Connect with Us

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare

Kosova & Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare

Publikuar

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të gjashtë tetorit.

Sipas të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 32 deputetë, ndërkohë që LDK ka fituar 29 vende në parlament.
Valdete Daka, kryetare e KQZ së Kosovës thotë se shpallja e rezultateve vjen pas përfundimit të të gjithë procedurave.

Nga shpallja e Rezultateve, koalicioni Nisma – AKR – PD nuk do të jetë pjesë e kuvendit të ri të Kosovës.

Lëvizja vetëvendosje 26.159 %

Lidhja Demokratike e Kosovës 24.4%

Partia Demokratike e Kosovës 21.1 %

AAK 11.4%

Lista Serbe 6.7%

Nisma-AKR-PD 4.9 %.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vuçiç dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Presidenti serb, Vuçiç është dërguar në spital për shkak të problemeve me zemrën. Njoftimi vjen nga zyra presidenciale në Beograd

Presidenti serb, Vuçiç është dërguar në spital për shkak të problemeve me zemrën. Njoftimi vjen nga zyra presidenciale në Beograd, bëri të ditur të shtunën, AFP. Suzana Vasiljevic, këshilltarja për media e presidentit, tha se „tani Vuçiç është në gjendje të mirë shëndetësore”, por nuk dha të dhëna të tjera. Deri më tani nuk ka pasur njoftime, se presidenti serb, Vuçiç ka probleme shëndetësore, por mediat lokale kanë raportuar më parë, se ai vuan nga tensioni i lartë.

LEXO EDHE:  Georgina tregon rezultatet e palestrës (Foto)

Vuçiç ka qenë kryeministër serb nga viti 2014-2017, deri kur u ngjit në postin e presidentit. Sipas kushtetutës serbe, presidenti ka një rol të gjerë përfaqësuese, por Vuçiç konsiderohet, si njeriu që ka fijet në dorë në Serbi. Opozita dhe organizatat joqeveritare e akuzojnë atë për stil autoritar të qeverisjes dhe kufizim të lirisë së mediave.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Zgjedhjeve në Kosovë nuk po i shihet fundi/ Rikthehet numërimi i votave në 1472 vendvotime

Publikuar

-

Nga

Çertifikimi i rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara në shtator duhet të presë ende. Deri në tri javë mund të zgjasë procesi i rinumërimit të mbi 1400 vendvotimeve në Kosovë.

Kështu raporton korespondenti i medias gjermane “DW” në Kosovë, sipas të cilit: procesit të zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë nuk po i shihet fundi, ndonëse KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare, por ishte Komisioni për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që ktheu pothuajse gati në fillim procesin e numërimit. Pas ankesave të partive politike për parregullsi në rezultate, një herë mbi 400 vendvotime dhe së fundi mbi 1400 vendvotime, votat duhet të rinumërohen dhe kjo mund ta ndryshojë rezultatin përfundimtar. Ajo nuk mund të ndryshojë renditjen e partisë fituese të zgjedhjeve, por numrin e deputetëve.

LEXO EDHE:  Georgina tregon rezultatet e palestrës (Foto)

Procesi i rinumërimit të 1472 vendvotimeve, filloi më (13.11), dhe ky proces pritet të zgjatë jo më pak se tre javë. Si pasojë çertifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit do të zvarritet deri në fillim të dhjetorit. Këtë e thonë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që monitorojnë procesin e zgjedhjeve, si KDI.

“Nëse merret parasysh dinamika e procesit të rinumërimit nga procesi paraprak që është zhvilluar në dy raundet e rinumërimit, atëherë unë besoj se me dinamikën e njëjtë do t’i duhen QNR të paktën deri në 3 javë për të përfunduar procesi i rinumërimit për këto qendra”, thotë Eugen Cakolli…

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Diplomati gjerman Peter Beyer zgjidhet raportues i BE për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Diplomati gjerman Peter Beyer, që konsiderohet një prej njohësve më të mirë gjermanë të zhvillimeve në Ballkan, në përgjithësi, dhe Kosovë, në veçanti, ka fituar garën për raportues të Këshillin e Evropës për Kosovën, me një rezultat të bindshëm.

Sikurse raporton media gjermane “DW”Beyer ka fituar në votimin e sotshëm në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës 33 vota, ndërsa Kondratyev ka marrë vetëm gjashtë vota. Vendimi i sotëm duhet të kalojë edhe nëpër instanca të tjera të Këshillit, por votimi i sotëm konsiderohet si më i rëndësishmi.

Nominimi nga delegacioni rus i përfaqësuesit të tyre Aleksey Kondratjev, ka shkaktuar reagime shumë të ashpra në shumë qarqe. Në veçanti kundër janë shprehur ministri i Jashtëm i Kosovës Pacolli dhe mbi 40 organizata të ndryshme shqiptare, për shkak të qëndrimeve të Kondratjev kundër pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë që kandidati gjerman Peter Beyer, ka vizituar shpesh Kosovën dhe Serbinë dhe konsiderohet si një prej njohësve më të mirë të zhvillimeve në Ballkan. Ai ka kërkuar shpesh arritjen me dialog të një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

LEXO EDHE:  Rezultatet e zgjedhjeve në Britani/ Politika bëhet interesante

Në garën për raportues të Këshilit të Evropës për Kosovën ishte edhe diplomati rus Aleksey Kondratyev, i cili humbi bindshëm këtë garë.

LEXO TE PLOTE