Connect with Us

U thirr nga Gjykata Speciale/ Rama në mbështetje të Kadri Veselit

Politikë

U thirr nga Gjykata Speciale/ Rama në mbështetje të Kadri Veselit

Publikuar

-

Kreministri  Edi Rama, ka reaguar lidhur me ftesën që është bërë së fundi nga Gjykata Speciale ndaj Kadri Veselit dhe ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shpreh solidaritetin me Veselin, ndërsa shton se, nuk mbetet gjë tjetër veçse e drejta për të treguar të vërtetën për të drejtën e fituar me luftë.

“Sado e padrejtë ftesa për në Gjykatën Speciale për luftëtarët e UÇK, nuk mbetet tjetër veçse e drejta për të treguar të vërtetën për të drejtën e fituar me luftë nga një popull, që pa Ushtrinë Çlirimtare do të ishte ende i mohuar në të drejtën e tij! Solidarë me Kadri Veselin.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Presidentja e KE-së mesazh nga Brukseli/ “Ka ardhur momenti të hapen negociatat”

Publikuar

-

Nga

Gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, pas Konferencës së Donatorëve, presidentja e KE-së Ursula von der Leyen, foli edhe për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Presidentja e KE-së tha nga Brukseli se tashmë ka ardhur momenti që dy vendeve t’i hapen negociatat.

Sipas saj, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përparuar me reformat dhe kanë bërë gjithçka që i është kërkuar.

LEXO EDHE:  DETAJET e darkës katër orëshe: Ja për çfarë ranë dakord Rama-Meta

LEXO EDHE:  Rama: Kanabisi, më pak se sipërfaqja e mbjellë në Lazarat

“Ka ardhur momenti të hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ata kanë bërë gjithcka që kemi kërkuar”, theksoi Ursula von der Leyen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Bibla te Kurani/ Rama kërkon “hudhrën” në Bruksel

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Rama duket se nuk e ka përmbajur veten përballë ndërkombëtarëve teksa Shqipëria arriti të mbledhë plot 1.15 miliardë ndihma në Konferencën e Donatorëve.

Pasi ndau fillimisht fjalë të përzemërta për solidaritetin e treguar ndaj vendit tonë, duke cituar fjalë të Biblës dhe të Kuranit, Rama ka kërkuar dhe një hudhër kundër syrit të keq teksa u pyet për negociatat.

“Tani ende jemi të shokuar dhe të tronditur, dhe nuk do të guxoja të kërkoja më shumë në mars në maj apo kurdo, sesa të gjej një hudhër dhe ta vendos në mur se e kemi këtë traditë të vjetër në Shqipëri, kundër syrit të keq, se kur merr një lajm kaq të mirë ke frikë mos ndodh diçka e keqe.

Kështu më lini të gjej një hudhër në fillim e pastaj të mendoj për hapjen apo mos-hapjen e negociatave të anëtarësimit”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha falenderon donatorët/ Ultimatum Ramës: Të nisë menjëherë puna

Publikuar

-

Nga

Kreu i opozitës ka falenderuar donatorët që dhuruan 1 miliard e 150 milion euro për të rindërtuar banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lulzim Basha thotë se të gjitha donacionet janë të bekuara dhe të mirëpritura.

“Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura. Falenderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo institucion ndërkombëtar që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë”, shkruan lideri i demokratëve.

Më tej, Basha i bën thirrje qeverisë Rama, që të nisë menjëherë puna dhe të mos abuzohet me fondet.

LEXO EDHE:  Fier/ Rama: Projekt për ndërtimin e serave me standarte

LEXO EDHE:  DETAJET e darkës katër orëshe: Ja për çfarë ranë dakord Rama-Meta

“Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë. Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur keqpërdorimin dhe abuzimin me to”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE