Connect with Us

Horoskopi i ditës, 8 nëntor 2019

Sociale

Horoskopi i ditës, 8 nëntor 2019

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Komunikimi dhe qetësia do ju ndihmojnë te zgjidhni çdo lloj problemi qe keni pasur me partnerin tuaj sot. Ne përgjithësi do kaloni momente te këndshme dhe do e harroni te shkuarën e hidhur. Beqaret do mbështeten fort nga Urani dhe do afrohen me shume me personin qe pëlqejnë. Buxhetin do dini ta menaxhoni me kujdes dhe gjendja do vazhdoje te mbetet e kënaqshme.

DEMI 21. prill – 21. maj

Jetës tuaj ne çift nuk do i mungoje alegria. Si ju ashtu edhe partneri do bëni përpjekje për te krijuar situata te këndshme e për ta surprizuar njeri-tjetrin. Beqaret duhet te bëjnë edhe pak durim për te gjetur princin e tyre te kaltër pasi nuk ka ardhur ende momenti i duhur. Ne planin financiar nuk do keni shume vështirësi për ta mbajtur situatën nen kontroll.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Dite shume euforike do jete kjo e sotmja për gjithë ata qe kane një lidhje. Si ju ashtu edhe partneri do bëni te pamundurën për ta bere ambientin sa me te këndshëm e do dashuroheni pa dorashka. Beqaret do bëjnë mire te mos flirtojnë shume me çdo person qe do iu dale para sepse mundet te zhgënjehen. Ne planin financiar do jete Merkuri ai qe do ua ndriçojë mendimet dhe nuk do iu lejoje te gaboni.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Gjate kësaj dite do dilni nga izolimi ku jeni futur dhe do lisni me lirshëm. Ne këtë mënyrë do përmirësohet edhe marrëdhënia me partnerin. Beqaret nuk do mendohen dy here para se te joshin, por kjo mund t’i çojë edhe ne gabime. Jo gjithë personat janë aq te këndshëm sa shfaqen. Ne planin financiar gjerat do jene goxha me te qeta dhe nuk do keni vështirësi.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Do keni diskutime te gjata me partnerin gjate kësaj dite dhe pak nga pak do arrini te bëni zgjedhjet e duhura. Dashuria qe ndieni për njeri-tjetrin është e jashtëzakonshme. Beqaret do marrin goxha ftesa dhe kjo fale ëmbëlsisë dhe seriozitetit qe do shfaqin. Ne planin financiar do vazhdoni te keni ende disa vështirësi te vogla kështu qe me mire bëni kujdes me çdo shpenzim.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Çiftet do ndihen shume mire ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë asgjë me shume. Marrëdhënia me partnerin ka për te qene e bukur. Edhe për beqaret do jete një dite e bukur dhe e mbushur me emocione te këndshme. Zemra e tyre do filloje te rrahe furishëm. Për financat Hëna nuk do ju ndihmoje shume dhe mund te gjendeni ne situata delikate. Me mire hiqni dore nga çdo shpenzim.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Dite plotësisht e qete ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do keni aspak debate dhe konflikte përkundrazi do i sqaroni edhe disa hatërmbetje te vogla. Beqaret do ndihmohen nga Marsi dhe do kenë dashuri me shikim te pare kur te shkojnë ne ndonjë feste. Ne planin financiar mundohuni te jeni sa me te logjikshëm qe te mundeni ne mënyrë qe te mos keni tronditje.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Dite shume rutine ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Për fatin e mire nuk do keni debate apo zënka te forta kështu qe mund te rrini te qete. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër ne çdo moment sepse mund te qarkullojnë persona vërtet interesante. Ne planin financiar keni për te qene me shume fat. Gjendja do jete e shkëlqyer dhe mund te bëni edhe investimet e menduara.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Nëse jeni ne një lidhje as mos guxoni te shihni një person tjetër sot sepse do keni debate te forta me partnerin dhe mund te arrini edhe deri ne ndarje. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri kështu qe edhe sikur te lëvizin çdo lloj guri, nuk do e gjejnë personin e përshtatshëm. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme megjithatë shpenzimet e nevojshme mund t’i kryeni pa frike.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Dite e mbushur me pasion ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni me se miri ne krahët e partnerit tuaj dhe gati për te hedhur edhe hapa me tej. Beqaret do flirtojnë gjithë kohës dhe ka mundësi qe te bëjnë disa persona për vete. Gjendja financiare do jete e shkëlqyer. Shfrytëzojeni rastin për te bere te gjitha investimet qe keni menduar prej kohesh.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Venusi do jete planeti me i begate për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ua beje çdo moment emocionues. Sot do përjetoni vetëm emocione pozitive dhe do ndiheni me se miri shpirtërisht. Për beqaret priten goxha ndryshime. Ne planin financiar nuk do ndikoje asnjë planet, kështu qe gjendja do jete përgjithësisht e qëndrueshme dhe pa probleme.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Ju te dashuruarit do ndiheni me te përmbushur gjate kësaj dite dhe do ndiheni gati për te hedhur hapa te rëndësishme për me tej. Do bindeni edhe njëherë se ai qe keni ne krah është i duhuri për te kaluar gjithë jetën. Beqaret do jene me te disponueshem për te dale neper takime, por nuk do arrijnë dot te binden për te filluar një lidhje. Plutoni do ua beje situatën financiare delikate. Kujdes!

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Euro i rikthehet rënies/ Me sa u këmbye sot

Publikuar

-

Nga

Gjatë kësaj jave monedha e përbashkët europiane ka vijuar që të humbasë pikë përkundrejtë lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer sot mesatarisht me 122,83 lekë, duke vazhduar kështu që të nënçmohet për të tretën ditë radhazi. Që prej fillimit të muajit nëntor euro ka humbur thuajse gjysmë pike në rapor me monedhën vendase.

Sipas ekspertëve të kursit të këmbimit kjo situatë lidhet me nivelin e ulët të këmbimeve dhe të vëllimeve. Ata shpjegojnë se aktualisht tregtimet janë tepër të ulëta dhe priten të jenë të tilla të paktën deri për festat e 28-29 nëntorit dhe festat e fundvitit, ku vihet re se rigjallërohet tregu. Megjithatë sipas tyre konsumi është në minimum dhe individët po kursejnë edhe gjatë festave.

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, 3 Gusht 2017

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 3 nëntor 2018

Euro ka vijuar sërish rënien pas forcimit në muajin e kaluar, pas përfundimeve të efekteve nga transaksionet e bankave tregtare dhe transferimi i fitimeve të kompanive me kapital të huaj, të cilët përfituan nga ulja e taksës nga 15% në 8% për dividendin.

Gjatë ditës së sotme leku vendas është shfaqur më i dobët përkundrejt monedhave të tjera. Dollari amerikan është këmbyer me 111,5 lekë, rreth 0,04 pikë më shumë se një ditë më parë. Edhe paundi britanik ka fituar pikë gjatë ditës së sotme ku sipas kursit zyrtar është këmbyer me 143,29 lekë apo rreth 0,26 pikë më shumë se një ditë më parë. Pikë ka fituar edhe franga zvicerane e cila është këmbyer me 112,6 lekë apo rreth 0,6 pikë më shumë se dje./Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kishte dhimbje koke dhe barku/ Spitali i Korçës jep informacion mbi vdekjen e 58 vjeçarit

Publikuar

-

Nga

Spitali i Korçës ka konfirmuar se 58-vjeçari Telha Kelo i cili ndërroi jetë mëgjesin e sotëm vuante nga guri në tëmth.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Spitali Rajonal i Korçës sqaron se i 58 vjecari u trajtua në reanimacion për dy orë dhe i është dhënë gjithë ndihma e mundshme.

Ai kishte mbërritur dy ditë më parë në spital me dhimbje barku dhe koke.
Ndërkohë familjarët e Telha Kelos akuzojnë mjekët se i kanë dhënë mjekim të gabuar dhe nuk kanë pranuar që i ndjeri të dërgohet për trajtim të specializuar në Tiranë./CNA.al

Njoftimi i spitalit:

Drejtoria e Shërbimit të Spitalit Rajonal Korçë u shpreh ngushëllimet familjarëve të T.K duke sqaruar opinionin publik si më poshtë:

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 6 nëntor 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 30 tetor 2017

Pacienti T.K është paraqitur përpara dy ditësh në spital me ankesë dhimbje të kokës, menjëherë është kryer ekzaminimi i plotë duke përfshirë analiza laboratorike, EKG, eko abdominale, CT koke me contrast etj. Pas kryerjes së ekzaminimeve pacienti ka rezultuar me Kolecistit Kalkuloz.

Pas kësaj pacienti është shtruar në kirurgji. Gjendja e tij është rënduar mëngjesin e sotëm dhe pacienti është dërguar menjëherë në reanimacion ku për rreth dy orë është trajtuar nga reanimatori.

Spitali Rajonal Korçë, sqaron se bazuar në protokollet e mjekimit pacientit i është dhënë ndihma maksimale nga personeli i spitalit. Jemi në pritje të autopsisë. Drejtoria e Shërbimit të Spitalit Rajonal Korçë

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndërroi jetë në spitalin e Korçës/ Flet vëllai i 58 vjeçarit: I dhimbte koka, doktori i bënte vetëm serume

Publikuar

-

Nga

Mbetet enigmë vdekja e 58 vjeçarit Telha Kelo nga fshati Pojan i Korçës.
Babai i dy fëmijëve ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës ku ndodhej prej dy ditësh.

Vëllai i viktimës bën me dije se e kishin çuar në spital me dhimbje koke dhe prej dy ditësh bënte serume. Ai pretendon se i kanë kërkuar mjekëve ta transportojnë në Tiranë por ata nuk kanë pranuar dhe nuk kanë dhënë asnjë diagnozë.

“I dhimbte koka. E solli byrazeri me makinën e tij pardje, sot në mëngjes mbaroi.
Fjalët e mjekut janë, nga dhimbja e kokës vdes njeri. Nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje më parë. Nuk e dimë me çfarë e kanë mjekuar, serume i bënin. Do bëhet më mirë na thanë mjekët. I kemi kërkuar që ta çonim në Tiranë, na thanë që nuk e kemi nxjerrë ende diagnozën që ta dërgojmë në Tiranë. Sot kur erdhëm në orën 8:00 e morëm vesh.
Nuk e di çfarë diagnoze do i vërë doktori që të shpëtojnë. E tërë nga doktori ka ardhur se po të kishte nxjerrë doktori diagnozën do ishin marrë masat”, deklaroi vëllai i viktimës për News 24./CNA.al

LEXO TE PLOTE