Connect with Us

Fushatë e vrazhdë zgjedhore në Britaninë e Madhe

Bota

Fushatë e vrazhdë zgjedhore në Britaninë e Madhe

Publikuar

-

Boris Johnson është i njohur për sulmet e tij verbale. Në luftën për të fituar çdo votë, ai po provon tani metoda të tjera. Në Britaninë e Madhe ka filluar ndërkohë zyrtarisht fushata zgjedhore.

Brexiti vjen në muajin pas zgjedhjeve, kreu i laburistëve, Jeremy Corbyn krahasohet me diktatorin sovjetik, Stalin, dhe opozita nuk ka gjë tjetër në mendje veçse të shkatërrojë pasurinë britanike – deklaratat e Boris Johnsonit nuk sinjalizojnë asgjë të mirë për fushatën e shkurtër zgjedhore në Britaninë e Madhe.

Në “Daily Telepgraph”, Boris Johnson shkroi mbi planet e politikës ekonomike të socialdemokratëve, se partia laburiste nën Jeremy Corbyn ka zhvilluar gati një urrejtje të plotë kundër çdo lloj përpjekjeje për përfitim. Sipas tij, laburistët janë gati të shkatërrojnë edhe bazat e mirëqenies britanike. “Me kënaqësi dhe me ndjenjë hakmarrjeje”, tregohen me gisht individë, “si nuk është parë kurrë më parë që nga koha e Stalinit dhe kulakëve”. Me qëllim Boris Johnson përdor nocionin kulak, përcaktim përçmues për disa fermerë të pasur në kohën e Stalinit, nga të cilët mijëra u vranë nën sundimin e terrorit stalinist.

Großbritannien Wahlkampf (AFP/A. Dennis)Protesta kundër Boris Johnsonit

Laburistët duan revolucionin e gjelbër

Corbyn i hodhi poshtë menjëherë sulmet e Boris Johnsonit. “Kjo është çmenduria, që super të pasurit e përdorin aq shumë për të kursyer edhe ca më shumë tatime.” Partia e tij synon të ngrejë brenda një dekade një milionë apartamente të përballueshme në çmim dhe të nisë punën për “revolucionin e gjelbër”, shkroi ai në twitter. Vërtet laburistët duan të bëjnë ndryshime në politikën ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar. Kjo parti kërkon të ngrejë tatimet për të pasurit dhe sipërmarrjet. Por më i kontestuar është plani, që sipërmarrjet me më shumë se 250 punëtorë, duhet të dorëzojnë 10% të aksioneve të tyre në një fond, që kontrollohet nga punonjësit dhe që në fund të vitit u jep punëtorëve dividentët.

“Dalja nga BE brenda janarit”

Boris Johnson ka bërë edhe lidhjen mes sulmit me helm ndaj ish-spiunit rus, Sergej Skripal në Salisbury dhe laburistëve. “Bashkohuni me ne”, thirri ai. “Apo do qëndroni me Jeremy Corbyn dhe partinë laburiste, që kaluan në anën e Putinit, kur Rusia porositi sulmin me helm në rrugët e Salisburyt.”

LEXO EDHE:  “Bomba” e Berishës në Kuvend: Rama si Assadi i Sirisë/Ruçi sfidon PD-në

Të mërkurën u hap fushata zgjedhore zyrtarisht në Britaninë e Madhe. Në Pallatin Buckingham tek Mbretëresha Elisabeth ai vulosi shpërndarjen e parlamentit britanik. Pas kësaj në Downing Street ai bëri të ditur, se” nga dita e parë e parlamentit të ri”, do të paraqesë marrëveshjen e Brexit, me qëllim që dalja e Britanisë së Madhe nga BE të hyjë në fuqi në janar.

Bildergalerie Hoffnungsträger der britischen Politik (picture-alliance/empics/S. Rousseau)John Bercow

“Gabimi më i madh në politikën e jashtme që pas kohës së luftës”

Startimi i fushatës zgjedhore të konservatorëve britanikë nuk ka qenë shumë pozitiv. Alun Cairns dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Wales, sepse ai me gjasë ka pasur dijeni për rolin e një ish-punonjësi të tij në një proces përdhunimi. Edhe i besuari i Johnsonit, Jacob Rees-Mogg, duhet të kërkonte falje publikisht për një deklaratë shumë të kritikuar. Përfaqësuesi i linjës së ashpër të Brexitit ishte shprehur me përçmim për viktimat e zjarrit në Grenfell me 72 viktima.

Ndërkohë ish-presidenti i parlamentit britanik, John Bercow shprehu indinjatën e tij. Sapo la detyrën që e detyronte për neutralitet të plotë, konservatori e deklaroi Brexitin si “gabimin më të madh të politikës së jashtme që pas kohës së luftës”. Dalja e Britanisë së Madhe nga BE nuk do të ndikojë pozitivisht në imazhin ndërkombëtar të Britanisë së Madhe, tha ai. “Tani nuk jam më “‘speaker’, tani nuk duhet të jem më i pavarur.”

Parlamenti i ri britanik do të zgjidhet më 12 dhjetor. Në sondazhe partia konservatore e Tory ka një avantazh disa pikësh para laburistëve të Jeremy Corbyn. Të enjten, kryeministri britanik udhëton në Skoci, ku shumica votoi kundër Brexit. Nacionalistët skoncezë përreth kryeministres, Nicola Sturgeon synojnë një votë të re për pavarësinë, në mënyrë që të shkëputen nga Mbretëria e Bashkuar./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Ikën qeveria ruse/ Kryeministri i hap rrugën presidentit Putin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Rusisë, Dmitri Medvedeve, ka dhënë dorëheqjen nga posti, pasi, sikurse ai deklaroi, së bashku me pjesëtarët e kabinetit qeveritar duan t’i hapin rrugën presidentit Vladimir Putin për të bërë ndryshimet e domosdoshme në Rusi.

Lidhur me këtë akt, raporton media gjermane “Dojçe Welle”, presidenti Putin ka falënderuar qeverinë për punën e deritanishme. Kurse  pas një bisede “kokë më kokë” me Medvedevin ai tha, se jo të gjitha gjërat mund të rezultojnë me sukses.

Qeveria e Medvedevit ka qenë nën presion të madh kohët e fundit, për shkak të krizës ekonomike në Rusi, vijon raportimin “DW”, sipas të cilës: vetëm pak ditë më parë Putin u ka premtuar ndihma familjeve në gjende të rëndë sociale.

Në plotësim të dorëheqjes, mediat ruse njoftojnë se Dmitri Medvedev do të emërohet këshilltar i sigurisë në kabinetin e Putinit.

“Unë mendoj se kjo është e mundur dhe e kam lutur Medvedevin që në të ardhmen të merret me këtë sektor”, deklaroi Putin në një fjalim drejtuar kombit,para bërjes publike të dorëheqjes së qeverisë, ku paralajmëroi ndryshime kushtetuese, sipas së cilave Parlamenti do të ketë më shumë fuqi dhe se qeveria e ardhshme duhet të zgjidhet nga deputetët e Parlamentit.

Ndërkohë që me Kushtetutë duhet të parashikohen edhe kushte më të rrepta për kandidatët për president, u shpreh Putin, duke theksuar se reformat duhet të bëhen përmes referendumit, por deri tani nuk ka ndonjë datë të caktuar për mbajtjen e tij.

LEXO EDHE:  Shpartallimi i PD-së në Vlorë/ S’ka zgjedhje, Noka shkarkon dhe emëron sipas qejfit

LEXO EDHE:  Rama zgjedh Eduard Shalsin si menaxher kombëtar të zgjedhjeve

Në komentet e tyre kritikët thonë se Putini në këtë mënyrë po planifikon të sigurojë qendrimin në pushtet edhe pas vitit 2024, kur skadon mandati i tanishëm i tij si president. Dyshohet se ai planifikon të kalojë më pas në postin e kryeministrit dhe të vazhdojë sundimin në Rusi, ndërsa me ndryshimet kushtetuese parashikohet forcimi i postit të kryeministrit, të cilin ai do ta ushtronte pas vitit 2024.

Kujtojmë se Vladimir Putini është në pushtet qysh prej plot 20 vjetësh, nga 31 dhjetori i vitit 1999, kur ka zëvendësuar presidentin e atëhershëm Boris Jelcin. Deri në vitin 2008 ishte President, ndërsa në periudhën 2008-2012 kryeministër. Në vitin 2012 ka këmbyer pozicionet me Medvedevin dhe ka marrë postin e presidentit ku do të jetë deri në vitin 2024.

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Pas dorëheqjes së Medvedev/ Putin zgjedh kryeministrin e ri të Rusisë

Publikuar

-

Nga

Presidenti rus Vladimir Putin ka zgjedhur kryeministrin e ri të Rusisë, pasi Dmitry Medvedev dhe e gjithë qeveria e tij dhanë dorëheqjen ditën e sotme.

“Presidenti Vladimir Putin ka mbajtur një mbledhje pune me Mikhail Mishutsin dhe e ftoi atë që të merrte detyrën e kryeministrit”, thotë Kremlini në një komunikatë për shtyp.
Mishutsin ka punuar në qeveri që nga viti 1998 dhe shërbyer si kryetar i Shërbimit Federal të Taksave që nga viti 2010.

Të gjithë pjesëtarët e kabinetit qeveritar rus, përfshi edhe Kryeministri Dmitry Medvedev, dhanë dorëheqjen këtë të mërkurë pasi Presidenti Vladimir Putin propozoi reforma që do të dobësonin rolin e pasuesit të tij.

LEXO EDHE:  Ndikimi i Brexit në fushatën zgjedhore në SHBA

LEXO EDHE:  Camilla Parker, mbretëresha që britanikët nuk e duan

Në një fjalim Putin tha se askush nuk duhet të qëndronte President për më shumë se dy mandate radhazi, dhe propozoi ndryshime kushtetuese./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Zbulohet oferta e LDK-së për formimin e qeverisë së koalicionit

Publikuar

-

Nga

Partia Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), e cila u rendit e dyta në listën e partive fituese të zgjedhjeve të 06 tetorit 2019, ka shpalosur ditën e sotme ofertën e saj për formimin e qeverisë në koalicion me lëvizjen VetëVendosje.

Këtë e ka zbuluar anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se sipas ofertës “Lidhja Demokratike,deri në zgjedhjen e Presidentit, do të ketë Kryetarin e Parlamentit , post ky që më pas do t’i kalojë Lëvizjes VetëVendosje. Kjo nënkupton se në vitin e parë të bashkëqeverisjes, VetëVendosja do të ketë Kryeministrin, LDK-ja Kryetarin e Parlamentit. Në tri vitet pasuese, VetëVendosja do të mbajë postin  e Kryeministrit dhe Kryetarin të Parlamentit, ndërkohë që LDK-ja atë  të Presidentin”.

Ndërkohë nga oferta mësohet se numri i ministrive mbetet dymbëdhjetë me përfaqësim siç është renë dakord, me përjashtim se: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i bashkohet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ndahet nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku është integruar sipas marrëveshjes së arritur në takimet e mëparshme, dhe mbetet për komunitetet jo shumicë krahas Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

LEXO EDHE:  Ndikimi i Brexit në fushatën zgjedhore në SHBA

LEXO EDHE:  Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Referuar ofertës mësohet gjithashtu se të dyja partitë e kolaicionit qeverisës do të kenë numër të barabartë ministrish, nga pesë secila etj. “Partnerët e koalicionit, në përputhje me dispozitat kushtetuese, për presidentin e vendit do të përkrahin kandidatin e propozuar nga LDK-ja”, citohet në pikën e tretë të ofertës.

LEXO TE PLOTE