Connect with Us

“Ç’më bënë maskarenjtë”/ Fjalët e fundit të Andi Malokut para se ndërronte jetë

Kronika

“Ç’më bënë maskarenjtë”/ Fjalët e fundit të Andi Malokut para se ndërronte jetë

Publikuar

-

“Nuk i ndiej më këmbët, ç’më bënë maskarenjtë”, këto janë fjalët e fundit që ka thënë Andi Maloku i cili ndërroi jetë ditën e djeshme si pasojë e plumbave të marrë nga atentati në Shkozet.

24 vjeçari ndërroi jetë dje në Spitalin e Traumës, pasi plumbat e kishin kapur në shpatullë dhe shtyllë kurrizore.

Bluzat e bardha kanë konfirmuar se 24 vjeçari ka ndërruar jetë në orën 18:20 minuta të pasdites së djeshme, ndërsa ata nuk kanë mundur ta shpëtojnë dot, pavarësisht përpjekjeve, pasi Malokut i ishin dëmtuar organet jetësore./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Artan Hoxha apel SHBA/ Bëni një operacion spastrimi në këto godinat anash Bulevardit “Dëshmoret e Kombit”

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka reaguar pas propozimit të ambasadës së SHBA në Tiranë, që për çështjen e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ti drejtohen Komisionit të Venecias.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa shpërndan deklaratën e Ambasadës së SHBA, Artan Hoxha bën edhe një deklaratë të fortë.

Artan Hoxha i bën apel SHBA, që marinsat që solli në Tiranë, të bëjnë një operacion spastrimi edhe në godinat anash Bulevardit “Deshmoret e kombit”, duke iu referuar kështu institucioneve si Parlamenti, Kryeministria dhe Presidenca.

LEXO EDHE:  Biblioteka ku ruhen fjalët dhe kujtimet që harrojmë çdo ditë

“Me duket se nuk na ben me derman as Komisioni Venecias???!!!
Por meqe i sollet ata marinsat e Forcave Operacioniale Speciale te Shteteve te Bashkuara te Amerikes para ca ditesh ne Tirane, dhe mesa di vazhdojne te jene duke bere stervitje rrethinave te kryeqytetit, nxirrini te bejne nje operacion spastrimi ne keto godinat anash Bulevardit “Deshmoret e kombit”, se ka per te dale gjithe populli ti mbaje ne krah ne sheshin “Skenderbej”…”-shkruan Artan Hoxha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nga akuzat për fshehje të pasurisë te vendime të paligjshme/ Kush është gjyqtari që liroi Florenc Çapjan

Publikuar

-

Nga

Një ditë më parë, Gjykata e Elbasanit, vendosi lirimin nga burgu të Florenc Capjas, i akuzuar për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë. Vendimi u mor nga gjyqtari Tomorr Kullolli.

Ndërkohë, ditën e sotme ka ardhur një reagim i fortë nga Policia e Shtetit, e cila e cilëson vendimin si të paligjshëm. Ndërsa bën kronologjinë e ngjarjes për të cilën akuzohet dhe është vënë në pranga Çapja, policia e cilëson si person me rrezikshmëri dhe drejtues të një grupi kriminal të rrezikshem kriminal që vepron në qarkun e Elbasanit, por edhe më gjerë, i arrestuar shumë herë për vepra të rënda penale.

Ndër të tjera në reagimin e Policisë thuhet se “Ky vendim nuk është i formës së prerë, por gjithsesi ka bërë që ky individ me rrezikshmëri te lartë shoqërore të lirohet nga burgu dhe sot të jetë i lirë”.

Por, kush është gjyqtari që liroi nga burgu Florenc Çapjan.

Vendimi për lirimin e Florenc Çapjas, është marrë nga gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, Tomor Kullolli.

LEXO EDHE:  Bie nga kati i 5-të/ Humb jetën një person

Tomorr Kullolli në vitin 2015 është paditur nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për fshehje të pasurisë.

Po ashtu, Kullolli është një ndër 13 gjyqtarët për të cilët Ministria e Drejtësisë, ka propozuar masa ndëshkuese për shkelje që ata kanë bërë gjatë ushtrimit të detyrës. Por, që u “amnistua” nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Po ashtu gjyqtari i Elbasanit Tomor Kullolli, ka liruar nga burgu, Thanas Bekon, i akuzuar për “Vjedhje me dhune” e kryer në bashkëpunim dhe “Heqja e paligjshme e lirise” e kryer në bashkëpunim.

Beko u la me masën e sigurisë “arrest shtëpie” nga gjykata e Elbasanit, për çështjen e mbajtjes peng dhe dhunimit të taksitit Andi Vyshka, mikut të një gjyqtare në Elbasan.

Por, ai u arrestua sërish, vetëm shtatë ditë pas lirimit nga gjyqtari Tomor Kullolli./ CNA.al

Zbardhet mbledhja e KLD/ Ja 13 gjyqtarët e amnistuar nga shkeljet

Lirimi i Florenc Çapjas dhe Suel Çelës/ Policia e Shtetit shpreh zhgënjimin: Vendim i paligjshëm, i jep krah krimit

LEXO TE PLOTE

Kronika

Lëvizte me armë me vete/ Arrestohet 41 vjeçari në Kamëz

Publikuar

-

Nga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ekol”.

Në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, efektivët e Policisë të Komisariatit Nr. 5 Kamëz, si rezultat i bashkëpunimit me komunitetin, falë informacioneve të marra se në qytetin e Kamzës po levizte me armë zjarri pistoletë një shtetas, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

Si rezultat i reagimit të shpejtë, në vendin e quajtur “Frutikulturë”, në rrugën “Pandeli Sotiri”, Policia identifikoi dhe lokalizoi personin e dyshuar, të cilit gjatë kontrollit fizik , Policia i gjeti me vete një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë.
Më pas, operacioni ka vijuar në banesën e tij, ku gjatë kontrollit Policia gjeti edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov, me një krehër me 30 fishekë luftarakë.

LEXO EDHE:  Plagosja përballë spitalit “Nënë Tereza”/ Ndërron jetë 21-vjeçarja

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 41 vjeç, lindur në Laç, Mat dhe banues në zonën e quajtur “Frutikulturë”, i dënuar me parë.

Armët dhe municionet e sipërpërmendura u sekuestruan në cilesinë e provës materiale dhe u dërguan në laboratorin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./CNA.al

LEXO TE PLOTE