Connect with Us

Video-Mediat italiane japin lajmin e mirë/ Alvini po rikthehet në shtëpi

Kronika

Video-Mediat italiane japin lajmin e mirë/ Alvini po rikthehet në shtëpi

Publikuar

-

Mediat italiane i kanë kushtuar hapësirë mbulimi operacionit të nxjerres dhe të shpëtimit nga kampi sirian të 11-vjeçarit shqiptar, Alvin Berisha, i cili u dërgua në Siri në dhjetor të 2014-ës nga nëna e tij.

Media italiane “La Stampa” jep lajmin e mirë për Alvin Berishën, ndërsa shkruan se 11-vjeçari pritet që nesër të mbërrijë në shtëpi, pranë familjes së tij.

Operacioni i shpëtimit u realizua në bashkëpunim me “Gjysëm Hënën siriane”, Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe autoritet italiane dhe shqiptare. Alvin është duke dalë nga kufiri midis Sirisë dhe Libanit dhe pritet që në orët e ardhshme të marrë avionin që do ta çojë sjellë atë në Roma nga Beiruti dhe Libani. Me të ndodhet edhe një ekip i emisionit investigativ italian “Le Iene” dhe babai, Afrimi i cili pret për të përqafuar të birin.

LEXO EDHE:  Foto-Ferri Al-Hol/ Aty ku strehohet Alvini dhe fëmijët e tjerë shqiptarë në Siri

La Stampa shkruan se Valbona Berisha, 35 vjeçe, nëna e Alvin Berishës, është larguar në 17 dhjetor të vitit 2014 nga Italia, duke marrë me vete të birin Alvin dhe duke lënë pas dy fëmijët e tjerë së bashku me bashkëshortin, për tju bashkuar ISIS-it.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Delvinë/ Punonjësi i bashkisë humb jetën sapo del nga puna

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Delvinë ku mësohet se një punonjës i bashkisë ka humbur jetën sapo ka dalë nga puna.

Vuktima është Sopot Kamberi, 50 vjeç, përgjegjësi i Gjendjes Civile.

50-vjeçari dyshohet se ka pësuar një atak kardiak duke mos i mbijetuar dot sulmit në zemër.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak çaste pasi Kamberi la punën dhe ishte drejtuar rrugës për në shtëpi.

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kap me 12 mijë euro në doganë/ Procedohet penalisht 20 vjeçarja nga Tirana

Publikuar

-

Nga

Policia Kufitare e Rinasit parandalon një tjetër rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, si rezultat i masave shtesë qoftë në intervistimin për arsyen e udhëtimit apo edhe për kontrollin fizik dhe të bagazheve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, 20-vjeçaren I. K., banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases së lartpërmendur iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë.

LEXO EDHE:  11-vjeçari peng në kampin e tmerrit/ Andi Përmeti mesazh të fortë Cakajt

LEXO EDHE:  Nxorën Alvinin nga kampi/ Përfaqësuesi i Gjysmë Hënës Siriane jep lajmin e mirë dhe për fëmijët e tjerë

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr me thika në Shkodër/ Plagoset 34-vjeçari por thotë se ishte “aksidentale”

Publikuar

-

Nga

Një sherr më thika ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër ku ka mbetur i plagosur një person.

Për pasojë është plagosur rëndë E.C., 34 vjeç. i cili tha për efektivët se ngjarja kishte ndodhur në mënyrë aksidentale.

Në sallën operative të DVP Shkodër ka ardhur njoftim nga Spitali Rajonal Shkodër se ka shkuar për ndihmë mjekësore një shtetas i dëmtuar me mjet prerës, i cili pas kontaktit me Policinë ka mohuar të jetë plagosur nga ndonjë person tjetër, por ka thënë se ishte dëmtuar aksidentalisht duke rregulluar mjetin.

LEXO EDHE:  11-vjeçari peng në kampin e tmerrit/ Andi Përmeti mesazh të fortë Cakajt

LEXO EDHE:  11-vjeçari peng në kampin e tmerrit/ Andi Përmeti mesazh të fortë Cakajt

Policia arrestoi autorin W. (J.) M., 36 vjeç por edhe personin e plagosur për ‘moskallëzim krimi’.
Sipas unifromave blu, sherri ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta./CNA.al

LEXO TE PLOTE