Connect with Us

Alvini bashkohet me familjen/ Lleshaj flet për detajet e operacionit

Politikë

Alvini bashkohet me familjen/ Lleshaj flet për detajet e operacionit

Publikuar

-

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një konferencë për shtyp nga Italia, ka folur në lidhje me operacionin e shpëtimit dhe largimit të 11-vjeçarit shqiptar Alvin Berisha nga Siria.

Lleshaj falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në këtë operacion.

Ministri i Brendashëm bëri të ditur se operacioni u ndoq drejtpërdrejt nga kryeministri italian Giussepe Conte dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Lleshaj po ashtu dha mesazhin e tij të fortë që terrorizmi dhe ekstremizmi nuk kanë vend në shoqërinë tonë.

“Gjithçka erdhi pas takimit të dy kryeministrave Conte e Rama në Romë, operacioni u ndoq nga ata të dy drejtpërdrejt. Aspekti diplomatik përfshiu dy ambasadat në Romë dhe ambasadën italiane në Bejrut. Ka pasur një aspekt të rëndësishëm policor ku janë angazhuar policitë e dy vendeve dhe së fundmi por jo nga rëndësia ka qenë aspekti humanitar ku janë angazhuar Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe Gjysmëhëna e kuqe. Nuk dua të hyj në detaje të operacionit por kam ardhur për të shprehur mirënjohjen e qeverisë shqiptarë për të gjithë aktorët e përfshirë. Së pari, për autoritetet policore të Italisë e Shqipërisë, për presidentin e Kryqit të Kuq italian e Ndërkombëtar dhe presidentit të Gjysmëhënës së kuqe siriane. Po ashtu dua të përshëndes autoritetet diplomatike që u përfshinë në këtë operacion. Ishin autoritetet libaneze që mbështetën me gjithë kapacitetet e tyre operacionin në terren. Rasti ka marrë një vëmendje të madhe dhe natyrisht lind pyetja nëse po përdoret politikisht. Dhe unë them po. Po e përdorim politikisht për të dhënë disa mesazhe të rëndësishme që duhet të vlejnë si eksperiencë pas këtij operacioni. Alvin Berisha është një nga ato rastet që duhet të na tregojë se terrorizmi, ekstremizmi nuk duhet të ketë vend në shoqëritë tona”, deklaroi Lleshaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Emiratet e Bashkuara Arabe befasojnë Shqipërinë/ Zbulohet shuma e majme që dhurojnë për rindërtimin

Publikuar

-

Nga

Emiratet e Bashkuara Arabe do ti japin Shqipërisë një shumë të konsiderueshme për procesin e rindërtimit pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Në Konferencën e Donatorëve, përfaqësuesit e Emirateve të Bashkuara kanë deklaruar se do të dhurojnë një shumë prej 70 milionë eurosh, me të cilët vetë ky vend do të ndërtojë 2 mijë njësi banimi.

Ndërkaq, një shumë të konsiderueshme prej 9 milionë eurosh ka vendosur të dhurojë edhe Zvicra.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Banka Botërore i jep Shqipërisë 160 milionë euro hua

Publikuar

-

Nga

Banka Botërore do t’i japë Shqipërisë një hua prej 160 milion eurosh për rindërtimin.

Nga këto, 6 milion euro projektet e spitaleve apo dhe 6 milion të tjera nga BERZH mobiljet e spitaleve.

Ndërsa Banka Europiane e Investimeve EIB ka dhënë një grant 2.5 milion euro kurse huaja thotë se mund të shkojë deri në 100 milion euro për rindërtimin, bizneset e dëmtuara si dhe për strehimin e banorëve të prekur nga tërmeti.

LEXO EDHE:  Plagoset një shqiptar/ Në pranga autorët

LEXO EDHE:  U tradhtua nga klientët/ Arrestohet shqiptari në Itali

Por EIB bën me dije se kjo hua të jepet vetëm atëhere kur të parashihen projektet dhe të jenë të pranueshme për një hua nga Banka Europiane e Investimeve.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Konferenca e donatorëve/ Shifrat, sa para dhuroi secili shtet për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Në Konferencën e Donatorëve në Bruksel vijon mbledhja e të ardhura për procesin e rindërtimit në Shqipëri e cila u godit nga një tërmet katastrofik më 26 nëntor të vitit 2019.

Nga shifrat e publikuara, Franca, Italia Gjermania dhe Turqia janë ndër shtete të cilët kanë dhuruar më shumë për fondin e rindërtimit në Shqipëri.

Lista e dhurimeve sipas shteteve deri më tani:

BE: 100 milionë euro.

Franca: 100 milionë euro.
Italia: 65 milionë euro.

Turqia: 46.3 milionë euro
KE: 15 milionë euro.

Gjermania: 11 milionë euro
Holanda: 3 milionë euro.
Danimarka: 2.7 milionë euro.
Suedia: 5.6 milionë euro.
Polonia: 2.7 milionë euro.
Greqia: 2.5 milionë euro dhe ndërtimin e 200 shtëpive.

LEXO EDHE:  Terror në Itali/ Gruaja sulmon me thikë këdo që i del përpara

LEXO EDHE:  Shkatërrohet banda e drogës në Itali/ Mes 33 të arrestuarve, 6 janë shqiptarë

Serbia: 2 milionë euro grant.
Sllovakia: 250 mijë euro (për rindërtimin e shkollave).
Austria: 1 milion euro.
Republika Çeke jep 9.5 milionë koruna.

Sllovenia: 300 mijë euro (për ndërtimin e një shkolle).
Finlanda: 300 mijë euro.
Portugalia: Vetëm asistencë teknike.
Luksemburg: 100 mijë euro.
Bullgaria: 120 mijë euro.
Rumania: 2 milionë lei.
Qipro: 9.5 milionë korona çeke.
Hungaria: 250 mijë euro (për rindërtimin e kishave).
Irlanda: 300 mijë euro.
Spanja: 250 mijë euro.
Mali i Zi: 500 mijë euro.
Maqedonia e Veriut: 6 milionë denar.
Kosova: 200 mijë euro.
Bosnja-Hercegovina: 50 mijë euro.

LEXO TE PLOTE