Connect with Us

Basha i pandehur për falsifikim/ Reagon PD: S’ka patur asnjë hetim nga SHBA

Politikë

Basha i pandehur për falsifikim/ Reagon PD: S’ka patur asnjë hetim nga SHBA

Publikuar

-

Partia Demokratika ka reaguar për herë të parë pas marrjes si të pandehur të Bashës në Gjykatë.

Ndërsa i cilëson të gjitha akuzat ndaj Bashës si sajesa, PD në deklaratën e saj për media shprehet se nuk ka pasur asnjë hetim nga SHBA ndaj kryedemokratit, por e gjitha është një strategji e miratuar nga zyra e Edi Ramës.

“Sot u vërtetua se nuk ka patur kurrë asnjë hetim në SHBA as ndaj Partisë Demokratike, as ndaj kompanisë së lobimit, as ndaj ndonjë zyrtari të Partisë Demokratike. Ajo ishte një sajesë e Edi Ramës, për të fshehur një tjetër hetim që po zhvillohej në SHBA”, shkruhet në deklaratë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Sot prokuroria vendosi pushimin e akuzës qesharake që e stisën dhe e përdorën për të goditur kundërshtarin politik sipas një strategjie të miratuar nga zyra e Edi Ramës. Pasi u keqpërdorën duke akuzuar zyrtarët e Partisë Demokratike për pastrim parash dhe përdorim të parave ruse, prokuroria sot u detyrua të pranojë se këto akuzave të stisura nuk qëndrojnë.

E vërteta është se ishte Partia Demokratike që i kërkoi Prokurorisë hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të financave dhe shpenzimeve të saj, e bindur se ka vepruar në përputhje të plotë me ligjin. Partia Demokratike ka deklaruar që ditën e parë se kjo akuzë u sajua nga Edi Rama për të zhurmuar skandalet korruptive të Qeverisë së tij dhe lidhjet me krimin e organizuar.

Partia Demokratike vlerëson faktin që pas 2 viteve të mbajtjes së kësaj çështje të hapur për qëllime propagande qeveritare, çështja është dërguar në gjyq. Tashmë shqiptarët do të kenë mundësi të njihen me dokumentet e plota, në seanca gjyqësore të hapura dhe transparente, ku do të provohet se Partia Demokratike ka bërë transparencë të plotë të financave të saj dhe ka deklaruar në përputhje me ligjin çdo shpenzim të kryer.

LEXO EDHE:  Bashkëqeverisje me bazë të gjerë/ Kulluri "shpërthen" ndaj Bashës dhe ekipit të tij

Ndërkohë që partnerët strategjikë bëjnë thirrje për reforma që forcojnë pavarësinë e institucioneve, drejtësia e kontrolluar nga Edi Rama, nuk heton krimet dhe korrupsionin qeveritar, mbyll sytë përpara lidhjeve të krimit me politikën, dhe sajon akuza kundër kundërshtarit politik të Edi Ramës.

Sot u vërtetua se nuk ka patur kurrë asnjë hetim në SHBA as ndaj Partisë Demokratike, as ndaj kompanisë së lobimit, as ndaj ndonjë zyrtari të Partisë Demokratike. Ajo ishte një sajesë e Edi Ramës, për të fshehur një tjetër hetim që po zhvillohej në SHBA.

Në të vërtetë, në SHBA ka patur vetëm një hetim që lidhet me Shqipërinë dhe që ka përfunduar me dënimin e të paktën 2 personave, mbi financimin e paligjshëm të Edi Ramës.

Edhe pse faktet janë bërë publike, edhe pse është depozituar kallëzim penal nga opozita, edhe pse dosja e drejtësisë amerikane është e plotë, edhe pse avokatët e personave të dënuar deklaruan që kanë vepruar për llogari të Edi Ramës, prokuroria shqiptare nuk ka kryer asnjë veprim. Prokuroria e kontrolluar prej Edi Ramës, as ka nisur hetime dhe as ka marrë të pandehur Edi Ramën për financim të paligjshëm, edhe pse ky fakt është provuar tashmë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ahmetaj zbulon shifrën e dëmeve të tërmetit/ E paralajmëroi edhe CNA.al

Publikuar

-

Nga


Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj, i ftuar në studion e emisionit Opinion ka bërë transparente të dhëna financiare që i përkasin qeverisë, në lidhje me situatën pas termetit të 26 nëntorit.

Ahmetaj ka thënë se qeveria dispononte një fond monetar rezervë prej 6 milion dollarësh e ndërsa për dëmin e parashikuar, Ahmetaj ka thënë se ai mund të variojë nga 700 milion lekë deri në 1 miliard lekë.

“Qeveria kishte fond rezervë. Fondi rezervë ishte 6 milion dollarë.Nga se u bë bonusi i qirave? Nga se u bë strehimi në hotele? Sa i përket demit të parashikuar deri tani, mund të jetë diku tek 700 milion – 1 miliard lekë”, ka deklaruar Ahmetaj.

LEXO EDHE:  Diskutohet ligji për Dhomën e Tregtisë/ Spaho: Klima e biznesit, mbytëse

LEXO EDHE:  Basha akuza të forta qeverisë/ Do rrisim pagën minimale në 400 euro

Ndërkohë kujtojmë se CNA.al ka paralajmëruar edhe më parë se dëmet e tërmetit mund të shkojnë deri në 1 miliard euro./ CNA.al

Analiza paraprake/ Tërmeti ka shkaktuar mbi 1 miliard euro dëme

CNA.al e paralajmëroi/Media gjermane: Ja sa do kushtojë rindërtimi i banesave të shkatërruara nga tërmeti

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërmeti i 26 nëntorit/ Kompania “Amazon” nis ndihma për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

“Amazon”, kompania e dytë më e madhe në botë, është solidarizuar dhe ka vendosur të ndihmojë Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit që la të vdekur 51 persona.

Lajmin e bëri të ditur mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” drejtuesi i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari.

Hajdari deklaroi se “Amazon” ka nisur 6 kamionë me ndihma për Shqipërinë dhe po pret daljen e shifrave zyrtare për të ndihmuar edhe më shumë.

LEXO EDHE:  Rama: PD-ja, sa më shumë shpifje për të mbijetuar

LEXO EDHE:  Edi Rama prenoton 25 vende në prokurori e gjykata

“Amazon” na ka kontaktuar dhe po presim daljen e shifrave zyrtare. “Amazon” ka nisur 6 kamionë me ndihma për Shqipërinë që janë rrugës”, tha ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shënon arritjen e madhe/ Kalaja: Teatri Kombëtar mbrohet nga Europa Nostra

Publikuar

-

Nga

Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Ardiana Kalaja ka folur për kontributin e qytetarëve përmes kësaj aleance duke bërë transparente edhe shumën e lekëve të mbledhur nga donacionet e qytetarëve me ndërmjetës aleancën në fjalë.

I rëndësishëm për t’u përmendur është lajmi i mire që Kalaja ndau publikisht në studion e emisionit Opinion, kur tha se Teatri Kombëtar është tashmë i mbrojtur nga Europa Nostra si një monument kulturor.

Europa Nostra është një Federatë Evropiane për Trashëgiminë Kulturore, që përfaqëson organizatat e qytetarëve të cilët punojnë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Evropës.

“Falë aleancës së mbrojtjes së teatrit, Teatri është marrë në mbrojtje nga Europa Nostra. Një nga arsyet përse ndodhi kjo, është fakti që gjatë 14 ditë të termetit pati një besim të jashtëzakonshëm që kishin qytetarët shqiptarë tek Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Ideja për mbledhjen e ndihmave lindi nga anëtarët mëngjesin e 26 nëntorit. Nuk prisnim që të mblidheshin aq shumë ndihma. Qytetarët filluan të dhurojnë, ne i mblodhem me këmbëngulje që të merrnim emër dhe mbiemër shënim. 1.5 milion lekë të reja janë mbledhur vetëm nga donacionet e njerëzve. Kemi çuar dy kamionet e parë në Thumanë që natë e parë. Ishim të parët që po çonim ndihma në atë kamp, ishte një situate prekëse”, u shpreh Kalaja./CNA.al

LEXO TE PLOTE