Connect with Us

U plagos në atentat/ Ndërron jetë shoferi i prokurorit Arjan Ndoj

Kronika

U plagos në atentat/ Ndërron jetë shoferi i prokurorit Arjan Ndoj

Publikuar

-

Ka ndërruar jetë pasditen e sotme shoferi i prokurorit Arjan Ndoj, Andi Maloku, i cili mbeti i plagosur në atentatin e disa ditëve më parë.

Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se Andi Maloku ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shoferi i prokurorit Arjan Ndoj u shtrua në Spitalin e Traumës menjëherë pas atentatit të 6 ditëve më parë si pasojë e gjendjes së komplikuar shëndetësore. Maloku u godit me plumba në gjoks dhe afër shtyllës kurrizore, të cilat kanë rezultuar fatale për jetën e tij.

Kujtojmë se, në mjetin ndaj të cilit persona ende të paidentifikuar, kryen atentatin udhëtonte edhe vetë prokurori Arjan Ndoj si dhe miku i tij Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi”. Ndërkohë policia vijon hetimet për të zbuluar autorët e ngjarjes./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Delvinë/ Punonjësi i bashkisë humb jetën sapo del nga puna

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Delvinë ku mësohet se një punonjës i bashkisë ka humbur jetën sapo ka dalë nga puna.

Vuktima është Sopot Kamberi, 50 vjeç, përgjegjësi i Gjendjes Civile.

50-vjeçari dyshohet se ka pësuar një atak kardiak duke mos i mbijetuar dot sulmit në zemër.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak çaste pasi Kamberi la punën dhe ishte drejtuar rrugës për në shtëpi.

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kap me 12 mijë euro në doganë/ Procedohet penalisht 20 vjeçarja nga Tirana

Publikuar

-

Nga

Policia Kufitare e Rinasit parandalon një tjetër rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, si rezultat i masave shtesë qoftë në intervistimin për arsyen e udhëtimit apo edhe për kontrollin fizik dhe të bagazheve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, 20-vjeçaren I. K., banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases së lartpërmendur iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr me thika në Shkodër/ Plagoset 34-vjeçari por thotë se ishte “aksidentale”

Publikuar

-

Nga

Një sherr më thika ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër ku ka mbetur i plagosur një person.

Për pasojë është plagosur rëndë E.C., 34 vjeç. i cili tha për efektivët se ngjarja kishte ndodhur në mënyrë aksidentale.

Në sallën operative të DVP Shkodër ka ardhur njoftim nga Spitali Rajonal Shkodër se ka shkuar për ndihmë mjekësore një shtetas i dëmtuar me mjet prerës, i cili pas kontaktit me Policinë ka mohuar të jetë plagosur nga ndonjë person tjetër, por ka thënë se ishte dëmtuar aksidentalisht duke rregulluar mjetin.

Policia arrestoi autorin W. (J.) M., 36 vjeç por edhe personin e plagosur për ‘moskallëzim krimi’.
Sipas unifromave blu, sherri ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta./CNA.al

LEXO TE PLOTE