jologjike përmendet emri im në këtë çështje, është një dashakeqësi idiote”, ka thënë Risatni për Faxweb.

LEXO EDHE:  Këshilli i Mandateve/ Ristani: Keqardhje për punimin me dy standarde të mazhorancës, duhet të flasë Gjykata

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bardhi thirrje SPAK-ut/ Heto pa vonesë dosjet e blerjes së votave

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, i ka bërë thirrje SPAK-u që të hetojë pa vonesë dosjet e blerjes së votave, 339/1 dhe 184.

Ndërsa thekson se këto 6 vjet, degët e Durrësit, Krujës dhe Shijakut kanë qene nën presionin e tmerrshëm të krimit të organizuar me mbështetje shtetërore.

“Degët e Durrësit, Krujës dhe Shijakut, si askush tjetër, kanë qenë këto 6 vjet nën presionin e tmerrshëm të krimit të organizuar me mbështetje shtetërore.

Demokratët janë përballur me bandat më të rrezikshme që, në bashkëpunim me Edi Ramën, Vangjush Dakon, Artur Bushin, Ilir Ndraxhi, Rrahman Rrahja, Elton Arbana, i kërëconin me bukën e gojës, me heqjen nga puna, me prishjen e biznesit, me sigurinë e familjes.

LEXO EDHE:  Ristani: Rama, Tahiri dhe Shullazi do marrin atë që meritojnë!

LEXO EDHE:  “Nuk e realizoi objektivin”/ Arben Ristani godet rëndë Lulzim Bashën

Dosja 339 na tregoi egërsinë me të cilën pushteti dhe bandat blejnë votat për Edi Ramën. Është detyrë e SPAK-ut të hetojë pa vonesë dosjet e blerjes së votave, 339/1 dhe 184. Ndëshkimi i atyre që kanë vjedhur votat është 1 nga 9 kushtet e Bundestagut për nisjen e negociatave.

I garantova demokratët dhe qytetarët e Durrësit, Krujës dhe Shijakut se sakrifica e tyre nuk ka për të shkuar dëm. Ne jemi bashkë për të punuar derisa të sigurojmë zgjedhje të lira e të ndershme, që votat e shqiptarëve të mos preken nga Edi Rama, Vangjush Dako, Artur Bushi dhe banditët e tyre.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Pano Soko: Kur dy palët e mëdha ulen bashkë, ka gjithmonë pazare

Publikuar

-

Nga

“Kur dy palët e mëdha ulen në tryezë ka gjithmonë pazare”. Kështu u shpreh përfaqësuesi i “Nismës Thurje”, Pano Soko i ftuar në emisionin “Kapital”, duke iu referuar ulejs në diskutime pozitë-opozitë për Reformën Zgjedhore.

Për Sakon, tryeza e reformës zgjedhore duket më shumë si marrëveshje mes palëve.

“Ne dorëzojmë si çdo qytetar propozimet tona që mendojme se do të shërbejnë për rregullimin e sistemit zgjedhor. Ai parlament e ka fuqine ligjore për të miratuar ligjet.

Tryeza e Reformës zgjedhore me shumë duket si një marrëveshje sepse opozita politike nuk po dorëzon një paketë propozimesh. Në këtë situatë njerezit kanë frikë nga paktet që mund të jenë bërë. Kur dy palët e mëdha ulen në një tryezë ka pasur gjithmonë pazare.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ulja në tryezë e pozitë-opozitës…/ Andi Përmeti: Ndryshimi i sistemit, kusht për votimin e Reformës!

Publikuar

-

Nga

Pas një krize politike të stërgjatur, palët më në fund kanë një marrëveshje për reformën zgjedhore, e cila duhet të finalizohet deri me 15 mars. Lidhur me të, deputeti i opozitës parlamentare, Andi Përmeti, i ftuar në “Ekopolitikë” në RTV “Ora” thotë se ulja në tryezë ishte pozitive.

Ulja e palëve në tryezë është pozitive. Sigurisht vlerësimi politik duhet parë te kostoja që ka dhënë dhe do të japë. Tryeza mund të zhvillohej para një viti”, thotë Përmeti.

LEXO EDHE:  “Sakrificat shpërblehen”/ Grida Duma mesazh Ristanit

LEXO EDHE:  Akuzat e Doshit/ Ristani: Ministri i Brendshëm Tahiri të japë dorëheqjen

Deputeti i ka dhenë përgjigje dhe pretendimit sipas të cilit pjesë e marrëveshjes është dhe që deputetët në Parlament duhet të votojnë çfarë të vendoset jashtë Parlamentit nga grupi i Këshillit Politik.

“Nuk ka asnjë konsensus të kësaj natyre. Kusht është diskutimi mbi sistemin. Vota është individuale. Nuk ka asnjë marrëveshje se çfarë do të votohet”, ka saktësuar deputeti Andi Përmeti./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE