Connect with Us

Akuza për falsifikim, taktikë e Prokurorisë për të mbyllur çështjen Basha

Politikë

Akuza për falsifikim, taktikë e Prokurorisë për të mbyllur çështjen Basha

Publikuar

-

Sot pasdite është bërë publike dokumentacioni i çuar nga prokurorët e Tiranës drejt Gjykatës për gjykimin e Lulzim Bashës. Në të njëjtin dokument, ndërkohë që faqen e parë akuzohej për pastrim parash dhe falsifikim, në fund vetëm dy prokurorë kanë firmosur për ta çuar Lulin vetëm për një çështje penale, atë të falsifikimit të vulave.

Në një lexim të thjesht kupton se Prokuroria në njoftim na thotë edhe pastrim parash, edhe në vendimin e përfundimit të hetimit merr vetëm falsifikimin. Pra Prokuroria në këtë rast po mashtron publikisht.

Pra, prokurorët e kësaj çështje kanë një hall të madh. Ose janë kapur dhe paguar financiarisht, ose kanë manipuluar prova, ose nuk po kryejnë detyrën dhe hetimet ashtu siç duhet duke tentuar që në një mënyrë abusive dhe korruptive të shpëtojnë kreun e Republikës së Re, Lulzim Basha.

Lulzim Basha ka bërë hapur pastrim parash, duke keqpërdorur vulën e PD-së. Nuk ka falsifikuar asgjë. Ai nuk është i rëndomtë si kriminel.

Për të gjithë ata që nuk lexojnë dot, që dërgimi në gjyq është vetëm për falsifikime, domethënë për të vetmen vepër penale të cilën Lulzim Basha nuk e ka bërë.

Pra, Lulin duan ta akuzojnë për diçka që nuk e ka kryer vetëm për të mbyllur çështjen.

Basha ka pastruar para duke përdorur vulën e PD-së, nuk ka falsifikuar firmën e dikujt, as formularin e dikujt, as vulën e Partisë Demokratike.

Ai ka përdorur vulën e vërtetë të Partisë Demokratike. Ka përdorur firmën e vërtetë, firmën e tij sepse është kryetar i PD-së.

Nuk është falsifikim të përdorësh vulën e PD-së. Nuk është falsifikim të firmos si kryetar i PD-së, është një mashtrim, është një shpërdorim detyre, është një vjedhje dhe një abuzim detyre. Është gjithçka tjetër, por kurrsesi nuk mund të jetë një falsifikim përdorimi i vulës dhe firmës, i institucionit apo autoritetit që t’i ushtron.

Pra akuza e bërë ndaj Lulzim Bashës është kaq banale dhe qesharake sa që askush nuk do ta besonte dot.

Prokurorët flasin për vulën e PD-së kur vula është e Lulit, por ende nuk sqaron askush se cili është burimi i 500 mijë dollarëve minimalisht të paguara nga PD-ja, pranuar publikisht kjo nga Lulzim Basha. Kush i pagoi paratë në “Biniata Trade” dhe në kompanitë e tjera offshore ruse që i dhanë për lobimet e Lulzim Bashës dhe Republikës së Re në SHBA.

LEXO EDHE:  Sondazh/ Cilën këngë për kryetarët pëlqeni më shumë?

Kush është financuesi dhe burimi i këtyre parave? Kjo është pyetja që kërkon zgjidhje nga prokurorët. Kjo është pyetja 1 milion dollarëshe. Nuk është asgjë tjetër më shumë sesa kaq. Nuk ka rëndësi vula sepse vula është e Partisë Demokratike, është e Lulzim Bashës. E rëndësishme është se ku i gjeti paratë për të paguar lobimet në SHBA? Cili është burimi i tyre?

Prokurorët nuk mund ta pushojnë çështjen e parave sepse minimalisht duhet gjetur burimi i tyre. Atë ata nuk e gjejnë dot, çka do të thotë se ato janë para të pista.

Minimalisht ata duhet të thonë në vendimin e tyre se burimi i parave është i qartë, ose është i pavërtet, ose nuk ka ndodhur. Mirëpo, Lulzim Basha e ka thënë publikisht në “Opinion”, se janë paguar ato para.

Tani si qëndron e vërteta? Çfarë ka ndodhur? Prokurorët janë kthyer në një bandë hajdutësh, apo po i shërbejnë Lulzim Bashës dhe po i bëjnë qejfin Edi Ramës, i cili së fundmi nxori në një dalje publike Taulant Ballën për të larë gojën.

Pse nuk flet Kryeministri më për grupin KÇK? Apo e do Lulin e pafajshëm, e do Lulin në krye të PD-së? E do aty që të tërheq zvarrë opozitën?

Mesa duket edhe dy prokurorët paskan disa hesape dhe pazare për të bërë përderisa vazhdojnë të jenë në detyrë. Të mbushin xhepat e tyre, apo të bëjnë qokat e fundit ndaj kastës politike. Të shpëtojnë edhe Lulin nga akuza qindra mijë dollarëshe, duke e çuar për falsifikim vulash. Kot nuk dihet burimi, i disa qindra mijra dollarëve të tjera për lobim në SHBA, të cilat janë pranuar publikisht nga kreu i Republikës së Re. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha e bëri numrin 2 të PD-së/ Goxhaj nuk i kursehet Desada Metajt

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj, ka sulmuar Desada Metajn, pas marrjes së detyrës si numrin 2 të PD-së.

Goxhaj, e cilëson Metajn si gjetjen e duhur të PD-së, ndërsa pretendon se ajo po vazhdon misionin manipulues dhe gebelsian të “Opinionit” të Blendi Fevziut, të cilin e quan njeri të George Sorosit.

“Emërimi nga Lyli te Kryeredaktores së Opinionit të Fevzo Sorosit, Desada Metajt si nr 2 i PD-së është konfirmim se kujt i shërben Lyl Sorosi dhe se modeli gebelsian i lavazhit të trurit që Desada me Fevzon i ka bërë Opinionit publik, tani do të zhvendoset pranë zyrës së Lylit!
Në fakt, “Opinion” është etaloni se si një emision politik mund të shërbejë si instrument për instalimin e Diktaturës së Oligarkisë! Dhe Desada ka qenë numër 2 i “Opinionit”, duke pasur parasysh se numër 1 është Fevzo Sorosi!”, shkruan avokati në rrjetet sociale.

Më tej ai thekson se “Desada i ka shërbyer në mënyrën më të devotshme instalimit të diktaturës së oligarkisë Sorosiane, censurës dhe vrasjes së lirisë së shprehjes, mashtrimit dhe manipulimit mediatik, gënjeshtres dhe fake neës-eve, propagandës antiamerikane dhe antiTrump, fshehjes së axhendës Soros për rrënimin, falimentimin dhe shpopullimin e Shqipërisë, banalitetit kulturor dhe artistik’.

LEXO EDHE:  “Nuk punoj për historinë”/ Basha komenton deklaratën e Macron, mesazh për Ramën

LEXO EDHE:  Basha ka "harruar" të ndërrojë orën/ Mbërrin një orë me vonesë në Shkodër

Goxhaj pretendon se me detyrën si numri 2 Bashës, Desada Metaj nuk shkon as me ngritje dhe as me ulje, por në pozicion horizontal për të vazhduar atë që ka nisur. Sipas tij, Metaj po manipulon opinionin publik në favor të instalimit të diktaturës së oligarkisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mona mbledh bandën e LSI-së në Korçë/ Çfarë nuk u pa nga takimi i Kryemadhit në qytetin juglindor

Publikuar

-

Nga

Ditën i djeshme Monika Kryemadhi, kryetarja e komanduar, nga presindeti Ilir Meta, e LSI-së, zhvilloi një takim në kinemanë e Korçës.

Një takim në një sallë që merrnin pjesë rreth 200 veta, ku në fillim të rreshtave ishin disa të rinj dhe më tej në sallë shikoje përfaqësuesit më të korruptuar të politikës në Korçë, kudo të shpërndarë: ish-deputetë dhe banda e hajdutëve të LSI-së.

Filluar që me Ilir Metën, ata futën tentakulat e tyre të korrupsionit në amdinistratën shtetërore, nga viti 2009 deri në vitin 2013, duke u kthyer në një grup gjobaxhinjsh të pështirë, madje, për më tepër, shpesh herë janë kapur duke vjedhur dhe blerë vota. Janë hajdutërit që qëndruan në pushtet edhe në mandatin e parë të Rilindjes, që luftuan që Rilindja të vinte në vitin 2013 në krye të qeverisë, që ata të ruanin karriget e tyre në shumë institucione, përfshirë këtu edhe Bashkinë e Korçës, ku kishin një pjesë thelbësore dhe e morën me marrëveshjen që bënë me socialistët.

Ishin tek patentat, ishin tek rrugët, ishin në universitet, janë dhe pedagogë, janë tek tatimet, një pjesë e tyre ende nëpër detyra e funksione. Megjithëse dje fshiheshin të mos kapeshin nga aparatet fotografikë dhe kamerat, janë në administratën e Rilindjes, bëjnë sikur janë socialistë, por janë thjeshtë dhe vetëm banda e hajdutëve të LSI-së.

Këta mblodhi dje Monika dhe desh t’i shiste sikur ishin një pjesë LSI-stësh të rinj, a thua se në një qytet si Korça, me një kampus me rreth 6000 studentë, është e vështirë të gjesh 20 të rinj për rrjeshtat e parë dhe më pas mbledhin më hajdutët e 8 viteve të pushtetit me PD-në dhe Rilindjen e Ramës, t’i fshehësh nga pas dhe të mbushësh sallën me familjarët e tyre, me shpresën se do vish prap në pushtet, apo do bësh marrëveshje me Ramën për të vazhduar vjedhjen dhe për t’i nxjerrë sërish në skenë bandën, për t’i aktivizuar ata.

LEXO EDHE:  Atentat ndaj Lulzim Bashës?!/Çfarë paralajmëron drejtori Altin Qato

LEXO EDHE:  Nga Lutfi Dervishi/ Letra e 6-të e Ramës dhe përgjigjja rrufe e Bashës

Emrat janë të përveçëm, ata i di gjithë Korça. Ata janë në instistucione disa, shumë prej tyre janë larguar, por për 8 vite u majmën. Ashtu siç e theksuam më lart janë kapur duke vjedhur vota, në më shumë se një rast, por janë të lirë, shijojnë jetën e tyre, ato që vodhën dhe u grabitën qytetarëve korçarë.

Për këtë kanë festuar edhe dje, duke u mbledhur si një bandë hajdutësh dhe gjobaxhinjsh, në qendër të Korçës, për të festuar e për të na treguar se ata janë gjallë dhe tani po ndjekin nga pas Monën e tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nder të njihem si vajza e Azemit”/ Hajdari jashtë kontureve të politikës: Çfarë më mungon nga SHBA

Publikuar

-

Nga

rudina hajdari interviste

Deputetja Rudina Hajdari, e cila është vajza e ish-liderit të dhjetorit Azem Hajdarit është rrëfyer së fundmi për jetën e saj personale, e zhveshur nga politika.

Deputetja tregoi se ndonëse është larguar para shumë vitesh në Amerikë, gjithmonë ka dashur të ndjekë ëndrrën e babait dhe për këtë arsye është rikthyer në Shqipëri dhe ka zënë vend në politikë.

“Gjithmonë qëllimi im ka qenë të kthehem në Shqipëri dhe të ndjek hapat e tim eti, kjo ishte me rëndësi të madhe për mua. Mendoj se kam shumë për të dhënë në këtë drejtim dhe dua të kontribuoj në zhvillimin dhe në rrugën europiane të Shqipërisë, ndaj dhe nuk pendohem aspak”, tha deputetja në një intervistë për revistën “Class”.

Por pavarësisht rikthimit, duket se Hajdarit i mungon Amerika dhe qetësia që ajo ka pasur atje. Deputetja rrëfen se një ndër gjërat që e bezdis është futja e hundëve vend e pavend.

LEXO EDHE:  Oratori me diplomë Kristali/ Lulzim shko në shkollë dhe mëso të ndalosh fyerjet

LEXO EDHE:  Basha i përgjigjet direkt Ramës/ Nuk jemi bërë gazi i botës, por ti je turpi i Europës

“Amerikanët kanë një shprehje që thonë ‘it’s none of your business”, që është një koncept që nuk përdoret apo zbatohet këtu”, tha deputetja, ndërsa theksoi se për të është nder ta identifikojnë si vajza e Azem Hajdarit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE