Connect with Us

Atentati ndaj prokurorit Ndoj/ Policia operacion “blic” në Elbasan

Kronika

Atentati ndaj prokurorit Ndoj/ Policia operacion “blic” në Elbasan

Publikuar

-

Vijojnë operacionet policore për identifikimin dhe arrestimin e personave përgjegjës për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj.

Burime bëjnë me dije se, forcat operacionale kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme një aksion ‘Blic’ në zonën mes Rrogozhinës dhe Peqinit, në Elbasan.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se, policia ka dyshime se në këtë aks mund të ketë gjurmë të autorëve të atentatit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kush është personi kyç që mund të “zbërthejë” 21 janarin/ Klodiana Lala zbulon emrin e ish gardistit

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Real Story” deklaroi  se personi kyç që mund të tregojë se kush e dha ekzakt urdhërin për të qëlluar mbi protestuesit me 21 janar, është Agron Malaj, kryebashkiaku i Matit i cili ka qenë pjesë e grupit të zjarrit në atë kohë.

“Shmangëm kryebashkiakun e Matit që ka qenë pjesë e grupit të zjarri dhe unë besoj se ai është thelbi. Pashë një status në FB, Agron Malajn që kërkonte drejtësi dhe mund ta ndihmojë drejtësinë dhe ai ka dijeni direkte për njeriun që dha urdhërin dhe mund t’ja rrëfejë Prokurorisë.

Ai ka dijeni për çfarë ndodhi në korridoret e kryeministrisë dhe kush dha urdhërin për atë,”, theksoi Lala./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Drift” nën hundën e policisë/ Kapet i “forti” në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Policia e Tiranës, ka vënë në pranga të riun i cili xhiroi gomat dhe bëri manovra të rrezikshme para Komisariatit të Policisë Nr. 6 mbrëmjen e sotme duke u  larguar më pas me shpejtësi.

Pas shqyrtimit të pamjeve filmike të kamerave, uniformat blu kanë mundur të identifikojnë 29-vjeçarin nga Tirana, dhe më pas arrestuar atë.

Njoftimi i policisë

Xhiroi gomat dhe bëri manovra të rrezikshme në rrugë, para Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe u largua me shpejtësi, por kapet nga Policia Rrugore 29-vjeçari nga Tirana dhe shoqërohet në Komisariatin Nr. 6, për veprime të mëtejshme.

Nisur nga postimi në disa portale elektronike, ku shfaqej një automjet i markës Mercedes Benz me ngjyrë të bardhë duke bërë manovra të rrezikshme dhe xhirime gomash në rrugën “Llazi Miho”, përpara Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, shërbimet e Policisë, pas këqyrjes së pamjeve filmike të kamerave  përreth vendit ku drejtuesi i mjetit kishte xhiruar gomat, bënë të mundur identifikimin e automjetit.

LEXO EDHE:  Detaje të reja nga atentati në Shkozet/ Gjenden tre dosje në makinën e Arjan Ndojës, u vodhën në prokurorinë e Durrësit

LEXO EDHE:  Detaje të reja nga atentati në Shkozet/ Gjenden tre dosje në makinën e Arjan Ndojës, u vodhën në prokurorinë e Durrësit

Pas identifikimit të të dhënave të automjetit që shfaqej në videon e publikuar, rrugorët e kryeqytetit organizuan kontrolle të shtuara.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në Unazën e re u bë i mundur ndalimi dhe shoqërimi i drejtuesit të automjetit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, ku po kryhen dhe verifikimet e nevojshme, me qëllim procedimin penal të personit përgjegjës për veprimet dhe sjelljet e rrezikshme në rrugë, si dhe procedimin administrativ për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor të konsumuara nga drejtuesi i këtij automjeti, që kanë rrezikuar jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës që gjendeshin në afërsi të vendit ku automjeti po kryente manovrat e rrezikshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“21 Janari, histori e groposur”/ Klodiana Lala asnjë pritshmëri nga SPAK-u

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa ishte duke folur për vrasjen e katërfishtë të 21 Janarit të 2011-ës.

Lala tha se nuk beson që asnjë organ i drejtësisë, përfshirë edhe SPAK-un, nuk do ta zbardhë këtë ngjarje dhe nuk do të dënojë autorët.

“Unë nuk e kam të qartë se çfarë ndodhi me serverin e Kryeministrisë. Një punonjës i Kryeministisë është dënuar për  fshirjen e serverit, nëse këto pamje ekzistojnë, kjo do të ishte një ngjarje  e madhe. Nuk besoj që SPAK-u të bëjë drejtësi për 21 Janarin. Uroj të jem e gabuar”, ui shpreh gazetarja në emisionin  “Real Story”.

LEXO EDHE:  Policia operacion për arrestimin e personave të përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Ndoj

LEXO EDHE:  Policia operacion për arrestimin e personave të përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Ndoj

Ajo theksoi se çështjen e 21 Janarit e sheh si histori të groposur dhe të varrosur, pasi pretendon se kjo histori nuk do të gjykohet më nga organet e drejtësisë./ CNA.al  

LEXO TE PLOTE