Connect with Us

“Hetimet kanë parregullsi”/ Elisabeta Imeraj kundër prokurorëve të dosjes “Basha”

Politikë

“Hetimet kanë parregullsi”/ Elisabeta Imeraj kundër prokurorëve të dosjes “Basha”

Publikuar

-

Dosja e shumëpërfolur e hetimit të kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së gjendet aktualisht e bllokuar në Prokurorinë e Tiranës pa një vendimmarrje finale për shkak se një nga tre prokurorët nuk kanë firmosur njoftimin e përfundimit të hetimeve.

Pyetur nga BIRN, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj tha se pasi ishte njohur me dokumentet që kanë të bëjnë me dosjen hetimore kishte konstatuar parregullsi.

“Dosja nuk është dërguar ende në gjykatë, madje nuk është qepur ende,” tha Imeraj për BIRN.

“Për hetimin e kësaj çështje ka urdhër për ngritjen e një grupi hetimor me tre prokurorë të cilët janë: Kolë Hysenaj, Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako.

Për arsye shëndetësore nuk kam qenë në punë këto ditë, por konstatoj se dy prokurorët Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako kanë vendosur apriori dhe kanë marrë iniciativë të vetë-shpallen prokurorë të çështjes, duke e përjashtuar kolegun e tyre,” shtoi Imeraj.

BIRN mësoi se prokurorët Karanxha dhe Tako kanë firmosur vendimin për dërgimin e çështjes për gjykim për veprën penale falsifikimi i dokumenteve nga ana e Bashës dhe dy drejtuesve të tjerë të partisë së tij, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.

Karanxha dhe Tako kanë firmosur një dokument të dytë ku pushojnë çështjen për akuzën e dytë, atë të pastrimit të parave.

Vendimet e tyre rrodhën në media në mënyrë të pjesshme duke shkaktuar konfuzion në opinion publik.

Basha u mor i pandehur në qershor për shkak të shpenzimit prej Partisë Demokratike të disa qindramijëra dollarëve për lobim në SHBA gjatë vitit 2017, para që nuk ishin deklaruar si shpenzime në bilancin që PD ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Basha dhe dy zyrtarët e tjerë i mohojnë akuzat.

“As kam firmosur, as kam vulosur dhe as kam përpiluar akt dhe për rrjedhojë nuk kam se si të kem falsifikuar,” deklaroi Arben Ristani, ish-sekretar i Përgjithshëm i PD-së dhe një nga të pandehurit.

LEXO EDHE:  Dita Ndërkombëtare e Drejtësisë/ Imeraj: Ka ende nevojë për përmirësim

“Për të mos hequr veten time mënjanë, edhe PD ka plotësuar formularin sipas ligjeve në fuqi dhe ka deklaruar ato para që ka pasur dhe që ka shpenzuar. PD nuk mund të deklaronte para që nuk i ka pasur,” shtoi ai.

Falsifikimi i parashikuar nga neni 190/3 i Kodit Penal parashikon burg nga tre deri në shtatë vjet në rast se të pandehurit gjehen fajtorë nga gjykata.

Akuza për të cilën dy nga tre prokurorët e çështjes janë tërhequr, ajo e pastrimit të parave sipas nenit 293ç, parashikon burg nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Megjithatë, për shkak të konfliktit midis prokurorëve, fati i dosjes hetimore mbetet i paqartë.

“Dosja nuk është dërguar ende në gjykatë, madje nuk është qepur ende. Patjetër që prokurorët kanë të drejtë të vendosin bazuar në ligj dhe në bindjen e tyre të brendshme, por duhet të jemi në rregull edhe nga ana procedurale,” deklaroi Imeraj.

“Prokurorët në fjalë nuk kanë njoftuar as zëvendësuesin tim gjatë këtyre ditëve që nuk kam qenë në detyrë për arsye shëndetësore”, shtoi ajo.

Gjergji Tako, një nga tre prokurorët, refuzoi t’i përgjigjet pyetjeve të BIRN duke thënë se për këtë çështje flet vetëm zëdhënësi.

Ervin Karanxha konfirmoi se dosja nuk është dërguar në gjykatë dhe se gjendet ende në “proces administrativ”.

“Dy të tretat jemi dakord, nuk e di pse i treti nuk ka firmosur. Hetimet janë mbyllur zyrtarisht sot,” tha Karanxha.

Prokurori i tretë, Kolë Hysenaj nuk iu përgjigj kërkesave për koment./BIRN

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Balla paralajmëron Shkullakun live/ Tërhiq deklaratën ose do të hedh në gjyq… Ironizon edhe Salianjin

Publikuar

-

Nga

Analisti Armand Shkullaku deklaroi në emisionin “Opinion”, se shteti është përfshirë në krim, teksa tha se sipas tij këtë e vërtetojnë 30 telefonatat e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Ballës.

“Fakti që këta nxituan të mashtrojnë, fakti që flet 30 herë telefonata, nënkryetari i Partisë Socialiste, figura numër 2 pas Braçes në Parlament Taulant Balla me këto personazhet që me të drejtë mund të quhen dhe qesharakë “Babalja”, tregon që këtu kemi pasur një përfshirje të shtetit në gjurmët e krimit”, u shpreh Shkullaku, ndërsa kjo solli reagimin e Ballës sapo iu përmend emri.

Balla i dërgoi një mesazh në telefon gazetarit Blendi Fevziu dhe kërkoi që Shkullaku të tërheqë deklaratën ose do ta hedhë në gjyq.

LEXO EDHE:  Arta Marku me “shpatë në dorë”/ Elisabeta Imeraj zbardh abuzimet

LEXO EDHE:  Dita Ndërkombëtare e Drejtësisë/ Imeraj: Ka ende nevojë për përmirësim

Gjithashtu socialisti ironizoi ish-deputetin demokrat Ervin Salianji, i cili është marrë si i pandehur për çështjen “Babale”.

“Kam deklaruar në prokurori që asnjëherë s’kam folur në telefon me personin që foli zoti Shkullaku dhe asnjëherë nuk e kam takuar dhe nga hetimi është konfirmuar. Zoti Shkullaku ose duhet ta tërheqë deklaratën ose do ta padis për shpifje, ndërsa për të pandehurin Salianji i uroj suksese në jetë”, ishte mesazhi i Ballës që Fevziu e lexoi live.

“Jojo unë e tërheq po tabulatet janë aty”, deklaroi menjëherë Shkullaku, e ndërsa Salianji paralajmëroi Ballën.

“Sukseset në jetë do t’i shohim se sapo ka nisur”, theksoi ish-deputeti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Edhe i dh*erë edhe krenar”/ Salianji debat me Pezën: Çështja është se kush bie erë

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti Ervin Salianji dhe analisti Alfred Peza kanë debatuar përsa i përket dosjes Babale.

Teksa Salianji hodhi akuza ndaj prokurorisë së ka manipuluar provat, për të mbrojtur vëllain e ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, analisti ndërhyri duke e fyer.

Alfred Peza: Dhe i dh*erë dhe krenar, vetëm Salianji mund të jetë…

Ervin Salianji: Çështja është se kush bie erë dhe kush ka prova konkrete me shumë para dhe kush vete për denoncim është tjetër gjë. Unë jam me dinjitet, por ju jeni nga koka te këmbët ashtu siç e the. Jo vetëm të dhjerë, por të përzier deri në fund.

LEXO EDHE:  Skandali i Prokurorisë së Përgjithshme/ Hesht për zhvatjen e 300 milion lekëve nga Ministria e Bujqësisë

LEXO EDHE:  Dita Ndërkombëtare e Drejtësisë/ Imeraj: Ka ende nevojë për përmirësim

Alfred Peza: Babale,me llumin.

Ervin Salianji: Juve sa herë hapni gojën ajo ju hyn në gojë, ajo që the.

Blendi Fevziu: Jo, jo mos e teproni tani…

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi i përvishet Xhaçkës/ S’e mori seriozisht tërmetin e 21 shtatorit se po lindte në Amerikë

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e sotme kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka ngritur akuza edhe ndaj ministres së Mbrojtjes, Olta Xaçka

E ftuar në emisonin “Open”, Kryemadhi u shpreh se Xhaçka nuk e mori seriozisht tërmetin e 21 shtatorit, pasi, sipas sa:j ishte në Amerikë për të lindur fëmijën.

“Pse nuk e mori seriozisht tërmetin e 21 shtatorit ministrja Xhaçka? Apo ishte duke lindur në Amerikë? Dy ditë pas tërmetit, Bashkia e Tiranës ka dërguar një letër sekrete duke kërkuar fonde për mbjelljen e pemëve,”tha ndër të tjera Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE