Connect with Us

“S’ka Reformë Zgjedhore, duke iu kundërvënë Gjermanisë”/ Rama akuza qeverisë

Politikë

“S’ka Reformë Zgjedhore, duke iu kundërvënë Gjermanisë”/ Rama akuza qeverisë

Publikuar

-

“Vendimi negativ i Këshillit Evropian për negociatat, imponojnë për qeverinë dhe klasën politike për një reflektim të menjëhershēm dhe përgjegjshmëri maksimale për Reformën Zgjedhore”, kështu është shprehur zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama akuzon qeverinë, ” produkt i zgjedhjeve të kriminalizuara, se po përpiqet që të konvertojë bandat e vjedhësve të votave”, sikurse shprehet ai, “në komisionerë të zgjedhjeve.”

“Reforma zgjedhore duhet të nisë me dënimin e tyre. Në të kundërt, nuk mund të ketë reformë zgjedhore, duke iu kundërvënë kushteve të vëna nga Gjermania”, shkruan Rama.

Postimi i plotë:

Vendimi i Këshillit Europian që nuk miratoi çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në dhe kushtet e vëna nga Gjermania, imponojnë për qeverinë në rradhë të parë e mandej edhe për gjithë klasën politike në vend, reflektim të menjëhershēm dhe përgjegjshmëri maksimale, për të bërë të mundur një reformë zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe që të garantojë të drejtën, që edhe qytetarët shqiptarë, si ata në të gjitha vendet demokratike, më në fund të mund të zgjedhin të lirë dhe me vullnetin e tyre sovran, për t’i rikthyer vendit parlamentin pluralist dhe legjitimitetin e institucioneve që burojnë prej tij.

Mirëpo, kasta kriminale e pushtetit që është produkt i zgjedhjeve të kriminalizuara e të vjedhura nga bandat e krimit, në kundërvēnie të plotë me rekomandimet e Bundestagut gjerman, po përpiqet përmes makinacionesh të shumtë (një prej të cilëve është edhe projekti më i fundit i Edi Ramës për të zëvendësuar komisionerët partiakë me partiakët e administratës publike), që të konvertojë bandat e vjedhësve të votave siç ështē dokumentuar me dosjet 339 në Durrës dhe 184 në Dibër, duke i emëruar ata komisionerë të zgjedhjeve.

Banditët e zgjedhjeve e vëllezërit e tyre drejtorë në adminstratën publike, kriminelët e drogës dhe kushërinjtë e tyre deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetarët e bashkive të votimeve të paligjshme të 30 qershorit që po ikin njëri pas tjetrit, pasi kanē plotësuar të vetmin kusht që iu është kërkuar nga klani politik që i kandidoi; ai i prejardhjes nga bota e krimit dhe mentorët e tyre politikë, nuk mund të jenë partnerë pēr tē përmbushur kushtet e vëna nga Gjermania dhe për të plotësuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Reforma zgjedhore duhet të nisë me dënimin e tyre. Në të kundërt, nuk mund të ketë reformë zgjedhore, duke iu kundërvënë kushteve të vëna nga Gjermania./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Takimi në Bruksel/ Cakaj: Shqipëria i qëndron vendosmërisht angazhimeve

Publikuar

-

Nga

“Shqipëria i qëndron vendosmërisht angazhimeve të saj për mbrojtjen e sigurisë së përbashkët”, kështu është shprehur Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj gjatë një takimi në Bruksel, me Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve aleate të NATO-s.

“Në 70-vjetorin e formimit të Aleancës Atlantike dhe në 10 vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO, Shqipëria i qëndron vendosmërisht angazhimeve të saj në kuadrin e përpjekjeve të Aleancës për mbrojtjen dhe sigurinë e përbashkët”, ka deklaruar Cakaj.

Cakaj po ashtu, ka komentuar rritjen e buxhetit për mbrojtjen nga ana e qeverisë shqiptare. Sipas ministrit në detyrë vendi ynë ka bërë hapa të rëndësishëm në zbatim të angazhimeve të Samitit të Uellsit, Varshavës dhe Brukselit për arritjen e objektivave në rritjen e buxhetit të mbrojtjes në 2% deri në vitin 2024.

LEXO EDHE:  Reforma për zgjedhoren/ Reagon Asambleja e Përgjithshme e OSBE

Kujtojmë se takimi i sotëm është zhvilluar në kuadër të parapërgatitjes për takimin e rëndësishëm mes krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, që do të zhvillohet në Londër, më 3-4 dhjetor të këtij viti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Kush vjen në Tiranë duhet të paguajë!”/ Dylgjeri ironizon taksën e re “made in” Veliaj

Publikuar

-

Nga

Nga Ylli Dylgjeri

Tu priten majat!

Në Anglinë e fundshekullit të 18 prodhimi ekonomik po rritej në përmasa të mëdha. Shkëmbimet tregtare, dhe të ardhurat nga vendet koloniale e kishin rritur nivelin e jetesës kudo.(skishin filluar ende PPP-të). Fshati dhe prodhimet bujqësore kishin pasuruar feudalët. Në shumë raste të ardhurat e tyre ia kalonin edhe princeve te oborrit mbreteror londinez. Shpenzimet per luks e qef nuk kishin llogari. Djemte e feudaleve sipas zakonit zbrisnin ne fundjave ne Londer shkonin per te festuar ne party ne Oborrin e Mbretit. Kerkonin e benin edhe sherbime plus. Shkembeheshin e njiheshin edhe me vajzat e oborrit. Njohjet sollen lidhje martesore. Por keto lidhje ishin te papranueshme e te palejueshme per gjakun mbreteror! Jo se Londra po mbipopullohej apo skish mundesi sherbimesh e trafiku, por, djemte e fshatareve po u merrnin çupat e Oborrit. Po perzihej gjaku!
Mbreteria u vu ne alarm. Duhej frenuar! Duhej ndaluar shpejt! Duhej vepruar.
Atehere, si ta pengojme?Mendjet e ndritura te keshilltareve u vune ne levizje e i propozuan Mbretit: Ligj…
Pranohen te qarkullojne ne Londer e te hyne edhe ne Oborrin mbreteror djemte nga fshati, por te porta e madhe e Oborrit tu priten majat e kepuceve. Ishte moda e kepuceve me maja perpjete qe si fillim i mbathen vetem princerit…
Mu kujtua sot kjo histori kur degjova Kryebashkiakun Velija sot ne nje komision parlamentar qe:
paralajmëron taksë të re: Kush vjen në Tiranë duhet të paguajë

LEXO EDHE:  LSI në krah të PD-së/Luan Rama: Zgjedhjet pa opozitën janë farsë!

Kryebashkiaku Erion Veliaj përballë komisionit parlamentar të ligjeve ditën e sotme kërkoi një ligj special për Tiranën duke pranuar se nuk është në gjendje të përballojë ritmin e shtimit të popullsisë dhe trafikun që shtohet për ditë.
Duke kërkuar një ligj special ashtu siç e kanë disa kryeqytete Evropiane, Veliaj paralajmëroi një tarifë për të gjithë ata persona që e përdorin Kryeqytetin për të marrë shërbimet që ofron.
Sipas Veliajt, të gjithë personat që kërkojnë të hyjnë në Tiranë për të përdorur shërbimet që ofron kryeqyteti duhet të paguajnë.

Në fund duke i kujtuar Ligjin e Mbretërisë Londineze, do Ti thoja Kryetarit që kjo tarifë duhet të fillojë nga Ty,
Ti je i ardhur, ose Të priten majat!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi me Metën/ Kume zbardh detajet: Thirrje për një reformë të thellë legjislative

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i KQZ, Kristaq Kume ka reaguar pas takimit me Presidentin Ilir Meta mbrëmjen e sotme referuar Reformës Zgjedhore.

Kume iu bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe jo politikë, stafeve akademike për tu bashkuar në realizimin e një reforme të thellë legjislative. Sipas konstitucionalistit, kjo është e vetmja mënyrë për krijimin e shtratit për një demokraci funksionale.

“E gjeta të përshtatshëm që unë e kam paraqitur për opinionin dhe klasën politike, ia paraqita dhe presidentit. Është thirrje për aktorët politike e jo politikë, stafet akademike teknicienë për t’u bërë të gjithë bashkë për të realizuar reformën e thellë legjislative që nes beht si produkt gjithëpërfshirës të krijojë shtratin për demokracinë funksionale te ne.

LEXO EDHE:  Pse Lulzim Basha duhet të pajtohet me opozitën parlamentare?!

Ajo që kemi kërkuar konvenon me atë që Presidenti parashtroi para nesh, që jemi këtu bashkë për të shkëmbyer mendime për atë që po ndodh me zbatimin e legjislacionit për Reformën në Drejtësi e gjykatën kushtetuese dhe jo vetëm për këtë”, ka thënë ndër të tjera Kume./CNA.al

LEXO TE PLOTE