Connect with Us

E rëndë/ Gjendet i pajetë, i dekompozuar një trup në Tiranë

Kronika

E rëndë/ Gjendet i pajetë, i dekompozuar një trup në Tiranë

Publikuar

-

Një trup i pajetë, në gjendje të dekompozuar është gjetur mbrëmjen e kësaj të premte në ambientet e një ndërtese në Tiranë.

Në një njoftim paraprak policia bën me dije se viktima është R. Z.,39 vjeç.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa mësohet se godina në të cilën është gjetur i pajetë 39-vjeçari ka funksionuar më parë si kabinë elektrike.

LEXO EDHE:  Vizita e parë e Albin Kurtit në Tiranë si kryeministër/ Rama e pret me ceremoni

“Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime  nga ndonjë faktor tjetër. Dyshohet se shkaku i vdekjes është  për shkaqe natyrale”, shkruan policia në njoftimin e saj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Policia “tund” prangat/ Tetë të arrestuar në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Bien në prangat e policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L. A., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 257 gr. lëndë e dyshuar cannabis sativa dhe 4 fidanë të dyshuar cannabis sativa.

N. H., 35 vjeç dhe Gj. Gj., 31 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me shitje të lëndës narkotike të llojit heroinë, në rrugët “Kongresi i Lushnjës” dhe “Ylbere Bylykbashi”.

Gjatë kontrollit fizik të dy shtetasve iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiali një sasi lënde narkotike e dyshuar heroinë, e ndarë në doza gati për shitje dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

LEXO EDHE:  “Përballje” e fortë në mes të Tiranës/Basha: Droga iu ka krimbur trutë! Rama: Po talleni!

LEXO EDHE:  Vjedhja e të dhënave personale / Mësuesit ultimatum nxënësve për plotësimin e formularit

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. C., 52 vjeç, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës dhe bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

N. A., Gj. N. dhe O. P., pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

E. M., 34 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar motoçikletën pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vijon operacioni “Domosdova”/ Shkon në pesë numri i të arrestuarve në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Në vijim të operacionit policor të koduar “Domosdova”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, finalizuar një muaj më parë nga DVP Elbasan, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 3 shtetas dhe u sekuestruan 28.5 kg kanabis, operacioni ka vijuar me hetime të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i hetimeve është bërë i mundur identifikimi i shtetasve që ua kishin shitur lëndën narkotike shtetasve të arrestuar gjatë operacionit.
Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me DVP Fier, pas një pune të mirorganizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e dy shtetasve: B. G., 46 vjeç dhe G. G., 51 vjeç, të dy banues në Roskovec.

LEXO EDHE:  Foto-Tavolinat në distancë, personeli me maska/ Si shërbehet nëpër lokale

LEXO EDHE:  Vizita e parë e Albin Kurtit në Tiranë si kryeministër/ Rama e pret me ceremoni

Gjithashtu, po në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim policor shtetasit R. M., 30 vjeç dhe Sh. G., 39 vjeç dhe po punohet për kapjen e tyre.
Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Me goditje të shumta në fytyrë e trup/ Gjendet e pajetë 16 vjeçarja shqiptare në Greqi

Publikuar

-

Nga

Trupi i pajetë i një 16-vjecareje shqiptare është gjetur sot i pajetë në pyllin e oborrit të kishës Profiti Ilia, në Greqi.

Sipas policisë greke, bëhet fjalë për 16 vjeçaren shqiptare, Maria Hyseni, që kishte dhe një motër binjake, dhe që banonte me familjen e saj në Trikala.
Mediat greke raportojnë se 16-vjeçarja ka marrë goditje të shumta në fytyrë e trup.

Policia deklaroi se të gjitha skenaret janë të hapura, por goditjet e shumta në trup dëshmojnë për një akt kriminal, gjithsesi do të jetë autopsia që do të thotë fjalën e fundit.

LEXO EDHE:  Vizita e parë e Albin Kurtit në Tiranë si kryeministër/ Rama e pret me ceremoni

LEXO EDHE:  Babë e bir me koronavirus/ Manastirliu: Kemi marrë mostrat e kontakteve të ngushta

Trupi i pajetë i 16 vjecares shqiptare u gjet sot nga punëtorët e pastrimit të Bashkisë në oborrin e Kishës. Ajo banonte bashkë me familjen e saj në qendër të qytetit Trikal.
Familja dhe shokë të vajzës janë thirrur nga policia greke për t’u marrë në pyetje, deklaratat e të cilëve pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen./CNA.al

LEXO TE PLOTE