Connect with Us

“Alvini i habitur kur hymë në Damask”/ Presidenti i Kryqit të Kuq italian rrëfen detaje nga operacioni i shpëtimit

Sociale

“Alvini i habitur kur hymë në Damask”/ Presidenti i Kryqit të Kuq italian rrëfen detaje nga operacioni i shpëtimit

Publikuar

-

Presidenti i Kryqit të Kuq italian, Francesco Roça ka treguar detaje nga operacioni për shpetimin e Alvin Berishës nga kampi në Siri.

Roça theksoi se në shpëtimin e Alvinit ka luajtur një rol thelbësor, Gjysmë Hëna Siriane dhe vullnetarët kurdë, që e nxorën fëmijën nga kampi.

Ai tregon se transferimi i 11 vjeçarit nga ‘Al Hol’ në aeroport ka qenë shumë i vështirë

“Është krijuar rrjeti i domosdoshëm që gjithcka të shkonte mirë dhe arritëm këtë rezultat të jashtëzakonshëm.
Kryqi i Kuq dhe Gjysmë Hëna u koordinuan në terren. Dua të them dicka, unë e dija kapacitetin e Gjysmë Hënës. Ne bëmë edhe konfirmimin që fëmija mund të ishte në kamp. Kur e mësuam zyrtarisht praninë e tij në kamp e nisëm operacionin. Pjesa më e vështirë ka qenë që nuk duhet të merrej nga drejtuesi vesh se fëmija po e linte kampin, pasi ka ende prezencë radikale.
Edhe transferimi nga ‘Al Hol’ në aeroport ka qenë shumë i vështirë, pasi ndërlidhësit tanë ishin të frikësuar. Në Damask e kam pritur unë. Kishim një presion dhe tension të madh që ta nxirrnim shëndoshë e mirë djalin, por kurdët kanë prioritet tjetër tani, ata menaxhojnë një kamp me 70 mijë persona. Valë vullnetarëve kurdë u bë e mundur që Alvini të shpëtojë.
Më bëri më shumë përshtypje, kur Alvini mbeti i habitur kur hymë në Damask, shikonte gjithmonë rreth e rrotull, pasi ishte mësuar në kamp. Ai reagonte në gjithcka që ishte e re për atë. Ka edhe tre fëmijë të tjerë jetim që ndodhen në kamp në moshën e Alvinit. Tani edhe fëmijë të tjerë mund të largohen nga kampi. U nisëm në një moment kur të gjitha rrugët në Bejrut ishin të bllokuara” tregon ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Angela Martini viziton banorët e prekur nga tërmeti/ Pritet nga kryebashkiaku i Durrësit dhe zv.ministrja Voda

Publikuar

-

Nga

Modelja me famë botërore Angela Martini është pritur nga kryetari në detyrë i bashkisë së Durrësit, Zhyljen Varfi ku zhvilloi një takim me strukturat lokale të qytetit bregdetar.

Në këtë takim ishin të pranishëm dhe zv ministrja e Brendshme Rovena Voda si dhe drejtoresha e Bashkëqeverisjes në kryeministri Eridana Çano. Çano është shprehur se ndihen shumë të kënaqur për praninë Angela Martinit në Durrës.

“Jemi shumë të kënaqur që të kemi sot këtu duke dhënë një mesazh pozitiv të gjithë bashkëkombasve që u gjendesh pranë në këto momente të vështira”, tha znj Çano. Zv ministrja e Brendshme Rovena Voda, si kryetare e shtabit të Emergjencave për qarkun e Durrësit, ka ndarë me modelen punën që po kryhet në zonat e prekura nga tërmeti. “Është shumë mirë që në momente kaq të vështira shohim figura të dashura për ne, të dimë se në këto momente, banorët e prekur nga tërmeti nuk janë vetëm”, tha zvministrja Voda.

LEXO EDHE:  Mendoi se ishte kukull, peshkatari shpëton rastësisht fëmijën 18-muajsh në mes të oqeanit

LEXO EDHE:  Si gënjeshtra mund të shpëtojë lidhjen tuaj?!

Angela Martini e emocionuar është shprehur: “Faleminderit ju për punën që keni bërë. Ju jeni tamam heronjtë e vërtetë jo unë, sepse unë kam bërë një pjesë shumë të vogël, kurse keni bërë punën e vërtetë.. Unë kam qenë shumë e prekur kur e kam marrë vesh për ngjarjen. Si e kam shkruar në Instagram, është e vërtetë kur sje në vendin tënd është më keq se është gjaku yt, vendi yt.Unë kam bërë kontributin tim, por duhet të bëj edhe më shumë. Gjëja që dua të them është se unë besoj te kryeministri ynë shqiptar dhe unë jam e sigurt se do të bëjë të pamundurën për të rindërtuar vendin dhe cdo gjë do të jetë transparente”, tha modelja Angela Martini./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

U dëmtua nga tërmeti/ Godina 15 në Qytetin Studenti do shembet

Publikuar

-

Nga

Godina nr.15 në Qytetin Studenti është shpallur e pabanueshme pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pas konstatimeve nga Instituti i Ndërtimit, u mor vendimi që kjo godinë të shembet për të mos rrezikua rjetën e banorëve.

“Kemi marrë tre akt konstatime nga Instituti i ndërtimit, të cilat dëshmojnë se godinat 15, 18 dhe 19, në Qytetin Studenti janë të dëmtuara përtej ç’mund të riparohet, kanë dëmtime në strukturë. Fillimisht do të marrim vendim vetëm për godinën numër 15, kurse relacionet për 18 dhe 19 do t’i keni tek takimi sot pasdite. Janë tre godina të cilat nuk banohen nga studente, tejet të amortizuara, të zaptuara në vitin 1991. Ka 30 vite që rrinë të zaptua, është shprehur kryebashkiaku Veliaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Veliaj lejon shtimin e 3 kateve mbi pallatin ekzistues”/ Qytetari denoncon: Pronari na kërcënon

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili denoncon kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas qytetarit, Veliaj ka lejuar shtimin e kundraligjshëm të 3 kateve mbi pallatin ekzistues me 8 kate.
Qytetari shprehet se pallati ndodhet në rrugën “Shkëlqim Fusha” tek Komuna e Parisit.

“Pronari vazhdon ndërtimin edhe sot dhe na kërcënon të mos flasim sepse ndihet i plotfuqishëm. Zoti Berisha, Durrësi e Tirana po shkatërrohen ata vazhdojnë të ndërtojnë dhe na vënë ne në rrezik jetën”, shkruan qytetari dixhital./CNA.al

Foto-Tërmetet trondisin Tiranën/ Pallatet shtojnë katet

LEXO EDHE:  Braktisja e 11 vjeçarit në kampin e ISIS/ Gazetari jep lajmin e mirë për Alvin Berishën

 

LEXO TE PLOTE