LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debati President-KED-Parlament për Kushtetuesen/ Manjani gjen zgjidhjen

8 Nëntor 2019, 12:05, Politikë CNA
Debati President-KED-Parlament për Kushtetuesen/ Manjani gjen zgjidhjen

Ish ministri i Drejtësisë,Ylli Manjani ka dhënë një përgjigje lidhur me marrëdhënien e sforcuar KED-President-Parlament, për plotësimin e vendeve bosh në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Manjanit, Gjykata Kushtetuese, pavarësisht ç’bëjnë e ç’thonë KED, Presidenti e Parlamenti, nuk bëhet dot e plotë pa u ngritur më parë Gjykata e Lartë.

?Gjykata Kushtetuese ka detyrimin të përzgjedhë 3 prej 9 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pra edhe nëse Presidenti e Kuvendi zgjedhin në total 6 anëtarë (nga tre secili) përsëri jemi pa Gjykatë Kushtetuese sipas kushtetutës dhe ligjit. Një gjykatë me 6 anëtarë mund të bllokohet nëse vendimarrja e saj ndahet 3 me 3?, shkruan Manjani.

Përsa i përket debatit President-KED-Parlament, Manjani thotë se ato debatojnë mbi radhën se kush e fut dorën i pari e kush i dyti te thesi i emrave që ka mbushur KED.

Postimi i plotë:
Përgjigje e një pyetje.
Më bëhet rregullisht nga gazetarë e jo vetëm pyetja “Si trajtohet ligjërisht marrëdhënia e sforcuar KED-President-Parlament, për plotësimin e vendeve bosh në Gjykatën Kushtetuese”?
Përgjigja ime është kjo:

1. Në pastë sot jurist, vendas apo të huaj, që jep një përgjigje ligjore shterruese se si plotësohen vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, kur Kushtetuta vetë ka 3 vite që është anashkaluar, i heq kapelen. Jemi në një situatë permanente anti kushtetutë e anti ligj, sa vështirë që gjesh vendime plotësisht të ligjshme nga atë që kanë të drejtë ti marrin.

2. Gjykata Kushtetuese, pavarësisht ç’bëjnë e ç’thonë KED, Presidenti e Parlamenti, nuk bëhet dot e plotë pa u ngritur më parë Gjykata e Lartë. Kjo e fundit ka detyrimin të përzgjedhje 3 prej 9 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pra edhe nëse Presidenti e Kuvendi zgjedhin në total 6 anëtarë (nga tre secili) përsëri jemi pa Gjykatë Kushtetuese sipas kushtetutës dhe ligjit. Një gjykatë me 6 anëtarë mund të bllokohet nëse vendimarrja e saj ndahet 3 me 3….

3. Debati President-KED-Parlament nuk bëhet për thelbin e problemit, pra për cilësinë e kandidatëve. Madje as për shpikjen juridike të KED, sipas të cilës 1 kandidat konkurron për të gjitha vendet vakante dhe jo për një vend të vetëm. Nuk debatojnë as për etikë zyrtare, mungesa e të cilës i bën qesharakë, sepse edhe Parlamenti edhe Presidenti do emërojnë gjyqtarët nga e njëjta bashkësi/thes emrash dhe jo të individualizuara për secilin vend vakant. Jo!
Ato debatojnë mbi radhën se kush e fut dorën i pari e kush i dyti te thesi i emrave që ka mbushur KED.
Me shumë gjasë kjo radhë do rivendoset shumë shpejt dhe nga ato 6 emra të thesit do emërohen 4. Tani radhën e ka Parlamenti, në vijim do ta rimarrë Presidenti. Atë që nuk zgjedh njëri e zgjedh tjetri…

4. Askush nuk po merr përsipër të ndajë njëherë e mirë konceptin se Vetting është për personat e jo për Institucionet e drejtësisë. Pra e thënë më thjeshtë vettingu nuk mund të mbyllë dyert e gjykatave, por të gjyqtarëve që s’mund të shërbejnë më si të tillë.

Kjo ka qenë në fakt ndarja e madhe që kemi patur që në fillim me ata që e konceptuan dhe e prodhuan këtë katrahurë…

Vendosja e këti parimi, në fakt do të rikthente sadopak normalitetin. Por për këtë gjë snuk…. askush!!

Ndaj është e kotë, që në këtë debat të harxhojmë kohë se kush ka të drejtë e kush jo./CNA.al

Lajmet e fundit nga