Connect with Us

“Buxheti 2020 ka prioritet një grusht oligarkësh”/ PD: Rast unik në histori

Politikë

“Buxheti 2020 ka prioritet një grusht oligarkësh”/ PD: Rast unik në histori

Publikuar

-

Këshilllatri për Ekonominë në PD, Dorian Teliti deklaron se Buxheti i vitit 2020 është është buxheti që pasuron akoma më shumë oligarkët dhe klientët e qeverisë së Edi Ramës.

Sipas Telitit, buxheti nuk ka rritje pagash, nuk ka rritje pensionesh, nuk ka rritje të investimeve publike.

“Është hera e parë në 30 vjet, madje rast unik në histori, që një projekt-buxhet ndërtohet duke patur prioritet absolut vetëm një grusht oligarkësh.
Sikur të mos mjaftonin të gjithë këto, këtë vit nuk kemi as edhe një paketë të duhur fiskale”, deklaroi Teliti.

Deklarata e plotë:
Buxheti 2020 i qeverisë së Edi Ramës nuk është buxheti që rrit mirëqenien e qytetarëve, por është buxheti që pasuron akoma më shumë oligarkët dhe klientët e qeverisë së Edi Ramës.

Buxheti nuk ka rritje pagash, nuk ka rritje pensionesh, nuk ka rritje të investimeve publike. Bashkë me paketën fiskale, ky është buxheti që rëndon shqiptarët me taksa të larta, me të cilat do të paguhen miqtë, klientët, financuesit dhe oligarkët e Edi Ramës.

Propaganda e qeverisë me buxhetin nuk mund ta fshehë kolapsin ekonomik. Buxheti 2020 është pasqyra e paaftësisë së kësaj qeverie, e krizës ku e ka zhytur ekonominë e shumicës së familjeve dhe e mungesës së vullnetit për të punuar për qytetarët.

Mund te quhet buxheti i mashtrimit, pasi nga njëra ane pretendohet rritje ekonomike prej 4.1%, por nga ana tjetër të ardhurat nga TVSH, që është treguesi kryesor i konsumit të popullatës, parashikohet me rënie reale.

1. Pa asnjë dyshim, ky buxhet mund të quhet buxheti i varfërimit, pasi asnjë qindarkë nuk parashikohet për rritje rrogash për mjekët, infermierët, arsimtarët dhe punonjësit e administratës publike.
2. Asnjë qindarkë për shpërblimin e pensionistëve dhe familjeve në nevojë.
3. Ulen me 10% fondet për dëmshperblimin e ish pronarëve.
4. Ulen fondet për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, duke e çuar në 3 dekada afatin kohor të shlyerjes së plotë të faturës financiare për këtë shtresë të përvuajtur të shoqërisë.

LEXO EDHE:  Akuza e fortë/ Lojërat e fatit nuk janë mbyllur por po shtetëzohen

Me rënie planifikohen edhe investimet publike, ku rënien më të madhe e kanë projektet në rrugë dhe ujësjellësa.

E ndërsa nuk ka asnjë qindarkë për rritje pagash, si lum vërshojnë fondet buxhetore për të paguar PPP e klientëve të qeverisë.

120 milionë euro apo 30 milione euro më shumë sesa viti aktual, do të shkojnë për të paguar 12 kontrata PPP – të gjithë këta miq dhe klientë të Kryeministrit.

Është hera e parë në 30 vjet, madje rast unik në histori, që një projekt-buxhet ndërtohet duke patur prioritet absolut vetëm një grusht oligarkësh.

Sikur të mos mjaftonin të gjithë këto, këtë vit nuk kemi as edhe një paketë të duhur fiskale.

Politika fiskale është në shërbim të një koncesioni të vetëm, atë të fiskalizimit, i cili ka kosto të fshehura prej të paktën 500 euro në vit për 120 000 bizneset e vogla e të mesme.

I bindur se ky është buxheti i tij i fundit, Edi Rama e ka shndërruar këtë në buxhetin KÇK- (Kap Ça t’Kapësh) nga taksat e rritura të shqiptarëve, nga mundi dhe djersa e tyre.

Për të kapërcyer këtë gjendje ku është zhytur vendi, nevojitet vizion, gjithëpërfshirje dhe menaxhim me dorë të hekurt ndaj çdo abuzimi.

PD e ka programin e saj të nxjerrjes së vendit nga kolapsi, të rikthimit të shpresës në vend, ku secili të ketë mundësi të barabarta. Bashkë me shqiptarët, pasi të kemi siguruar zgjedhje të lira e të ndershme, ne do ta zbatojmë këtë plan që rimëkëmb dhe zhvillom ekonominë dhe prodhon mirëqenie për shqiptarët./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“GJK dhe Gjykata e Lartë në duart e një personi”/ Juristi i njohur zbardh prapaskenat e politikës

Publikuar

-

Nga

“Krijimi i Gjykatës Kushtetuese është i pamundur, pasi që nuk janë numrat për funksionimin e saj”, kështu është shprehur gjatë një bisede në studio juristi Sokol Azizi.

Sipas Azizit, nuk është respektuar radha për përzgjedhjen e anëtarëve të kushtetueses, ndërsa qeveria ka gjetur justifikimet e duhura për ta ndërlikuar situatën me çështjen e afateve prekluzive.

Duke e shpjeguar në mënyrë të thjeshtuar procedurën e zgjedhjes së anëtarëve , për Azizin, kjo tentativë e fundit, për përzgjedhjen e anëtarve të Gjykatës Kushtetuese, duke mos respektuar normat ligjore është tregues i qartë se Gjykata Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë po tentohet të kapen nga dora e një personi.

“Gjërat janë më të thjeshta sesa i komplikojnë këta. Është një drejtëz në të cilin qëndron Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë, nga e cila pritet të dalin nga 3 përfaqësues për secilin. Secili sipas rradhës, nuk kanë pse lodhen së tepërmi me politikë për afate prekluzive.

Radhën e kishte Presidenti e bëri, radhën e ka tashmë Kuvendi dhe më pas Gjykata e Lartë.

I drejtohet kushtetuesja Gjykatës së Lartë për anëtarë, nëse nuk ka kthehet përgjigje përmes kancëlarit.

Këto janë gjëra të shkruara në Kushtetutë. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon punë më pas me firmën e Presidentit.

LEXO EDHE:  Terrori ndaj biznesit/ Qeveria dështoi me arkëtimin e taksave

LEXO EDHE:  Alarmi për PPP-të/ Dorjan Teliti: Pas 9 kushteve të Gjermanisë, vjen një tjetër “shuplakë” nga FMN

Tani si është proceduar: zgjodhi Presidenti, zgjedh Kuvendi 2 anëtarë. Po ku është parë kjo? Nejse këta i gjëjnë edhe argumentat për ta mbështetur këtë veprim, padyshim që i gjejnë, por kjo nuk është çështja.

Problemi nuk është se ekspertët e huaj janë më të mirë se shqiptarët.

Këta kanë prodhuar një ligj që mjafton ta lexosh e kupton. Pastaj afatet prekluzive janë 5 ditor 30 ditor dhe ta gëzojmë gjykatën kushtetuese.

Nëse në këtë çështje jemi të drejtpërdrejt, kjo do të ndihmonte edhe mazhorancën.

Vendosja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë në duart e një njeriu, tashmë është një fakt i padiskutueshëm.

Sot Gjykata e Apelit ka marrë tagrin e Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë nuk ekziston, Gjykata Kushtetuese është në dorë të mazhorancës, opozita është inekzistente, njerzit janë në hall, ky është i gjithë problemi. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese, sepse nga 9 anëtar zgjidhen 6. Dhe nëse njëri nga këta del nga çështja, nuk formohet kuorumi i duhur për të trajtuar këtë çështje. Nuk janë numrat për funksionimin e saj”, është shprehur juristi Sokol Azizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Artan Lame i vërsulet çunit të Fahriut/ Ligjin e votoi qeveria juaj

Publikuar

-

Nga

Ndërsa Klevis Balliu e mbronte me fanatizëm çështjen e banorëve të “Unazës së re” , ku tregoi dhe një foto ku gjysma e një godine ishte legalizuar  dhe gjysma tjetër jo, ka ndërhyrë Artan Lame, drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës duke hedhur poshtë pretendimet.

Në një lidhje me emisonin “Opinion” Lame u shpreh se ligji është votuar që nga koha e Berishës dhe se qytetarët kanë abuzuar duke bërë legalizime të jashtëligshme, ose jashtë limitit të kohës.

“Gjysëm të vërtet nuk bëjnë një të vërtetë. Duhet të dijë kur është bërë leglizimi i asaj ndërtese.

Nëse legalizimi i atij gjysmë objekti është bërë para viti 2013, se unë e kam thënë disa herë, janë bërë disa legalizime të jashtëligjshme ose jashtë limitit të kohës. Për çdo objekt ka një arsye.

LEXO EDHE:  Publikohet mesazhi/ Ja si Erion Veliaj shantazhon administratën

LEXO EDHE:  Terrori ndaj biznesit/ Qeveria dështoi me arkëtimin e taksave

Projekti fillestar i Unazës ka qenë më i ngushtë dhe më pas, në kohën e zotit Berisha, projekti u zgjerua. Është e vështirë për qytetarin ta kuptojë nga telefoni.

Nga kopshti Botanik tek pallati me shigjeta hapësira ishte në rregull, pjesa tjetër ishte e ngushtë dhe  u vendos që të ndryshohej projekti. Kjo u shfrytëzua dhe u bënë legalizime të paligshme muajt pak para se ndryshohej projekti” thekoi Lame në “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Dhunuan invalidin dhe një tjetri i thyen kockat e këmbës”/ Klevis Balliu flet me emra

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD-së, Klevis Balliu në një lidhje me emisionin “Opinion” ka mohuar se gazi lotësjellës është hedhur nga banorët e Unazës, vepër për të cilën policia shoqëroi dhe 13 persona.

Sipas Balliut, ka qenë policia ajo që i ka goditur banorët me gurë, ndërsa u shpreh se kush flet kundër banorëve është përfaqësues i krimit të organizuar në qeveri.

“Dhuna nuk është iniciuar nga banorët. Banorët kanë qenë brenda dhe gazi është hedhur nga furgonët e policisë. Policia i ka goditur me gurë, i ka hedhur nga tarraca, sot kemi një person që rrezikon të mbetet… Është Artur Muja i kanë thyer kockat e këmbës. Rrezikon të ketë probleme gjithë jetën Ky zotëria këtu është invalid, Gent Alla dhe ja çfarë i kane bërë.

LEXO EDHE:  Publikohet mesazhi/ Ja si Erion Veliaj shantazhon administratën

LEXO EDHE:  Dështimi me Tatim-Doganat/ PD sulmon qeverinë

Kush flet për ta sot është përfaqësues i krimit të organizuar në qeveri. Arta Marku nuk ka thirrur qoftë një njeri që të merret me këtë çështje nga kaq muaj. Tenderi ri i Salillari është në shkelje flagrante të ligit.

Këtu kemi një banesë, njëra pjesë që është një qytetari është e legalizuar dhe tjera e palegalizuar. Më thuaj tani, kujt do ja japësh parat? Edhe atij me letra edhe atij pa letra i ke hedhur gaz lotësjellës sot?” u shpreh Balliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE