Connect with Us

Bushati merr detyrën e rëndësishme/ Ndihem i nderuar

Politikë

Bushati merr detyrën e rëndësishme/ Ndihem i nderuar

Publikuar

-

Ish ministri i Jashtëm është zgjedhur në krye të misionit vëzhgues për zgjedhjet parlamentare në Bjellorusi.
Bushati bën me dije se ndihet i nderuar për detyrën që i ka ngarkuar OSCE.

“I nderuar me detyrën e ngarkuar nga @osce_pa për të drejtuar misionin vëzhgues për zgjedhjet parlamentare në #Bjellorusi”, shkruan Bushati./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gramoz Ruçi pret Ambasadorin e Katarit / Mbështetje deri në fund të rindërtimit

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Ambasadorin e Shtetit të Katarit, Ali bin Hamad Al-Marri, i cili i dorëzoi letrën e Kryetarit të Parlamentit (Asamblesë Konsultative) të Katarit, Ahmed bin Abdullah al-Mahmud, në të cilën shpreh ngushëllimet për humbjen e 51 jetëve dhe dëmet e tjera të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryetari i Kuvendit, Ruçi, e falenderoi Ambasadorin Al-Marri për letrën e simpatisë dhe të mbështetjes. “Solidariteti i Emirit, Asamblesë Konsultative, Presidentit të Asamblesë dhe popullit të Katarit është një inkurajim i madh për të përballuar pasojat e tërmetit. Ne shqiptarët kemi një fjalë të urtë që thotë se miqtë e mirë duken në ditë të vështira. Ndihmën tuaj nuk do ta harrojmë kurrë. Megjithë përpjekjet tona, jemi të vetëdijshëm se burimet financiare dhe kapacitetet teknike të Shqipërisë janë të kufizuara dhe të pamjaftueshme për të përballuar fazën e rindërtimit. Prandaj e kemi të nevojshme ndihmën dhe kontributin e Shtetit të Katarit dhe jemi të bindur se ajo do të vazhdojë.”, theksoi Kryetari i Kuvendit.

LEXO EDHE:  Bushati reagon pas vdekjes së George H.W Bush/ Mbështetja e tij e pazëvendësueshme

LEXO EDHE:  Bushati takim me homologun e Luksemburgut: Ja kur duhet të hapen negociatat

Ruçi shprehu gjithashtu mirënjohjen për kontributin e Ambasadës dhe Ambasadorit të Shtetit të Katarit, për ndihmat emergjente për familjet e prekura nga tërmeti në Durrës, Thumanë, Vorë, Kavajë.

Ambasadori Ali bin Hamad Al-Marri nënvizoi se “Mbështetja e Katarit për Shqipërinë do të vazhdojë përtej ndihmave të emergjencës, duke u fokusuar kryesisht në rindërtimin e ndërtesave të shërbimeve publike. Nesër vjen në Tiranë një delegacion i Fondit të Zhvillimit të Katarit për të vlerësuar nevojat. Ndihma jonë do të vazhdojë deri ditën e fundit të rindërtimit.”, vuri në dukje Ambasadori Al-Marri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dështimi i Veliajt në kohë emergjence/ Lë në harresë kopshtet e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Tërmeti tragjik i 28 nëntorit, la pasoja të rënda edhe në Tiranë, ku kishte edhe një viktimë dhe shumë ndërtesa të dëmtuara.

Por, përveç banesave të dëmtuara, probleme ka pasur edhe në shkolla dhe kopështe.

Disa ditë më parë, ishte zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa e cila hodhi akuza të forta në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Zhupa deklaronte se shkollat qe Veliaj rikonstruktoi me paratë tona, janë të parat që u dëmtuan rëndë nga tërmeti, duke cënuar sigurinë e jetës së nxënësve nëse tërmeti do ishte gjatë mësimit.

“Konkretisht shkolla “Sami Frasheri” do te inagurohej nga Veliaj pas rikostruksionin ne korrik 2018, jo vetem kaq por Veliaj premtonte qe investime si te “Samiu”do beheshin kudo. Jemi me fat qe nuk i mban premtimet se do kishim te gjitha shkollat te demtuara nga termeti si “Samiu”.

Po ashtu shkolla “ Emin Duraku” e pozicionuar ne mes te bllokut, eshte inaguruar nga Veliaj pas rikonstruksionin ne Gusht 2016. Po ashtu te kjo shkolle nuk do zhvillohet mesim pasi eshte me rrezik per nxenesit nga prishjet qe ka pasur pas termetit.

Gjithsej ne Tirane jane 9 shkolla te demtuara rende nga termeti. Konkretisht: “Musine Kokalari” “Lasgush Poradeci” “Sami Frasheri” “Emin Duraku” “16 shtatori” “ Shkolla Tufine” “Shkolla Pajun” “Peze e Vogel” “ Murat Toptani”.”shkruante Zhupa në një postim në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Kërkesa për plotfuqishmëri në negociatat me Greqinë/ Nishani: Po përdhoset Presidenti

LEXO EDHE:  Bushati takim me homologun e Luksemburgut: Ja kur duhet të hapen negociatat

Por, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, më shumë sesa punë për të zgjidhur problemet e qytetarëve që mbeten të pastrehë, ka intensifikuar aksionin e tij propagandistik.

Veliaj gjatë këtyre ditëve të emergjencës së jashtëzakonshme ka bërë atë që di të bëjë më mirë, propaganda. Veliaj nuk shqitet nga ekrani dhe nga mediat të cilat i ka shumicën nën kontroll, duke bërë rolin e djalit punëtor, por në fakt realiteti qëndron krejt ndryshe me ato çfarë pretendon kryebashkiaku.

Ndërsa për shkollat që u dëmtuan nga tërmeti, është gjetur si zgjidhje transferimi i nxënësve në shkolla të tjera dhe mësimi me dy turne, kryebashkiaku Veliaj nuk jep asnjë zgjidhje për kopështet e dëmtuara.

CNA.al ka mësuar se një rast i tillë është kopështi numër 41, i cili është mbyllur që prej datës 26 nëntor, kur tërmeti goditi vendin dhe ende nuk është hapur. Kopështi ka pësuar dëmtime për shkak të tërmetit, por nga ana e Bashkisë ende nuk është ofruar asnjë zgjidhje për fëmijët që frekuentonin këtë kopësht.

Ende nuk është vendosur nëse kopështi do të shembet plotësisht apo do të rikonstruktohet, por për fakti është se kopështi ka pësuar dëmtime dhe rrezikon jetën e fëmijëve.

Ndërkohë që kanë kaluar tre javë, Veliaj vijon propgandën në media, pa e vënë ujin në zjarr për rreth 200 fëmijë që frekuentonin këtë kopësht./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto+video-Tirana e Veliajt në trafik dhe kaos/ Ambulancës nuk i hapin rrugën

Publikuar

-

Nga

Një ndër premtimet kryesore që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka bërë kur mori drejtimin e Bashkisë rreth pesë vite më parë ishte edhe çlirimi i kryeqytetit nga trafiku.

Por, si duket ky është një ndër dështimet më të mëdha të Lali Erit. Tirana vijon të jetë në kaos, sa i takon trafikut.

Një tjetër dështim, për të mos thënë abuzim i pastër është edhe sheshi Skëndërbej, i cili jo vetëm që nuk ka çliruar trafikun por vetëm është shtuar një parkim me lagështirë që kryebashkiaku të mbushë xhepat

LEXO EDHE:  Një ditë para vendimit të madh/ Bushati: BE kurrë nuk ka për të qenë gati

LEXO EDHE:  Bushati reagon pas vdekjes së George H.W Bush/ Mbështetja e tij e pazëvendësueshme

Por, e njëjta situatë është edhe në shumicën e rrugëve të kryeqytetit.

Për më tepër, trafiku i rënduar në rrugët e Tiranës, vështirëson edhe qarkullimin e ambulancave.

CNA.al sjell më poshtë sjell foto dhe video të bëra sot në një nga rrugët e Tiranës, tek Kryqëzimi tek Stacioni i Trenit, ku ambulanca nuk çan dot trafikun./ CNA.al


LEXO TE PLOTE