Connect with Us

Dosja e Bashës bllokohet në Prokurori/ Braçe akuza prokurorëve, tregon taktikën për ‘varrosjen’ e çështjes

Politikë

Dosja e Bashës bllokohet në Prokurori/ Braçe akuza prokurorëve, tregon taktikën për ‘varrosjen’ e çështjes

Publikuar

-

Zvëndëskryeministri Erion Braçe ka reaguar pas bllokimit të dosjes “Basha” në Prokurorinë e Tiranës

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale Erion Braçe  ka sulmuar prokurorët dhe duke e cilësuar vendimin qesharak, të turpshëm dhe të neveritshëm.

“E kane bere tani, me nxitim, para ngritjes se Prokurorise Speciale Kunder Korrupsionit,

lende e se ciles kjo ceshtje eshte, PER TA MBYLLUR, VARROSUR! Sic i varrosen Kalimashin, Levan-Tepelenen e Levan-Vloren, vrasjet e 21 janarit dhe shitjen e detit!”- shkruan Braçe.

Sipas zv. kryeministrit hetimi i bërë ndaj kryedemokratit Basha nga ana e prokurorisë është i dobët.

“Prokuroret pranojne se, Lulzim Basha ka fallsifikuar formularin e shpenzimeve ne KQZ, por nuk kane hetuar asnje minute shpenzimet e PD deklaruar nga kompania nen kontrate me PD ne SHBA”, vijon Braçe kritikat e tij.

Postimi i plotë

PO 625 MIJE DOLLARE NGA DOLEN??!! Koli, Kloli, Tani, Toni, Tela, Lela, me lejen tuaj,
a mund te flase per keto parate? Duken shume para, duhet folur apo jo? Atehere, vendimi i sotem i dy prokuroreve eshte qesharak, i turpshem dhe i neveritshem!
PROKURORET NUK KANE HETUAR, NUK KANE BERE AS AQ SA KANE BERE GAZETARET NE SHQIPERI,
SHBA E SKOCI!
DY PROKURORET, JANE PERDORUR MU ASHTU SIC THOTE PD NE TRAKTIN E SAJ; PER TE PASTRUAR IMAZHIN E LYLZIM BASHES DHE PARTISE SE TIJ NGA NJE KRIM QE JA BEN MUUUUUU!

E kane bere tani, me nxitim, para ngritjes se Prokurorise Speciale Kunder Korrupsionit, lende e se ciles kjo ceshtje eshte, PER TA MBYLLUR, VARROSUR! Sic i varrosen Kalimashin, Levan-Tepelenen e Levan-Vloren, vrasjet e 21 janarit dhe shitjen e detit!

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Braçe/ Kritika ndaj qeverisë

Te gjitha krime te parashikuara ne ligj, por te pandeshkuara kurre prej prokuroreve e gjykatesve te tij;
PERMBARUESI I PUNEVE TE NDYRA TE LYLZIM BASHES, NJE ISH ZYRTAR I KORRUPTUAR I QEVERIVE KU AI ISHTE PJESE, JA DOLI SERISH.
Vini re; Prokuroret pranojne se, Lylzim Basha ka fallsifikuar formularin e shpenzimeve ne KQZ,
por nuk kane hetuar asnje minute shpenzimet e PD deklaruar nga kompania nen kontrate me PD ne SHBA.
Nuk kane marre as letrat qe i kane marre te gjithe gazetaret, te gjithe! Eeej, jo deshmine e Nik Muzin,
por as letrat qe ai ka depozituar ne Departamentin e Drejtesise!
A e kuptoni se cfare hetimi leshi kane bere? Pyetja ishte dhe eshte: NGA DOLEN 625 MIJE DOLLARE QE
NIK MUZIN KA DEKLARUAR TE PAGUARA NGA PD NE SHBA?
Prokuroret as kane marre deklaratat, as kane numeruar parate, as kane hetuar per burimin e tyre!
Thone qe ka falsifikuar formularin, por nuk thone per sa para behet fjale, nuk thone as cili eshte burimi i parave.

Ato para jane paguar, jane deklaruar te paguara ne SHBA! Prokuroret, me vendimin e tyre, thjesht i kane “pastruar” sot, sic Lylzim Basha ka kerkuar!

Turp e faqja e zeze! Nuk i hidhni dot hi syve kujt, ceshtja eshte shume e thjeshte, e bere fije fije si krim,
publikisht, kudo!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Greqia dhuron 2.5 milion euro për Shqipërinë, do të ndërtojë edhe 200 shtëpi

Publikuar

-

Nga

Greqia i dhuron Shqipërisë 2.5 milion euro ndërsa do të ndërtojë edhe 200 shtëpi të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lajmin e bëri të ditur ministri grek gjatë Konferencës së Donatorëve.

Ndërkaq, Polonia ka dhuruar 2.7 milion euro.

“Polonia do të japë 2.7 milion euro. Shpresoj që kontributi të ndihmojë Shqipërinë në rindërtim”, tha ministri i jashtëm polak.

LEXO EDHE:  Braçe irritohet me PD/ A mund ta dorëzojmë pushtetin te Basha?

LEXO EDHE:  Deputeti socialist zbulon arsyen pse Basha hoqi senatorët e PD dhe vendosi biznesmenë në lista

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Franca dhuron 100 milionë euro për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Franca i dhuron Shqipërisë 100 milion euro, e ndërsa 60 milion euro do t’i japë në formën e huasë për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Kemi nënshkruar me kryeministrin Edi Rama një kontratë që synon të realizojmë projekte. Ne do të financojmë projekte në vlerë 100 mln euro. Përveç kësaj japim hua për 60 mln euro për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë, 1 mln në formën e ndihmën humanitare që ne e vumë menjëherë në dispozicion pas katastrofës. Shpresoj që kontributi ynë do ta ndihmojë Shqipërisë”, tha ministri i jashtëm Francës në Konferencën e Donatorëve./CNA.al 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rindërtimi/ Holanda dhuron tre milionë euro për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Holanda i dhuron Shqipërisë tre milionë euro për procesin e rindërtimit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Holandës në Konferencën e Donatorëve, e cila po zhvillohet sot në Bruksel, ku janë të pranishëm 100 vende.

“Pas tërmeti u takova me Ramën dhe Cakajn dhe më thanë histori zemër thyese që u prekën nga kjo katastrofë. Ky solidaritet të jetë ndihmë për rindërtimin pas tërmeti. Holanda 3 mln euro për aktivitetet ndërtuese, kjo do të forcojë kolegët e mi të përballojnë këtë detyrë të vështirë”, tha ministri i jashtëm holandes.

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Braçe/ Kritika ndaj qeverisë

LEXO EDHE:  “Blerinë, mike bëhu e fortë”/ Braçe ngushëllon publikisht deputeten për humbjen të vëllait

Nga ana tjetër, Danimarka do të dhurojë  2 mln euro.

LEXO TE PLOTE