Connect with Us

Deklaratat kontradiktore vështirësojnë vetingun e gjyqtares Hajrie Muçmata

Vetingu

Deklaratat kontradiktore vështirësojnë vetingun e gjyqtares Hajrie Muçmata

Publikuar

-

Gjyqtarja e Apelit Shkodër Hajrie Muçmata  u përball me disa pikëpyetje rreth pasurive të saj, burimeve të ligjshme të disa huave dhe me deklarata kontradiktore të bëra për procesin e vetingut, ndërkohë gjyqtarja kërkoi të rihapej hetimi në dy kriteret e tjera.

Senaca e shtyrë e rivlerësimit për gjyqtaren e Apelit të Gjykatës së Shkodrës, Hajrie Muçmata nisi të enjten në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me njoftimin se kërkesa e saj për përjashtim të trupës gjykuese për njëanshmëri ishte rrëzuar.

Trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli kryesuese, Alma Faskaj relatore dhe Pamela Qirko anëtare, gjithashtu ashtu hodhi poshtë një kërkesë të Muçmatajt dhe avokates së saj Irena Reso për të mësuar emrin e ekspertit financiar. Muçmata pretendoi më pas se eksperti kishte qenë i njëanshëm.

Procesi, i cili u fokusua kryesisht në huatë dhe burimin e ligjshëm i pasurisë dhe te deklarata të Muçmatës dhe deklarimet vjetore që sipas KPK ishin kontradiktore, u mbyll vetëm mbi kriterin e pasurisë.

KPK tha se nga analiza financiare rezultonte se gjyqtarja kishte mungesë burimesh të ligjshme në disa vite dhe në total 4.7 milion lekë.

Muçmata pati po ashtu një diskutim me vëzhguesin ndërkombëtar, Theo Jacobs i cili i cilësoi të pakuptueshme disa deklarime të gjyqtares që kishte kundërshtuar veten me qëndrimet mbi një marrëdhënie huaje dhe qëllimin e një kredie.

Muçmata u mbrojt duke pretenduar se ajo nuk kishte pasur detyrim deklarimin e kësaj kontrate huaje, ndërsa tha se mohimi i saj kishte të bënte me faktin se kontrata ishte nënshkruar nga bashkëshorti dhe jo ajo vetë.

Karriera e Hajrie Muçmatajt në sistemin e drejtësisë ka filluar në vitin 1999, si gjyqtare në Gjykatën e Kukësit. Në vitin 2009, ajo u emërua inspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndërsa në vitin 2016, Znj. Muçmata u dekretua anëtare e Gjykatës së Apelit të Shkodrës nga Presidenti i Republikës.

Problemet me apartamentin

Relatorja Faskaj vuri në dukje që në fillim të fjalës së saj se Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI, e kishte gjetur Muçmatën me probleme në deklarimin e pasurisë dhe e akuzonte atë për fshehje pasurie.

Muçmata e kundërshtoi këtë qëndrim duke pretenduar se ILDKPKI e kishte kontrolluar më herët dhe kurrë nuk i kishte vënë në dukje probleme. Ajo kundërshtoi akuzën për fshehje pasurie duke thënë se nuk kishte asnjë pasuri të fshehur.

Faskaj ndërkohë renditi vetë një seri problemesh të gjetura në pasurinë e gjyqtares. Relatorja tha se Komisioni kishte gjetur një kontratë mes bashkëshortit të saj dhe një kompanie ndërtimi me shënime të bëra me dorë, që ngrinin dyshime mbi sipërfaqen dhe çmimin e një apartamenti 117 metra katrorë në Tiranë.

Po ashtu relatorja vuri në dukje që mungonin dokumentet justifikues për huatë, mungonin dokumentet për të provuar pagesat dhe kohën kur ato ishin bërë dhe se dukej që Muçmata kishte bërë deklarim të rremë në veting, kur kishte deklaruar burimin për këtë pasuri vetëm me kursimet nga paga.

Ngjashëm ajo vuri në dukje se një nga huadhënësit E.V nuk kishte pasur burime të mjaftueshme për të dhënë huanë. Po ashtu huadhënësi tjetër rezultoi se ishte provuar marrëdhënia e punës, por jo të ardhurat dhe mundësia për të dhënë 3 mijë euro. Vetë Muçmata dhe i shoqi kishin qenë me mbi 700 mijë lekë bilanc negativ për të krijuar kursimet me të cilat ishte paguar kësti për apartamentin.

KPK po ashtu vuri në dukje se duke u nisur prej kontratave me shkrim të marra parasysh këstet për apartamentin ishin paguar para se të merreshin huatë duke bërë që Muçmata të ishte në pamundësi financiare. Muçmata kundërshtoi kohën e pagesës duke pretenduar një sërë deklaratash noteriale dhe faktin se kontrata e pororsisë nuk duhej të merrej për referencë për kohën e pagesës.

Mbrojtësja e Muçmatës ndërhyri në këtë pikë për të sqaruar se sipas saj kontrata me shënime dore e cila ngrite dyshime mbi sipërfaqen dhe çmimin, nuk kishte vlerë formale dhe nuk kishte vlerë ligjore. Ajo ishte nënshkruar nga palët mbi një kontratë tip jo para noterit, që sipas saj shpjegonte pse në të ishin gjurmë të një apartamenti tjetër, dhe po ashtu vuri në dukje se shënimet me dorë nuk ishin bërë prej subjektit dhe bashkëshortit të saj.

Qasja e avokates mbi vlerën ligjore të kontratës u kundërshtua nga Theo Jacobs. Në fund të seancës ai kërkoi të dinte nëse kishte kontrata vlerë detyruese për palët apo nëse ishte e falsifikuar nisur nga pretendimi për shënimet, ndërsa e cilësoi qëndrimin e avokates se kontrata nuk kishte vlerë ligjore si diçka “origjinale”. Avokatja tha se ajo nuk kishte thënë që kontrata ishte e paligjshme, por se ajo nuk kishte vlerë formale. Vetë Muçmata sqaroi se bazë duhej të ishte kontrata e shit-blerjes. Ajo pretendoi se kishte sjellë pesë kontrata nga i njëjti subjekt që tregonin se ajo e kishte blerë apartamentin më shtrenjtë se mesatarja e çmimeve.

Muçmata kundërshtoi edhe pretendimet se E.V nuk kishte mundësi financiare. Ajo tha se kishte sjellë dokumente që provonin se ai kishte pasur të ardhura nga VEFA në vitin 1998 dhe më pas kishte shitur apartamente në vitin 2000 dhe se kishte pasur mundësi financiare, ndërsa kishte pasur edhe një biznes në Kukës.

Muçmata kundërshtoi edhe në parim kërkesën e KPK për të provuar burimet e ligjshme të huadhënësve duke thënë se kjo shkelte parimin e sigurisë juridike.

Qëndrimi mbi analizën financiare

Relatorja nuk u ndal gjatë dhe bëri vetëm një përshkrim të shkurtër të disa likujditeteve dhe llogarive bankare të Muçmatës  duke dalë në konkluzionin se në total ajo kishte mungesë të ardhurash për 4.7 milion lekë. Faskaj përmendi 15 mijë euro të ardhura nga qiratë, 2.4 milion lekë kursime, një llogari me 10 mijë dollarë, një tjetër me 1.2 milion lekë  dhe disa shuma të tjera në banka.

LEXO EDHE:  Një apartament me kursime/ “Toka e florinjtë” e gjyqtares Irena Hoxha

Muçmata vetë u mor që në fillim me analizën financiare. Ajo pretendoi se eksperti që kishte bërë analizën kishte lënë shënime në dokument ku pyeste trupën gjykuese nëse “20 euro për natë qëndrimi në Greqi ishin pak”.

Muçmata tha se kjo shumë ishte ajo e përcaktuar në metodologjinë e KPK, por se përndryshe asaj i ishin llogaritur shpenzime gjatë kohës së qëndrimit te e motra në shuma mjaft më të mëdha. Ajo tha se kishte udhëtuar me autobus në Greqi. “Nuk ka në Shqipëri gjyqtarë që ka udhëtuar me autobus 14 orë me familjen për në shtetin fqinj”, tha ajo. Ndërsa vuri në dukje se qëndrimi te motra sipas analizës financiare i kishte kushtuar  më shumë se qëndrimi në hotel sipas saj.

Muçmata po ashtu vuri në dukje se sipas KPK ajo kishte shpenzuar në Greqi tre muaj pagë edhe pse kishte qëndruar te e motra dhe se djali i saj kishte qenë vetëm katër vjeç. Ajo pretendoi se shpenzime të tilla i ishin llogaritur edhe në vijim dhe nuk ishin të vërteta. Gjyqtarja këmbënguli edhe te ligjshmëria e qirave për një lokal, që ishte përdorur si magazinë nga ortaku i bashkëshortit. Ajo tha se detyrimin për tatimin e kishte pasur qiramarrësi dhe sipas saj një vërtetim i Drejtorisë së Tatimeve Kukës provonte pagesën e këtyre detyrimeve.

Gjyqtarja pranoi se e ëma kishte bërë kontratë fiktive për shitjen e një apartamenti, por këmbënguli se ajo i kishte dhuruar asaj 20 mijë euro, pasi vlera e vërtet e apartamentit kishte qenë 2.4 milion lekë dhe jo aq sa ishte në deklaratën e shit-blerjes. Ajo po ashtu kërkoi që edhe nëse nuk konsideroheshin të ardhura dietat e saj në punë të merreshin parasysh të paktën pjesërisht, pasi tha se nuk mund të thuhej që kishte shpenzuar për ushqim edhe nga shërbimi edhe nga shpenzimet e tjera. Ajo po ashtu tha se analiza nuk kishte llogaritur saktë të ardhurat e të birit.

Deklarimet kontradiktore 

KPK u ndal gjatë në mënyrën e përfitimit të një lokali nga bashkëshortët. Komisioni tha se nuk kishte të dhëna për mënyrën se si ishin bërë pagesat për këtë lokal dhe se deklarimet e Muçmatës kishin ndryshuar në kohë.

Filimisht ajo kishte pretenduar pagesën e lokalit me një pjesë të një kredie bankare, por më pas kishte ndryshuar qëndrim kur kishte dalë se kjo kredi ishte përdorur për të shlyer një borxh 3 milion lekë ndaj një personi me inicialet Sh.B. Borxhë që ishte deklaruar më pas si i përdorur pjesërisht për të shlyer borxhin ndaj E.V të marrë më herët për apartamentin dhe pjesërisht për një pasuri në Kukës.

Marrëveshja e huasë me Sh.B e nënshkruar në vitin 2009 dhe e padeklaruar më parë dhe madje sipas KPK-së e mohuar gjatë pyetësorëve për llogari të vetingut, duket se rëndonte më shumë në rivlerësimin e Muçmatës.

Pasi diferencat në qëndrimet e Muçmatës që fillimisht kishte mohuar marrëdhënien financiare me Sh.B u vunë në dukje nga relatorja, vëzhguesi ndërkombëtar i kërkoi asaj sërish shpjegime. Jacobs tha se nuk i kuptonte gjithë këto veprime të komplikuara dhe pse ato nuk ishin deklaruar dhe madje mohuar nga gjyqtarja fillimisht edhe kur i ishte vënë në dukje se ato përmendeshin në një transfert bankare të bashkëshortit.

Gjyqtarja nuk iu përgjigj fillimisht akuzave se kishte mohuar marrëdhënien financiare me Sh.B dhe më pas bëri një sërë shpjegimesh për të treguar se si paratë ishin marrë për të shlyer borxhin ndaj E.V dhe se nuk kishte pasur detyrim të deklaronte këto pasi kishn ndodhur brenda dy muajsh dhe se SH.B ishte shlyer me kredin bankare, megjithëse kjo e fundit ishte deklaruar si e përdorur për të shlyer lokalin.

Jacobs dhe Faskaj këmbëngulën sërish mbi deklarimin kontradiktore. Faskaj lexoi një nga përgjigjet e Muçmatajt, që siç citoi Komisionerja kishte mohuar çdo marrëdhënie financiare me Sh.B. “Çfarë është një marrëdhënie financiare për ju nëse nuk është kthimi i një borxhi?”, pyeti Jacobs duke komentuar se gjithë këto veprime ishin “përtej të kuptueshmes”.

Gjyqtarja u përgjigj emocionalisht se Jacobs ndoshta nuk i kuptonte situatat në Shqipëri dhe se këtu edhe për tu martuar duhej të merrje borxh. Ajo tha ndër të tjera se kishte mohuar pasjen e marrëdhënies financiare sepse kontrata ishte nënshkruar nga bashkëshorti.

Ndërkohë në relatim u vu në dukje se ngjashëm me apartamentin kishte një sërë paqartësish mbi kohën e pagesës, sipërfaqen e lokalit dhe nëse shuma e marrë si kredi nuk ishte përdorur për të paguar Muçmata nuk kishte pasur mundësi për të paguar gjysmën e vlerës së këstit të parë për këtë ambient. KPK vuri në dukje se nuk kishte modalitete të përcaktuara se si ortakët kishin bërë pagesat dhe se për këtë ishte aplikuar ndarja me 50 për qind e pagesave.

Muçmata pretendoi në shpjegimet e saj se kësti i parë ishte paguar nga ortaku dhe se bashkëshorti kishte paguar pjesën e tij në kohën e marrjes në dorëzim të lokalit. Ajo tha se KPK nuk kishte prova për të thënë se ajo kishte paguar gjysmën e këtij kësti në momentin e kontratës së porosisë dhe solli deklarata noteriale që sipas saj provonin këtë fakt./ Vladimir Karaj-Birn

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Shtëpi, makina dhe para dhuratë/ Gjyqtarja, që do ta kishin zili biznesmenët

Publikuar

-

Nga

gjykata e tiranes jep vendimin

Njerëzit e drejtësisë, kryesisht gjyqtarët dhe prokurorët deklarojnë biznese dhe patundshmëri, që zor t’ua gjesh fillin se si i kanë krijuar.

Gjyqtarja Mimoza Brahimi,  deklaron se babait i ka dhuruar 40 milion lekë, ndërsa deklaron kredi me vlerë 42 700 euro për blerjen e  një makine, njëherësh deklaron dhe shtim të patundshmërisë.

Në deklaratën fillestare, gjyqtarja thotë se është pronare e katit të dytë të një banese dy-katëshe me sipërfaqe 110 m2 , të përfituar me trashëgimi nga prindërit, një apartament banimi me sipërfaqe 140 m2, në Tiranë. Gjithashtu deklaron dhe një hua me vlerë 20 000 dollarë për blerje apartament banimi.

Në vitin 2004, ajo deklaron një autoveturë Reno Clio me vlerë 300 000 lekë si dhe të ardhura nga qiraja e marrë nga shtëpia e banimit në Shkodër, në shumën 240 000 lekë. Një vit, më vonë, bashkëshorti i gjyqtares ka blerë autoveturë me vlerë 8 000 euro.

Në viti 2008 ka blerë autoveturë Kia Piccanto me vlerë 500 000 lekë.

Bashkëshorti i gjyqtares ka shpenzuar vlerën 11 000 euro për blerjen e një Autoveturë tip Smart 451 në datë 03.03.2010.

Në vitin 2012, gjyqtarja thotë se kanë marrë një kredi me vlerë 42 700 euro, për blerjen e një automjeti Volsvagen Tuareg, ndërsa bashkëshorti ka marrë një hua në vlerën 30 000 euro nga një individ, ndëesa gjyqtarja Brahimi ka marrë një hua në vlerën 10 000 euro.

Sipas deklaratës së pasurisë, djali gjyqtares ka shpenzuar vlerën prej 4 000 euro për blerjen e një automotorr Yamaha, blerë në datën 23.04.2012. Pasuria është shtuar me një apartament me sipërfaqe 74.6 m2 me vlerë 50 000 euro.

Në vitin 2013, gjyqtarja deklaron si dhuratë nga babait, shumën 4 000 000 lekë, ndërsa një vit më vonë, ka shitur një pronë në Tiranë. Bëhet fjalë për një garazh me sipërfaqe 23,5 m2, me vlerë 7 000 USD. Më tej djali ka shitur shtëpinë, në Tiranë  me vlerë 24 412 euro. Në vitin 2017, është shtuar pasuria e luajtshme me një automjet Volsvagen Tuareg, me vlerë  52 000 euro. Kjo makinë, sipas formularit të deklarimit është blerë me kredi, në vlerën 42 700 euro.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Mimoza Brahimi.

Viti 2003

Të ardhura nga paga prej 75 000 lekë si gjyqtare.

Kati i dytë i një banese dykatëshe me sipërfaqe 110 m2 , të përfituar me trashëgimi nga prindërit.

Ap. banimi me sipërfaqe 140 m2 i ndodhur në Tiranë.

Bashkëshorti, depozite bankare  në vlerën 5 000 Dollarë.

Hua me vlerë 20 000 dollarë për blerje apartament banimi.

Viti 2004

Autoveture Reno Clio me vlerë 300 000 lekë.

Kursime në shumën 700 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në shumën 160 000 lekë.

Hua me vlerë 20 000 dollarë për blerje apartament banimi. Rreth 200 dollarë në muaj për të paguar.

Të ardhura nga qiraja e marrë nga shtëpia e banimit në Shkodër, shuma 240 000 lekë.

Viti 2005

Bashkëshorti ka blerë autoveturë me vlerë 8 000 euro.

Depozitë me afat me vlerë 1 500 euro.

Llogari rrjedhëse në emër të subjektit deklarues dhe bashkëshortit me vlerë 300 000 lekë.

Hua me vlerë 20 000 dollarë për blerje apartament banimi. Rreth 200 dollarë në muaj për të paguar.

Viti 2006

Depozitë  fleksi në emër të subjektit deklarues dhe bashkëshortit me vlerë me vlerë  2 006,7 euro.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues në shumën 800 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në QSUT, në shumën  430 000 lekë.

Hua me vlerë 20 000 dollarë për blerje apartament banimi. Rreth 200 dollarë në muaj për të paguar. Pa shlyer 12 000 USD.

Viti 2007

Depozitë  fleksi në emër të subjektit deklarues dhe bashkëshortit me vlerë 3 380 77 euro.

Llogari rrjedhëse fleksi në emër të subjektit deklarues dhe bashkëshortit me vlerë 60 000 lekë.

Gjendje kesh, 500 euro.

Të ardhura nga djali si emigrant në Itali, shuma 8 000 euro.

Spozitë fleksi, shtesa në shumën 2 348 euro.

Gjendje kesh, 5 000 euro.

Pakësuar gjendja kesh, 1000 euro.

Llogari rrjedhëse  për pagat në emër të subjektit deklarues dhe bashkëshortit me vlerë -91 542 lekë.

Llogari page e subjektit deklarues – 2000 euro.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues në shumën 863 311 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në QSUT, në shumën  500 000 lekë.

Hua me vlerë 20 000 dollarë për blerje apartament banimi. Rreth 200 dollarë në muaj për të paguar. Pa shlyer 10 500 USD.

Viti 2008

Të ardhura prej 829 397 lekë nga paga e deklarueses.

Të ardhura prej 490 207 lekë nga paga e bashkëshortit.

250 000 lekë të përfituara nga shitja e automjetit tip “Reno”, shitja e bërë në datë 26.04.2008.

Shitur autovetura Reno me vlerë 250 000 lekë.

Blerë autoveturë Kia Piccanto me vlerë 500 000 lekë.

Tepricë nga paga e subjektit deklarues, shuma 46 764 lekë.

Tepricë nga paga e bashkëshortit, shuma 411 038 lekë.

Hua me vlerë 20 000 dollarë për blerje apartament banimi. Rreth 200 dollarë në muaj për të paguar. Pa shlyer 13 300 USD.

Viti 2009

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues, shuma  1 150 216 lekë .

Të ardhura nga dhëni në përdorim e banesës më qira në Shkodër, shuma  360 000 lekë.

Vlera 468 000 lekë nga paga e bashkëshortit.

Vlera 105 000 lekë nga paga e bashkëshortit si pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Infermierisë, Universiteti “Kristal” Tiranë.

Vlera 105 000 lekë nga paga e bashkëshortit si pedagog i jashtëm në Universitetin “Kristal” filiali Shkodër

Vlera 200 000 lekë nga vizita private të bashkëshortit si mjek ortoped në qytetin e Shkodrës.

Bashkëshortët deklarojnë 1 200 000 lekë tepricë nga të ardhurat.

Hua me vlerë 20 000 dollarë për blerje apartament banimi. Rreth 200 dollarë në muaj për të paguar. Pa shlyer 12 000 USD.

Viti 2010

Paga e deklarueses për vitin 2010 është 1 197 615 lekë.

Paga e bashkëshortit të deklarueses prej 606 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit në vlerën 152 064 lekë nga pjesmarrja në KMCAP.

Vlera 150 000 lekë nga puna e bashkëshortit si pedagog i jashtëm pranë Universitetit “Kristal”.

Vlera 600 000 lekë tnga puna e bashkëshortit nga vizita dhe operacione në spitale private.

Bashkëshorti ka shpenzuar vlerën 11 000 euro për blerjen e një Autoveturë tip Smart 451 në datë 03.03.2010.

Bashkëshortët deklarojnë 800 000 lekë tepricë nga të ardhurat.

Hua me vlerë 20 000 dollarë për blerje apartament banimi. Rreth 200 dollarë në muaj për të paguar. Pa shlyer 10 666 76 USD.

Viti 2011

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues  prej 1 204 016 lekë.

Të ardhura prej 645 036 lekë nga të ardhurat e bashkëshortit si mjek ortoped pranë QSUT.

LEXO EDHE:  Video-Vettingu në politikë/ Deputeti akuza të rënda ndaj Ramës

LEXO EDHE:  "Fitova 5.2 mln lekë në baste"/ Zbardhen deklaratat kontradiktore shkarkuan prokurorin Luan Kaloçi

Të ardhura të bashkëshortit në vlerën 152 064 lekë nga pjesmarrja në KMCAP.

Vlera 150 000 lekë nga puna e bashkëshortit si pedagog i jashtëm pranë Universitetit “Kristal”.

Vlera 1 000 000 lekë të bashkëshortit nga vizita dhe operacione në spitale private.

Bashkëshortët deklarojnë 1 200 000 lekë tepricë nga të ardhurat.

Hua me vlerë 20 000 dollarë për blerje apartament banimi. Rreth 200 dollarë në muaj për të paguar. Pa shlyer 9 333 44 USD.

Viti 2012

Të ardhura të subjektit deklarues nga paga prej 1 207 921 lekë .

Të ardhura prej 240 000 lekë nga qiradhënia e apartamentit me sipërfaqe 74,6 m2 në Tiranë.

Të ardhura prej 360 000 lekë nga qiradhënia e banesës në Shkodër.

Të ardhura prej 717 259 lekë nga paga e bashkëshortit.

Shuma 1 000 000 lekë e bashkëshortit nga vizita dhe operacione në spitale private.

Të ardhura të bashkëshortit në vlerën 158 520 lekë nga pjesmarrja si epror në KMCAP.

Të ardhura 60 300 lekë të bashkëshortit si pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Infermierisë, Universiteti “Kristal”.

Bashkëshortët deklarojnë tepricën nga të ardhurat në vlerën 500 000 lekë.

Kredi me vlerë 42 700 euro, për blerjen e një automjeti Volksëagen Tuareg. Gjatë 2012 u shlyen 15 189 euro. Detyrimi i mbetur në datë 31.12.2012 është 38 430 euro.

Bashkëshorti ka marrë një hua në vlerën 30 000 euro nga një individ.

Subjekti deklarues, hua  në vlerën 10 000 euro.

Djali, F. Brahimi ka shpenzuar vlerën prej 4 000 euro për blerjen e një automotorr Yamaha, blerë në datën 23.04.2012.

Blerë ap, me sip 74.6 m2 me vlerë 50 000 euro.

Hua me vlerë 20 000 dollarë për blerje apartament banimi. Rreth 200 dollarë në muaj për të paguar. Pa shlyer  8 000 USD.

Viti 2013

Tepricë nga të ardhurat, shuma 750 000 lekë.

Shitur autovetura Audi, me vlerë 1 500 000 lekë.

Dhuratë nga babai me vlerë 4 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues, shuma 1 206 915 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit, shuma 670 316 lekë.

Honorare nga vizita e operacione në spitale private të bashkëshortit me vlerë 1 000 000 lekë.

Pagesa e bashkëshortit nga pjesëmarrja në KMCA, shuma 158 520 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap në Tiranë, shuma 360 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap në Shkodër, shuma 360 000 lekë.

Hua me vlerë 20 000 dollarë për blerje apartament banimi. Rreth 200 dollarë në muaj për të paguar. Pa shlyer  6 500 USD.

Kredi me vlerë 42 700 euro, për blerjen e një automjeti Volksëagen Tuareg. Janë  shlyer 9 517 euro.

Viti 2014

Tepricë nga të ardhurat, 700 000 lekë.

Shitur garazhi me sip 23,5 m2, në Tiranë, me vlerë 7 000 USD.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues, shuma 1 425 724 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit, shuma 750 000 lekë.

Pagesa e bashkëshortit nga pjesëmarrja në KMCA, shuma 158 532 lekë.

Honorare të bashkëshortit nga vizita në spitalin e Shkodrës, me vlerë 300 000 lekë.

Honorare nga vizita e operacione në spitale private të bashkëshortit me vlerë 2 400 euro.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit,si pedagog i jashtëm në fakultetin e infermierisë, Shkodër, shuma 45 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap në Tiranë, shuma 420 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap në Shkodër, shuma 360 000 lekë.

Hua me vlerë 20 000 dollarë për blerje apartament banimi. Rreth 200 dollarë në muaj për të paguar. Pa shlyer 5 222 USD.

Kredi me vlerë 42 700 euro, për blerjen e një automjeti Volksëagen Tuareg. Janë  shlyer 9 517 euro.

Djali ka shitur shtëpinë, në Tiranë  me vlerë 24 412 euro.

Djali të ardhura nga puna si stomatolog, shuma 100 000 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues, në vlerën 1 443 994 lekë.

Të ardhura prej 740 820 lekë nga paga e bashkëshortit.

Të ardhura prej 158 532 lekë nga bashkëshorti nga pjesmarrja si anëtar i KMCAP epror.

Të ardhura prej 200 000 lekë të bashkëshortit si honorare nga vizita private dhe operacione në spitalin privat “Salus”.

Të ardhura prej 370 800 lekë nga paga e djalit si punonjës në ISHSHQ Tiranë në pozicionin Inspektor për periudhën Mars 2015- Dhjetor 2015. Paga mujore neto 41 200 lekë në muaj.

Hua me vlerë 20 000 dollarë për blerje apartament banimi. Rreth 200 dollarë në muaj për të paguar. Pa 4 000 USD.

Kredi me vlerë 42 700 euro, për blerjen e një automjeti Volksëagen Tuareg.  Pa shlyer  15 390 38  euro.

Viti 2016

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues  në vlerën 1 404 425 lekë.

Të ardhura prej 744 989 lekë nga paga e bashkëshortit.

Të ardhura prej 204 000 lekë nga bashkëshorti nga pjesmarrja si anëtar i KMCAP epror.

Të ardhura prej 494 478 lekë nga paga e djalit Fatos Brahimi si punonjës pranë inspektoriatit Shëndetësor Dega Rajonale Tiranë

Hua me vlerë 20 000 dollarë për blerje apartament banimi. Rreth 200 dollarë në muaj për të paguar. Është shlyer tërësisht.

Kredi me vlerë 42 700 euro, për blerjen e një automjeti Volksëagen Tuareg. Janë  shlyer  6 767 88  euro.

Hua prej 10 000 euro e marrë në vitin 2012, është shlyer tërësisht.

Viti 2017

Automjet Volsvagen Tuareg, me vlerë  52 000 euro.

Tepricë nga të ardhurat me vlerë 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues  në vlerën 1 419 893 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit, në vlerën  915 482 lekë.

Të ardhura nga bashkëshorti nga pjesmarrja si anëtar i KMCAP epror, shuma 204 000 lekë.

Bashkëshorti, bonus si anëtar i KMCAP epror, 42 500 lekë.

Bashkëshorti pagesë nga puna në një spital privat, 302 635 lekë.

Bashkëshortim, pagesë për mbajtjen e një leksioni,  48 906 lekë.

Të ardhura nga paga e vajzës, 44 000 lekë.

Kredi me vlerë 42 700 euro, për blerjen e një automjeti Volksëagen Tuareg.  Shlyer tërësisht.

Viti 2018

Shitur automjeti KIA pikanto, me vlerë 3 000 euro.

Tepricë nga të ardhurat me vlerë  1 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare, shuma 1 320 758 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në spitalin e traumës, 405 268 lekë.

Të ardhura nga bashkëshorti nga pjesmarrja si anëtar i KMCAP epror, shuma 204 000 lekë.

Të ardhura nga paga e vajzës në TPB, shuma 649 000 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga konsulenca mjekësore pranë spitaleve private,  661 420 lekë.

Honorar për përfaqësim nga  KRKA, 26 800 lekë.

Kontratë financiare për automjetin Voslvagen me vlerë 27 500 euro. Detyrimi i paguar është 12 747  euro, ndërsa pa paguar 16 070 euro./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Vetingu

U përball me Vettingun/ KPK i “pret kokën” gjyqtares së GJKKO

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Marsela Balili.

ILDKPKI ka dorëzuar në KPK një raport me konstatimin se deklarimi nuk është i saktë dhe në përputhje me ligjin.

Sipas të njëjtit raport, gjyqtarja Balili ka kryer fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë.

CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e gjyqtares Balili sipas deklarimeve të saj në ILDKPI, të cilën mund ta lexoni në linkun më poshtë./ CNA.al

Të korruptuarit e drejtësisë/ Bëmat e gjyqtares së Krimeve të Rënda dhe bashkëshortit të saj

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Kaloi në Vetting/ Rikonfirmohet në detyrë Sandër Simoni

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Sandër Simoni, është rikonfirmuar në detyrë, paso kaloi me sukses filtrat e Vettingut.

Sipas raportit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, konstatohet se Simoni ka deklarim të saktë, nuk ka fshehje, nuk ka deklarim të rremë dhe as konflikt interesi.

Nga hetimi i thelluar rezulton se Simoni ka blerë apartamentin ku banon me vlerë më të ulur se të tjerët.

LEXO EDHE:  Petrit Vasili thirrje ambasadorëve/ Lu dhe Vllahutin, mos heshtni dhe shpëtojeni Vetingun

LEXO EDHE:  Video-Vettingu në politikë/ Deputeti akuza të rënda ndaj Ramës

Megjithatë, Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit tha se Simoni i ka pasur mundësitë financiare për pasurinë që ka deklaruar ndërsa nuk ka rezultuar të ketë ndonjë konflikt interesi. KPK ka gjetur gjithashtu një mospërputhje në lidhje me mobilimin e apartamentit në pronësi të zotit Simoni.

LEXO TE PLOTE