Deklaratat kontradiktore vështirësojnë vetingun e gjyqtares Hajrie Muçmata
Gjyqtarja e Apelit Shkodër Hajrie Muçmata u përball me disa...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Krimeve të Rënda, Daniela Shirka.
Mungesa e burimeve të ligjshme e një prej huadhënësve për një apartament dhe një vendim i dhënë prej saj dhe dy gjyqtarëve të tjerë në Gjykatën e Elbasanit, u theksuan si dy probleme të gjyqtares së Gjykatës së Krimeve të Rënda, Daniela Shirka gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK.
Trupa gjyqësore përbëhej nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Roland Ilia relator dhe Genta Tafa (Bungo) anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm John Leonardo. Komisioni bëri me dije se e kishte përfunduar procesin e rivlerësimit për gjyqtaren Shirka në të tri kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizimin.
Daniela Shirka e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2003 gjatë kohës që ishte në Shkollën e Magjistraturës. Ajo është emëruar si gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit në vitin 2004 ku ka shërbyer deri në vitin 2015 kur u dekretua pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
Pasuria e zbardhur nga Birn.
Relatori i çështjes Roland Ilia renditi në fillim të seancës pasuritë e pasqyruara nga gjyqtarja Shirka në deklaratën veting, nga të cilat u evidentua mungesë e burimeve të ligjshme financiare në vlerën -1.7 milionë lekë për blerjen e një apartamenti në vitin 2012. Ilia tha se për këtë apartament me sipërfaqe 92 m2 të blerë në Tiranë, subjekti ka deklaruar si burim krijimi 3 milionë lekë nga pagat dhe kursimet ndër vite si edhe vlerën 3.5 milionë lekë të marrë hua nga persona të ndryshëm.
Sipas Komisionit, Shirka ka deklaruar se bashkëshorti i saj ka marrë një hua 2 milionë lekë në vitin 2012 nga shtetasi B.L dhe se e ka shlyer dy vite më pas. Si burim financiar që ka shërbyer për shlyerjen e kredisë, Shirka ka deklaruar pagat e saj e të bashkëshortit dhe të ardhura të përfituara nga shpronësimi i një sipërfaqeje toke. Ilia pohoi se nuk arrihej të provohej mundësia financiare e huadhënësit B.L për t?i dhënë bashkëshortit të gjyqtares vlerën 2 milionë lekë në vitin 2011.
?Komisioni konstaton pamundësinë financiare në vlerën -1.7 milionë lekë për blerjen e apartamentit?, pohoi relatori Ilia. Ai shtoi se pas kalimit të povës, gjyqtarja Shirka kishte depozituar shpjegime e prova që do të vlerësohen gjatë marrjes së vendimit përfundimtar.
Në fjalën e saj, gjyqtarja Shirka tha se huadhënësi ka qenë i regjistruar si biznes i vogël dhe se ka patur fitim të thjeshtuar. Ajo pretendoi se kjo gjë ishte e provueshme dhe për pasojë huadhënësi nuk ka patur detyrim të deklarojë situacionet. ?Ai e ka të pamundur të provojë me shkresa të ardhurat?, theksoi gjyqtarja Shirka e cila shtoi se hudhanësi ka pasur xhiro të mjaftueshme që tregon se ka pasur burime financiare. Ndërsa për tre huatë e tjera nga 500 mijë lekë, nuk u identifikuan pamundësi financiare të huadhënësve.
Ndërkohë, u identifikua fakti se bashkëshorti i gjyqtares Shirka, si punonjës i Albtelekom ka blerë bono të kësaj shoqërie në vlerën 50 mijë lekë dhe se zotëron 0.0003% të aksioneve të saj. Blerjen e këtyre bonove e ka kryer para lidhjes së martesës me gjyqtaren Shirka. Ilia tha se gjatë kësaj periudhe, Albtelekom ka marrë pjesë në 245 procedura prokurimi. Ai theksoi se personat e lidhur të gjyqtarëve apo prokurorëve e kanë të ndaluar të marrin pjesë në tendera publikë. Sipas selatorit të çështjes, gjyqtarja Shirka ka depozituar shpjegime e prova të cilat do të vlerësohen.
Komisioni nuk identifikoi probleme për një apartament 49.6 m2 në Tiranë, ku Shirka rezulton bashkëpronare me prindërit. Të saktë janë gjetur edhe deklarimi i blerjes së një autoveture në vitin 2009 për shumën 430 mijë lekë dhe përdorimi i një apartamnti në Tiranë për periudhën 2009-2012.
Relatori Ilia tha se gjyqtarja Shirka ka kryer deklarim të saktë edhe për likujditetet, si për depozitat apo llogaritë bankare, ashtu edhe për gjendjen cash.
Profesionalizimi
Raporti i Këshillit të Lartë Gjyqësor lidhur me profesionalizimin e gjyqtares Shirka ishte pozitiv. Relatori Ilia tha se edhe dy denoncimet e kryera nga publiku kanë rezultuar pa indicie për të çelur ndonjë hetim.
Ndërkohë, u identifikua një çështje gjyqësore e vitit 2007 lidhur me subjektin e atëhershëm nën hetim Xh.I. të akuzuar nga prokuroria për vrasje në rrethana të tjera cilësuese të tre personave, e mbetur në tentativë. Relatori Roland Ilia tha se trupa gjykuese ku bënte pjesë në cilësinë anëtares edhe gjyqtarja Daniela Shirka, e ka ndryshuar akuzën e prokurorisë duke e klasifikuar si plagosje e më pas e ka pushuar hetimin në ngarkim të Xh.I për shkak të amnistisë së kësaj vepre penale. Trupa gjykuese ka vendosur t?i heqë të pandehurit Xh.I edhe masën e sigurisë arrest në burg dhe e ka liruar.
Por ky vendim i Gjykatës së Elbasanit është ndryshuar nga Apeli Durrës që e ka shpallur fajtor Xh.I për veprën penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese të tre perosnave, e mbetur në tentativë dhe e ka dënuar me 8 vjet heqje lirie. Gjykata e Lartë nuk e ka pranuar rekursin e kryer nga Xh.I duke lënë në fuqi vendimin e Apelit Durrës. Ilia tha se, lidhur me keto konstatime subjekti ka dhënë shpjegime që do të merren parasysh gjatë vlerësimit përfundimtar.
Në fjalën e saj, gjyqtarja Daniela Shirka pohoi se Apeli Durrës nuk kishte konstatuar shkelje, por se ndryshimi i vendimit kishte të bënte me vlerësimin e provave. ?Nuk ka të bëjë me shkelje disiplinore?, tha ajo.
?Konkluzioni ka ardhur si rezultat i vlerësimit të provave dhe aktit të ekspertimit mjeko-ligjor. Edhe vetë prokuroria nuk ka kërkuar masë maksimale të dënimit?, tha ndër të tjera gjyqtarja Shirka.
?Fakti që në folenë armës ishte edhe vetëm një fishek dhe se autori kishte qenë afër me personin tjetër, tregon se ai nuk ka pasur qëllim të vrasë njeri. Besoj se në vendimarrje kam zbatuar vetëm ligjin?, shpjegoi Shirka para trupës së KPK-së.
Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK ka dorëzuar pranë Komisionit një raport pozitiv për pastërtinë e figurës së gjyqtares Daniela Shirka. Edhe Komisioni ka konkluduar përshtatshmërinë e subjektit për të vazhduar detyrën lidhur me këtë kriter.
Në fund të seancës dëgjimore ajo e cilësoi procesin e rivlerësimit si mjaft transparent dhe tha se kishte punuar gjatë gjithë kohës me ndershmëri e integritet. Shirka i kërkoi Komisionit konfirmimin e saj në detyrë.
Gjyqtarja e Apelit Shkodër Hajrie Muçmata u përball me disa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka mbyllur hetimin gjyqësor për...
Atentatet ndaj njerëzve të sistemit të drejtësisë, janë kthy...
Pasuria është njëra prej shkaqeve që ka çuar në shkarkimin e...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, po përballet me...
Struktura e Posaçme Antikorrupsion, është institucioni më i ...
Në sistemin e drejtësisë pretendohet të ketë njerëz profesio...
Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra ...
Në korrik të vitit 2015 Inspektoriati i Lartë i Deklarimit d...
Nisin sot seancat dëgjimore të procesit të vlerësimit kalimt...
Publikohet lista me 47 emrat e drejtuesve të Policisë të Sht...
Procesi i Vettingut po vijon rivlerësimin me listën priorita...
Pjesa e madhe zyrtarëve që kanë punuar në regjimin komunist ...
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Agim Bendo ka paraq...
Besnik Muçi i cili u dekretua pak ditë parë nga Presidenti I...
Gjyqtarja e Apelit të Korçës, Brunilda Malo (Orhani) duhej t...
Java që vjen nis vrullshëm me procesin e Vettingut. Siparin ...
Seanca e parë e vetting ditën e sotme, e para për muajin nën...
Drejtuesja e KLGj, Naureda Llagami ka deklaruar se brenda mu...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
Dështon kërkesa e radhës për ekstradim të personave shumë ...
Policia ka gjetur trupin e pajetë të foshnjes që u hodh në...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashiko...
Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat ...
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të ...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha s...
I nxehti ekstrem ka “përvëluar” Rio De Zhaneiron.Temperatu...
Ushtria izraelite njoftoi të hënën se ka vrarë një militan...
DASH ka shpallur non grata tre zyrtarë nga Ballkani. Bëhe...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...
Ritmet e rritjes së çmimeve janë ngadalësuar në shkurt, du...
Sot, më 18 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Në krizën e shtrenjtimit të çmimeve të lëndëve të para...