Connect with Us

Video-Përmbytet Durrësi/ Kaos në qarkullim, trafik dhe ujë në banesa

Sociale

Video-Përmbytet Durrësi/ Kaos në qarkullim, trafik dhe ujë në banesa

Publikuar

-

Reshjet e shiut që kanë vijuar me intensitet përgjatë gjithë natës kanë krijuar probleme në pothuajse të gjitha rrugët e Durrësit.

Rrethrrotullimet hyrëse dhe dalëse në qytet, kryqëzimi të Stadiumi, kryqëzimi pranë lagjes 17, aksi i brendshëm nga Torra Veneciane, në drejtim të Currilave, janë disa prej pikave më problematike, që vijojnë të jenë nën ujë që prej mbrëmjes së djeshme.-raporton A2 CNN.

Kaos në qarkullim, ujë brenda banesave, kryesisht në zonën e lagjes 13 në Plazh dhe Shkozet dhe probleme me mjetet, është panorama me të cilën janë zgjuar qytetarët durrsakë.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Tërmeti/ Ja kur do të zëvendësohen ditët që u bënë pushim nga shkollat

Publikuar

-

Nga

Ditët që u bënë pushim për shkak të tërmetit të 26 nëntorit në shkollat e Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit, Shijakut, Krujës, Lezhës, Mirditës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Kavajës, do të zëvendësohen.

Ministria e Arsimit  ka urdhëruar që këto ditë të zëvendësohen me të shtunat, duke filluar nga 25 janari e në vijim, deri më 28 mars.

Supas urdhërit, thuhet që në shkollat e Lezhës, Mirditës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Kavajës, zëvendësimi do të bëhet në ditët 25 janar, 29 shkurt dhe 16 mars.

Ndërkohë, në shkollat e Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit, Shijakut dhe Krujës, zëvendësimi do të bëhet në ditët 25 janar, 15 dhe 29 shkurt, 16 dhe 28 mars.

LEXO EDHE:  Rrëzohet nga kati i shtatë i pallatit/ Gjen vdekjen e menjëhershme gruaja

LEXO EDHE:  Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve në Durrës

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Biznesmeni spanjoll hedh “pas krahëve” dhunën e Mihal Kokëdhimës/ Bën gjestin e papritur për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Ministri Blendi Klosi ka takuar në Madrid biznesmenin Eugenio Galdo, i cili pak kohë më parë u bë protagonist i një përplasjeje me Mihal Kokëdhimën, pronari i ish-restorant “Panorma” në Porto Palermo.

Por pavarësisht ngjarjes, Galdon duket se ka një tjetër mendim për shqiptarët, pasi do të rikthehet në Shqipëri për të rindërtuar një shkollë të dëmtuar nga tërmeti.
“Sa më shumë kalon koha, aq më shumë Shqipëria fiksohet në memoriet tona si vendi i një panorame natyrore të jashtëzakonshme dhe njerëzve mikpritës. Mihal Kokëdhima nuk përfaqëson as Shqipërinë dhe as shqiptarët”- thotë Eugenio.

LEXO EDHE:  Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia/ Arrestohet në Durrës 51-vjeçari

LEXO EDHE:  Thyente xhamat e makinave dhe vidhte/ Arrestohet "tmerri" i shoferëve

“Familja Galdon do të rikthehet në Shqipëri, por këtë herë në një tjetër cilësi: kontribuesit për rindërtimin e një shkolle të dëmtuar nga tërmeti. Kontributi i kësaj familje, do të vijë përmes Kryqit të Kuq dhe vetë djemtë e familjes Galdon do të jenë prezentë në vendin tonë”, shkruan Klosi.

Kujtojmë se Mihal Kokëdhima është dënuar me 1 vit burg, pasi terrorizoi verën e kaluar familjen spanjolle që kishin shkuar si klientë te restoranti i tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Protesta në Fier për faturat e energjisë/ OSHEE sqaron qytetarët

Publikuar

-

Nga

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë një sqarim lidhur me vendosjen e matësve elektronik dhe protestën e banorëve të Poleçës të Fierit.

Sipas OSHEE, në bazë të projektit të BB në qarkun e Fierit sikurse dhe në disa qarqe të vendit po instalohen matësit e rinj elektronikë.

“Në Fier janë përllogaritur 6 mijë matësa, ndërsa në Povelcë rreth 100.
Aktualisht janë vendosur rreth 4 mijë matësa në këtë qark. Banorëve u është thënë se nuk do të ketë më matësa induktivë ndaj faturimi për periudhën e vendosjes së matësit do të jetë faturë referuese, e cila në muajt në vazhdim do të sistemohet nëse u është vendosur më shumë sesa kanë konsumuar realisht.
Zyrtarisht në drejtorinë rajonale të OSHEE Fier nuk ka asnjë ankesë për mbifaturim”, thuhet në njoftimin e OSHEE./CNA.al

LEXO TE PLOTE